Edhe pse në fund të vitit 2024, pas 100 telasheve, ministri Fatmir Limani nënshkroi pëlqimet për hapjen e çerdheve në Likovë dhe Haraçinë, procedura nuk është kryer ende dhe puna vazhdon të mos zhbllokohet.
Kreu i Likovës, Erkan Arifi duke folur për Klan Maqedoni thotë se janë në pritje të pëlqimit për vitin 2025, po nga Ministria e udhëhequr nga Fatmir Limani.
Thotë se me pëlqimin që morrën në fundvit, kanë hapur konkursin për punësin të edukatoreve.
Ndryshe, para festave të fundvitit deklarata e Ministrit Limani për çerdhet Likovë dhr Haraçinë shkaktoi tërmet politik, më pas ndërhyrja e Kryeministrit bëri që çështja të marrë epilog.