Alsat 2019-10-11T15:31:27+02:00
Autoritetet në vend nuk besojnë se Franca do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut që të marrë datë për çeljen e negociatave me BE-në. Presidenti Stevo Pendarovski thotë se shteti francez synon përmirësimin procesit të negociatave, duke shtuar vendi nuk duhet frikuar nga kërkesat për negociata produktive. Pendarovski i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, tha se vendi si kandidat nga viti 2005, plotëson kriteret kadrovike dhe teknike për çdo kapitull në negociata.
Përshtypja ime dhe e gjithë njerëzve që punojnë me mua është se Franca nuk na bllokon dhe mendoj se aspak nuk bëhet fjalë për veto të Francës për fillimit të negociatave para aderuese. Franca me të drejtë kërkon përmirësimin e metodologjisë në negociata me të cilin përfitimet dhe avancimi gjatë negocimit në të gjitha 35 kapitujt e ndryshëm siç janë parashikuar, të jetë proces i pakthyeshëm”-pohoi Stevo Pendarovski, president.
Ambasadori francez, Kristian Timonie kërkon që të mos shpejtohet me konstatime para fjalës përfundimtare më 15 tetor. Timonie shtoi se paralajmërimet e Francës nuk de-motivojnë shtetet tjera anëtare, por motivon BE-në dhe Maqedoninë e Veriut për bashkim në familjen Evropiane.
Do të shohim për pak ditë dhe shpresoj së shpejti. Shpresoj se diskutimi mes Evropianeve do të udhëhiqet në suaza të kompromisit dhe asnjëherë nuk do të doja ta parashikoja rezultatin”-tha Kristian Timonie, ambasador i Francës.
Siç njofton “Deutche Welle”, diplomatët francez i kanë bërë me dije homologëve të tyre Evropian se Franca mban qëndrimin kundër që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datën për negociata me BE-në. Sipas tyre, Franca synon përmirësime brenda BE-së dhe se anëtarësimet e reja, posaçërisht nga venet e Ballkanit do ta rëndonin procesin e brendshëm. Nga ana tjetër, diplomatët gjermanë kanë porositur se vendimi i Bundestagut i lehtëson qëndrimin Francës dhe Holandës për të vendos “pro” dy vendeve.
Adrian Kerimi
Loading…




