Prezenca e Lube Boshkovskit në tubimin e BDI-së në Tetovë, hap arkivat dhe rikthen në vitin 2001. Qytetarët e revoltuar kanë reaguar ashpër nëpër rrjete sociale. Ata shfaqin pamjet nga aksionet e ndërmarra nga Boshkovski në vitin 2001, për të kujtuar rolin e siç e quajnë ata të “Brat Lubes” në konfliktin e armatosur në atë kohë.
Qytetarët ngelen të habitur se si ka mundësi që BDI të llogarisë në mbështetjen e Lube Boshkovskit, duke pasur parasysh këto pamje.
BDI për 15 vjet me radhë është thirrur në vlerat e UÇK-së dhe në gjakun e dëshmorëve.
Qytetarët në afërsi të videove dhe fotografive të publikuara, kanë vendosur mbishkrime të shumëta, si:
“Edhe brat Lube po kërkon vota për BDI-në! Shikoni o vëllezer idealin e BDI-së! Ku mbeti lufta e UÇK-së! Ku mbeti ideali i UÇK-së! Ku mbeti gjaku i dëshmorëve!
Por, qytetarët kanë nxituar me shprehjen e revoltës edhe nëpër lajmet e publikuara nëpër faqet e internetit lidhur me këtë rast.
“A edhe me këtë qe pseudo komandanti e pati kundërshtar në luftë e që masakroi qindra shqiptar. Eu eu këta edhe me dreqin bëjnë marëveshje vetëm të jenë në pushtet”
Lube Boshkovski ishte ministër i Punëve të Brendshme pikërisht gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001.
Shqiptarët atë e njohin si “truri” i betejës së Haraçinës, ndërsa mbahet mend edhe për rolin e tij në Luboten. Boshkovski kishte aktivizuar tërë artilerinë ushtarake, por edhe makinerinë shpifëse, duke thënë se UÇK-ja është një organizatë terroriste që merret edhe me kontrabandimin e drogës./Ajnur Bafqari

