Deputetët e Besës nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e debatit për amendamentet për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve në Komisionin për Çështje Evropiane. “Nuk do të marrim pjesë në punën e Komisionit sepse konsiderojmë se do të vazhdojë teatri dhe ne nuk e kemi ndërmend që të marrim pjesë në këtë teatër” tha deputeti Fadil Zendeli. Besa kërkon që të votohet për dy amendamentet e saj, i pari të ndryshojë emri i ligjit dhe të quhet Propozim ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa i dyti për përdorimin e plotë të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. Deputetët e Besës në pyetjen e gazetarëve thanë se nuk kanë marrë ftesë për pjesëmarrje në Qeveri.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Dita e 26-të e protestës në Divjakë – Banorët kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin
- Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
- Revolta kombëtare kundër keqqeverisjes në ditën e 87-të, protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen!
- “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje!
- Tara publikon foto ku po duket tamam vajzë e rritur, por fjalët e nuses së Bleros morën krejt vëmendjen – çfarë raporti paskan
- Kamioni përfshihet nga flakët pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën
- Gjashtë raste të reja të etheve të Nilit Perëndimor brenda një dite në RMV, numri i përgjithshëm arrin në 50
- Irani dhe Omani shqyrtojnë propozimin për një rrugë të përbashkët detare përmes Ngushticës së Hormuzit


