Vendimet e fundit të gjykatave për lirimin e disa rasteve të rëndësishme gjyqësore të lidhura me pushtetin nuk janë të rastësishme, por pjesë e një skenari të mirëkoordinuar politik për të shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës dhe për ta vënë drejtësinë në shërbim të interesave të pushtetit. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, ku shtohet se emërimi i Adrian Demirit, një aktivisti të njohur të Vlen-it, si anëtar i Këshillit Gjyqësor nuk është rastësi.
“Ky është vetëm një hap tjetër në instalimin e eksponentëve të kësaj strukture brenda institucioneve të pavarura, duke e kthyer drejtësinë në një mekanizëm politik që shërben interesat e një qeverie të ndërtuar mbi mashtrim dhe manipulim.
Ashtu siç VLEN-i që u krijua për të shërbyer një agjende të caktuar politike, për të dobësuar shqiptarët dhe për të devijuar rrugën euroatlantike të vendit, tani po përdoret gjyqësori për të zhbërë vendimet e mëparshme dhe për të favorizuar individë të lidhur me pushtetin.
BDI nuk do të qëndrojë indiferente ndaj këtij procesi të rrezikshëm.
Kapja e institucioneve nga individë të instaluar politikisht nuk është vetëm një kërcënim për drejtësinë, por një kërcënim i drejtpërdrejtë për qytetarët në Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën evropiane të vendit.
I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, BE-së dhe partnerëve tanë strategjikë të ndërhyjnë dhe të mbikëqyrin këtë kapje të institucioneve”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 24.09.2026
Aktuale
- Apple po zhvillon një pajisje shëndetësore inovative pa ekran, rivale e Whoop
- Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet masakër ndaj civilëve në Gaza
- Bie zjarr në fushën e Lazaratit
- Ndërron jetë 13 vjeçari nga Shkupi që u therr me thikë para tri javësh
- Zanfina Ismaili niset për të shkuar në zyrë, po duket si një zonjë e rëndë – i paska shumë hije veshja me komplete
- Plagosja me thikë te Petro Nini, reagon policia
- Këto vendbanime në Shkup nesër do të jenë pa rrymë
- Këto vendbanime në Shkup nesër do të jenë pa rrymë



