Brava: Regjistrimi të mos krijoj realitetin, por të regjistroj realitetin

Brava: Regjistrimi të mos krijoj realitetin, por të regjistroj realitetin

Në shoqëritë multietnike sipas Muhedin Bravës nga Aleanca për Shqiptarët, regjistrimi si proces statistikor nuk mund t’i shmanget edhe implikimit të politikës. Brava me tej nënvizon se regjistrimi regjistron realitetin dhe në momentin që tentohet që përmes regjistrimit të krijohet realiteti, atëherë lindin problemet gjatë regjistrimit të popullsisë.

– Advertisment –

“Është e vërtet se regjistrimi është një proces statistikor, mirëpo ky proces statistikor ka implikime politike, ekonomike, sociale do të thotë patjetër se ka edhe implikime politike, do të thotë është politik dhe ne nuk mund t’i shmangemi kësaj. Për këtë që e them unë pajtohen edhe ekspertët e fushës, demografët, sociologët, sidomos në shoqëritë multi-etnike, multi-kulturore, multi-religjioze. Këtë e parasheh edhe rregullorja  Zyrave të statistikave të Kombeve të Bashkuara, ku në mënyrë taksative  thuhet se në shoqëritë multi-kulturore, multi-etnike, shteti të ketë kujdes në qasjen e numrave të popullatës, për shkak se problemet janë specifike dhe duhet një konsensus pak më i gjerë për aplikimin e procesit të regjistrimit. Në Ballkan kemi një situatë edhe më drastike, historia flet se problemet lindin në momenitn kur devijon procesi i statistikës. Duhet ta dimë se statistika nuk e krijon realitetin, vetëm se regjistron realitetin. Kur regjistrimi i realitetit shndërrohet në krijimin e një realiteti të ri, atëherë lind problemi dhe prandaj ne gjithmonë kemi pas probleme gjatë regjistrimit të popullsisë”, Muhedin Brava, ASH.