Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë për veprimet e fundit të Qeverisë, të cilat synojnë përjashtimin e shqiptarëve nga bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore publike.
Këto veprime përbëjnë një politikë të qartë të përjashtimit dhe dominimit monoetnik, duke minuar parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.
Ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gënjente opinionin se ishte ftuar në inaugurimin presidencial në Uashington dhe shëtiste rrugëve të atjeshme, këtu në vend janë ndërmarrë masa për të zëvendësuar anëtarët shqiptarë në bordet e institucioneve shëndetësore publike me persona të etnive të tjera.
Shembujt e fundit përfshijnë:
Në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Syrit, anëtari i vetëm shqiptar i bordit, Nedim Kasami, është zëvendësuar me Violeta Bilbilovska.
Në PHE Poliklinika “Železara”, anëtari i vetëm shqiptar i bordit, Nuran Veseli, është zëvendësuar me Vesna Andonovska.
Në Klinikën Universitare për Reumatologji, numri i anëtarëve shqiptarë është përgjysmuar nga dy në një, ku Shehu është zëvendësuar me Ivana Petkovska.
Në Klinikën Universitare për Hematologji, anëtari i vetëm shqiptar, Dr. Aliriza Osmani, është larguar, duke krijuar një bord monoetnik, ku Pavlina Budikj ka zëvendësuar Osmanin.
Në PHE Institutin për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin, numri i anëtarëve shqiptarë është ulur nga dy në një, ku Adrian Dalipi është zëvendësuar me Goran Rangelov.
Në Klinikën Universitare për Kardiokirurgji, Saime Sherifi është zëvendësuar me Bojan Krstić.
Këto ndryshime përbëjnë një prirje shqetësuese drejt përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat vendimmarrëse në sektorin shëndetësor publik.
BDI dënon fuqishëm këto veprime dhe kërkon nga Qeveria që të respektojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve etnike në vend.
BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për të siguruar që parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të respektohen në të gjitha institucionet shtetërore.
Data 17.09.2026
Aktuale
- Arrestohet në Tetovë një grua nga Shtipi, dyshohet për vjedhje në një parking
- Transporti i shpejtë, punimet në pranverën e ardhshme
- Carney pas deklaratës së von der Leyen për anëtare të asociuar: Evropa dhe Kanadaja janë edhe më të forta së bashku
- Çfarë ndodh nëse shfuqizohet Gjykata Speciale? Avokati sqaron situatën për krerët e UÇK-së
- Thirrja e Sevdije Krasniqit: Bashkohuni për të refuzuar drejtësinë e korruptuar
- “Kushtetuesja do të vendosë për Kayo-n”, Tabaku: Do të denoncojmë në institucionet ndërkombëtare. Hetim parlamentar si me “Inceneratorët”
- Bariu në Rostushë kërcënohet nga një person me armë zjarri
- Tre prioritete për Gostivarin: Parkingje, hapësira publike dhe financa



