27 October
Një pjesë e organizatave civile kërkuan mënyrë transparente të ndarjes së parave shtetërore për sektorin joqeveritar dhe një buxhet më të madh se ai aktual. Ata thonë në qoftë se duam një sektor të fortë dhe korrigjues civil, atëherë sistemi i ri i ndarjes së fondeve shtetërore për OJQ-të duhet të jetë i lirë nga ndikimi partiak dhe kontrolli qeveritar. Një pjesë e fondeve janë shpenzuara deri tani pa qenë të detyruar të raportojnë se ku janë shpenzuar dhe nëse projektet ku janë shpenzuar kanë dhënë efekte konkrete.
Fondet ishin të vogla, apo 4 milion nga të cilët gjysma janë për partitë politike të cilat janë pjesë e shoqërisë civile, dhe nuk përjetohen ashtu. Pastaj një milion i tërë shkon në Dare Xhambaz dhe kjo është që nga koha e socializmit, dhe kjo ishte e habitshme që qeveria e mëparshme nuk e ka ndryshuar- deklaroi Aleksandar Kërzhalovski – QMBN.
Nga Qeveria megjithatë, thonë se organizatat duhet të mbështeten me para shtetërore, por jo edhe të blihen me to.
Në qoftë se në të kaluarën ka pasur një perceptim se paratë e dhëna për OJQ-të shpenzohen pa ndonjë reflektim të vërtetë, qëllimi ynë do të jetë të bëjmë një vlerësim real, ku fondet që i kemi dhuruar kanë dhënë efekt në shoqëri- tha Dragi Rashkovski, sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.
Sipas përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, vendi ka nevojë që të ketë një kornizë më të mirë financiare për OJQ-të.
Shteti është koordinator i qytetarëve. Tatimet që i paguajnë qytetarët të mund të shkojnë te një organizatë të caktuar të cilën vetë do ta zgjedhin- tha Nikolas Bertolini – përfaqësues i BE-së
Në Maqedoni, shteti çdo vit ndan 5 milionë euro për organizatat e shoqërisë civile, ndërsa ata thonë se kanë nevojë për të paktën 30 milionë euro. Për krahasim, në Kroaci, ku ka më shumë organizata jo-qeveritare, buxheti vjetor shtetëror për mbështetjen e tyre është 230 milionë euro.
Verica Pavlloska

