Dy dilerë të drogës nga Strumica janë arrestuar mbrëmë, ndërsa gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës janë gjetur marihuanë, kërcell kanabisi, peshore dixhitale dhe një grimcues me mbetje marihuanë,
Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se janë arrestuar P.K. (36) dhe K.K. (40). Në shtëpinë e P.K. në fshatin Bansko ku përkohësisht banonte janë gjetur marihuanë, një shiringë e mbushur me lëndë të zezë, kërcell të bimës së kanabisit dhe sende të tjera, ndërsa gjatë në shtëpinë e tyre në Strumicë, të kryer edhe me urdhër të gjykatës, në të cilin u gjet personi K.K., u konfiskua marihuanë, dy peshore digjitale dhe një grimcues me mbetje marihuanë, një pushkë ajrore “Gamo” dhe sende të tjera të cilat dyshohet se rrjedhin nga vepër penale.
Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.