Sotne ka rënë qeveria e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov. Me 123 vota PRO dhe 116 Kundër iu votua mosbesim qeverisë- kërkesë e dorëzuar nga partia GERB.
Nga koalicioni qeveritar thanë se do përpiqen të formojnë qeveri të pakicës dhe do bëjnë çmos mos vijë deri të zgjedhjet e parakohshme.
Derisa vazhdoi votimi mijëra qytetarë ishin para Kuvendit në mbështetje të kryeministrit Petkov.