Botohet libër i rëndësishëm për shqiptarët e Sanxhakut-“Lahutarët e Sanxhakut”!(FOTO)

Botohet libër i rëndësishëm për shqiptarët e Sanxhakut-“Lahutarët e Sanxhakut”!(FOTO)

Sot, Instituti “Hasan Tahsin” në bashkëpunim me OJQ “The Power of Mind” ka organizuar përurimin e librit: “LAHUTARËT E SANXHAKUT TË PAZARIT TË RI” të autorit prof. dr. Zymer Neziri.

Fjalën e morri drejtori i Institutit “Hasan Tahsin”, Adnan Shala, i cili tregoi për punën e Institutit dhe projektin “7 libra në 7 qytete”. Projekt ky, që filloi në qytetin e Vushtrrisë, përkatësisht në Kala.

Profesori Zymer Neziri shpalosi para audiencës hulumtimet e tij për folklorin shqiptar dhe jo vetëm, hulumtimet e tij në Universitetin e Harwardit, bashkëpunimin me profesorët e atij Universiteti. Veçanërisht, shpjegoi dy figurat kyçe të Lahutarëve të Sanxhakut, Salih Ugllës dhe Abdullah Ferizit, shkruan Almakos.

“Shpresojmë se do të vazhdojmë me këto organizime me interes për kulturën dhe traditën shqiptare!”, theksuan organizatorët nga Instituti “Hasan Tahsin”./Almakos