Vrasja e Senada R. (27) nga lagjja Shuto Orizarë e Shkupit, e cila të dielën rreth orës 9:00 pa shenja jete është gjetur në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar është zbardhur tërësisht, informojnë nga SPB Tetovë. I dyshuar është bashkëshorti i saj B.G. (38) nga Shuto Orizarë të cilit gjatë ditës do t’i parashtrohet kallëzim penal deri te Prokuroria Publike e Gostivarit. Sipas pretendimeve nga kallëzimi, i dyshuari B.G. e ka kryer vrasjen e bashkëshortes dje në mëngjes me disa goditje me thikë në dorë, gjoks dhe bark. Më pas me shpejtësi e ka braktisur vendin e ngjarjes, ndërsa dhe pasdite është privuar nga liria në Shkup, ndërsa më pak i është dorëzuar dhe është mbajtur në Stacionin policor Gostivar. Prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi ndaj trupit të gruas, ndërsa pritet që gjatë ditës të kërkojë edhe paraburgim për të dyshuarin B.G. Motivet për vrasjen, me siguri shtrihen në mosmarrëveshjet e ndërsjella të cilat bashkëshortët i kanë pasur një periudhë më të gjatë. prokurori publik informoi se gruaja e ndjerë gjatë pesë muajve të fundit ka jetuar në Gostivar ku ishte zhvendosur nga Shkupi për shkak të marrëdhënieve të prishura me partnerin. Ata kishin tre fëmijë minoren të moshës 1, 3 dhe 6 vjeçe.
Data 20.05.2026
Aktuale
- E goditi qëllimisht me xhip dhe tentoi ta sulmonte, 29-vjeçari përfundon në spital
- Ra në pusetë, të premten varroset Donikë Gocaj që humbi jetën në ShBA
- Konjufca e quajti frizerkë, reagon Vjosa Osmani
- Vendosen edhe 6 sensorë matës në Dibër
- Kasami: VLEN-i nuk ka kërkuar largimin e ambasadorit Meidani
- BDI: Keqtrajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana nga ana e policisë, janë dëshmi e një skandali institucional
- Gjysmë milioni euro u gjetën në një bunker në një minibus në pikën kufitare Tabanoc
- VIDEO/ Shisnin kokainë dhe hashash afër shkollave, çmontohet grupi kriminal, 9 të arrestuar dhe 3 në kërkim! Ja çfarë u sekuestrua gjatë kontrolleve

