Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në emisionin “Open” në News 22 për 333 ditët që qëndroi në izolim shtëpie për shkak të masës së arrestit që rëndonte ndaj tij për dosjen “Partizani”.
Berisha tha se çdo orë ai mendonte për lirinë, ndërsa tha se arrestimi i tij ishte akt i shëmtuar politik.
Më tej ai tregoi se si e kalonte ditën në izolim shtëpie. Berisha tha se ditët e tij kalonin duke lexuar dhe duke shkruar.
Sali Berisha: Çdo orë unë doja të isha i lirë, sepse ishte akt politik më i shëmtuarit. Procesi ndaj Berishës ishte i shëmtuar. Në politikë je i detyruar t’i llogarisësh të gjitha, përndryshe më mirë ndiq një rrugë tjetër. Njeriu kur ka një vendim i qendron atij vendimi. Nuk më shkonte mendja se në Shqipëri do vendosej një narkodiktaturë, e cila do dokumentonte me burgosjen dhe ndjekjen politike të 3 liderëve të partive kryesore opozitare. Diktatura e bandës nuk njeh asnjë rregull, asnjë ligj.
Si e menxhonit ditën?
Berisha: Unë jam njeri i leximit, unë lexoj shkruaj, çdo orë që kam të lirë, unë lexoj e shkruaj, ose bëj sforcimin fizik. Jo nuk kam shkruajtur për këto 333 ditë, por jam marrë me fjalimet…kam shkruajtur shumë gjëra të lidhura e të, pa lidhura me këto.
Format kryesore të aktivitetit fizik kam ecje. Nuk më mungoi noti, për shkak të diellit. Unë notoja dhe 3 orë nuk kisha asnjë problem.