01 November
Mbi një ton drogë e llojit marihuanë është sekuestruar nga autoritete e Maqedonisë në vendkalimin kufitarë me Kosovën-Bllacë. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Doganave Gjoko Tanasoski, droga vinte nga Kosova dhe për destinim përfundimtar kishte Turqinë. Autoritetet doganore pasi kanë konstatuar dyshimet për transport ilegal, vozitësi i automjetit me të cilin ishte transportuar droga është arratisur nga pika kufitare, duke harruar kështu dokumentet e udhëtimit. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë, shtëpia e të cili është bastisur. Policia bashkë me Prokurorinë po heton rastin mbi dyshimet për ekzistimin e një rrjeti trafikantësh. Vlera e drogës në tregon narkotik arrin rreth 4 milion euro.
Alsat-M

