Kompania “Brako” përmes një komunikate ka reaguar ndaj përmbajtjes së filmit dokumentar “Vrasje në Tetovë” të publikuar nga IRL-ja. Kompania “Brako” kategorikisht dhe në mënyrë rigoroze, I hedh poshtë sic thotë ajo gënjeshtrat, sajimet, fshehjen e turpshme të informacioneve. “Brako”, e quan konstruksion të rremë dokumentarin e IRL-së. “Të 19 spitalet modulare, ‘Brako’ i ka ndërtuar sipas standardeve të projektit të Bankës Botërore dhe njësisë projektuese të Bankës Botërore në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale; lloji i materialeve, izolimet, instalimet, radhitja e hapësirave, laboratoret etj, pa u larguar nga projektet që i kemi marrë, për çka ekzistojnë dokumente e certifikata. Nuk është në kompetencën tonë nëse dhe si është ripajisur objekti pas pranim-dorëzimit nga vet spitalet”, thuhet në komunikatën e kompanisë “BRAKO”. Nga kjo kompani, thonë se Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë do të përballej me konflikt interesi nëse reagon ndaj komunikatës, për shkak se sic thonë, anëtare e Këshillit Drejtues të SHGM-së është gazetarja e IRL-së, Maja Jovanovska, kurse vajza e Kryetarit të SHGM-së, Denica Çadikovska, është pjesë e IRL-së.
Data 30.08.2026
Aktuale
- Glorifikimi i Mlladiqit, LSDM: Mickoski nuk e përmendi Stoillkoviqin, Kitanoviqit i lë hapësirë për t’u tërhequr
- (VIDEO) Përplasje politike midis BDI-së dhe VLEN-it për rrugën drejt Kosovës
- VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete
- Në Maqedoni nuk ka vend për glorifikimin e kriminelëve të luftës
- Përmbyset anija e pasagjerëve pranë brigjeve të Republikës Turke të Qipros Veriore, kryeministri njofton për viktima
- Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension
- Nuk përmbahet Xhensila, shfaqet super provokuese nga jugu i Shqipërisë
- Diellza Kolgeci paska shkëlqyer në martesën e kunatit, me nusen duken si motra



