Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas arrestimit të Naimi Murselit për vrasjen e gruas se tij.
“Çfarë epilogu i çmendur, i dizajnuar nga një burrë i lig. Çmenduri!”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Një burrë kriminel që vrau nënën e fëmijëve; vetë përfundoi në burg dhe fëmijët në rrugë”, ka thënë ajo.
Më tej, ajo ka thënë se është e trishtuar se si bashkëshorti i Liridona Murselit e ka bërë skenarin për vrasjen e gruas se tij.
“E trishtuar nga dyshimet se vrasja e Liridona Murselit u organizua nga burri i saj në Prishtinë”, ka përfunduar Lushaku- Sadriu.