04 November
Bisedat e përgjuar për rrënimin e ndërtesës “Kosmos”, të cilën e ndërtonte biznesmeni Fiat Canoski do të jenë dëshmi në gjykatë. Gjykata e Apelit i ktheu “bombat” si material dëshmues, pasi Penalja i refuzoi më parë. Përveç në “TNT”, Gjykata më e lartë vendosi bisedat e përgjuara për ndërtimin e “Qytetit të diellit” në Sopishte, të mund të përdoren në gjyq. I pandehuri i parë në këtë rast është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski. Për rastin “TNT” LSDM-ja publikoi “bomba”, përmes të cilave theksoi se prapa prishjes së kompleksit “Kosmos”, qëndron ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Audio përgjim
Mile!Urdhëro? Ajo që më shkrove ti. Nuk ka nevojë ta përfundojmë, pasi është e papërdorshme, ne e kemi kryer punën. Nuk na duhet aspekti vizual, siç thua, në këtë rast. Lëshova fotografi. Tani kishte në Alfa një incizim shumë të mirë. Çfarë ka në Alfa? Ishte dhënë shumë video e bukur, shpërthimi dhe një deklaratë e tij. Dhe çfarë thotë ai? Ndërtesa është e fortë, nuk mund ta rrënojnë? Jo, thoshte shkatërrojnei më shpejtë, unë sërish do ta ndërtoj. Unë mendoj të mos…nëse është e papërdorshme siç thua, të mos vazhdojmë, le ta prish deri në fund ai. Tërësisht, fluturonin në ajër, nuk e di se si qëndron ajo.
Gjykata e Apelit vendosi që për pesë lëndë të Prokurorisë Speciale të kthehen bisedat e përgjuara në material dëshmues, pasi Gjykata Penale i refuzoi ato. Kundër Ish kryeministrit Nikolla Gruevski “bombat” do të jenë dëshmi në rastet “Shuplakat e porositura në Qendër” dhe “TNT”. Përveç këtyre, bisedat e përgjuara në mënyrë të paligjshme do mund të dëgjohen edhe në gjykatë edhe për rastin “Toplik”, ku i pandehuri i parë është Mile Janakieski, në rastin “Treqind” për prokurimin e automjeteve për policinë dhe “Tenderë” për ndërtimin e Muzeut të VMRO-së, ku për abuzim është akuzuar ish-ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska.
Bojan Stojanovski

