Nga Lëvizja Besa reaguan lidhur me vendimin që solli sot Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili në mbledhjen e mbajtur me shumicë votash cili me shumicë votash u shprehën nga kjo parti, nuk i pranuan ankesat e koalicionit “Rilindje me BESË”, duke i mundësuar kështu VMRO-DPMNE-së që ta mbajë një mandat deputeti që atyre u takonte në njësinë nr. 2.
Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa tha që sot edhe njëherë u dëshmua se KSHZ ëshë e politizuar, por ëshë më i dhimbshëm fakti që përfaqësuesit e PDSH dhe BDI lejuan që VMRO ta merr mandatin që i takonte shqiptarëve.
“Sot edhe një herë u dëshmua se KSHZ-ja merr vendime sipas diktateve politike, ndërsa ishte e dhimbshme të shohësh se si përfaqësuesit shqiptarë në të, ata të BDI-së, të PDSH-së dhe ai që, gjoja, është i pavarur, e mbronin interesin e VMRO-DPMNE-së së Nikolla Grueskit më shumë se vetë përfaqësuesit e Gruevskit në këtë komision. Të nderuar aktivistë të BDI-së dhe të PDSH-së, na vjen shumë keq për juve, por sot përfaqësuesit tuaj në KSHZ nuk i morën deputet Lëvizjes BESA – ata ua morën një deputet shqiptarëve të Maqedonisë dhe ia dhanë Gruevskit”, ka deklaruar Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.
Kjo situatë që u krijua sot tha Hoxha bëri që mos t’i besojmë më KSHZ-së, e aq më pak drejtësisë.
“Të gjendur në këtë situatë, kur më ne nuk i besojmë as KSHZ-së, as drejtësisë tjetër në vend, shpresa e fundit është se së shpejti në vend të përfaqësuesit të PDSH-së ose, më saktë, të VMRO-DPMNE-së, Bedredin Ibrahimi, do të jetë përfaqësuesi i Lëvizjes BESA dhe kjo do të jetë një mundësi që ky institucion kaq i rëndësishëm për demokracinë në Maqedoni të mund të vendoset në binarë të vërtetë”, ka shtuar ai.
Arianit Hoxha potencoi që rasti i sotëm dëshmoi edhe njëherë se Maqedonia është vendi në të cilin më së paku respektohet drejtësia.