Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Enno Bozdo, ka dalë me një deklaratë të fortë nga terreni zgjedhor, duke akuzuar Partinë Socialiste për nisjen e një fushate të organizuar për blerjen e votës në këmbim të parave, ndihmave dhe favoreve të tjera.
Sipas Bozdos, PD ka prova dhe dëshmi konkrete për individë dhe zona ku po ndodhin këto veprime dhe ka angazhuar strukturat e saj për të monitoruar çdo cep të territorit.
Ai i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut që të reagojnë menjëherë dhe të tregojnë paanshmëri.
“Çdo akt shitblerjeje vote do të konsiderohet terrorizëm elektoral,” – theksoi Bozdo, duke paralajmëruar ndëshkime ligjore për këdo që tenton të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve.