28 March 2018 / 12:44
Mbrëmë ne Qeveri ka kaluar plani për sistematizimin e 958 nëpunësve të administratës publike. Brenda dy muajve pritet që ky proces të ketë përfunduar tërësisht.
Kjo pritje e gjatë për sistemimin e administratorëve është një problem i trashëguara nga qeveritë e kaluara, por tashmë ka filluar procesi për sistematizimin e tyre. Gjithashtu, kemi bërë një plan për shpërndarjen e tyre. Së bashku me ministrin Mancevski plani është votuar dje në mënyre unanime mes dikastereve, tani presim të realizohet edhe teknikisht. Pres bashkëpunim edhe prej atyre qe ende nuk janë sistematizuar. Administratoret janë përzgjedhur nga kualifikimet që kanë dhe ne baze te kontributit që mund të japin – deklaroi zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.