“LOGOS-A, njëri ndër institucionet e pakta e të shëndosha ndër shqiptarët në Maqedoni dhe më gjerë, ditëve të fundit është vënë në shënjestër të institucioneve të kapura nga krimi dhe korrupsioni. LOGOS-A, shtëpia e librit që 25 vite me radhë eci lart e më lart, shtëpia që u shtriu dorën shkronjave të bukura në mbi 8 milionë kopje librash me mbi 900 autorë… LOGOS-A, më shumë se shtëpi e librit, një institucion që po mban gjallë gjuhën shqipe, një institucion me të cilin krenohemi gjithë ne – shqiptarët kudo që janë.
Dhe tani, me vetëdije dhe të heshtur, po lejojmë ata që përdhosën dhe shkelën mbi shqipen, të shkelin dhe mbi LOGOS-A!
Por, ata që po tentojnë të jenë mbi ligjet, një gjë nuk e kanë të qartë: LOGOS-A janë të gjithë shqiptarët, jo vetëm drejtuesit e kësaj shtëpie të fjalës së bukur shqipe”, kështu ka shkruar në mbështetje të shtëpisë botuese Logos-A, ish kreu i komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami në rrjetin social facebook.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Instant lotari “Horoskop” nga Llotaria Shtetërore
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti


