Bashkëpunëtori i afërt i Ziadin Selës, Bekim Qoku,nëpërmjet një postimi në fejsbuk, ndjehet tepër i zhgënjyer dhe shpreh keqardhje për kryesinë e re të sapo zgjedhur të ASh-së, të cilën e konsideron si frymë dhe politikë e vjetër dhe e lodhur. Më tej ish deputeti Bekim Qoku në postimin e tij shpreh edhe ngushëllimet e tija për të gjithë shqiptarët që kishin një copëz shprese, se po vjen ndryshimi dhe do të përmbysej kasta e vjetër e politikbërjes. Ky reagim i z.Qoku vjen, menjëher pasi Kuvendi i ASh-së në Kuvendin e parë të mbajtur në Kërçovë, në mesin e anëtarëve të ri të Kryesisë Qendrore zgjodhi edhe ca “veteran” të politkës që në opinion njihen si misionar dhe shkatërrues të subjekteve politike. Në vazhdim edhe statusi i plotë i ish deputetit Qoku: “Shpreh keqardhjet e mia të sinqerta për kryesinë e re të ASH-së, me një frymë dhe politike të vjetër e të lodhur. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata shqiptarë që kishin një copëz shprese se po vjen një ndryshim dhe një përmbysje e kastës së vjetër të politikbërjes si dhe po ndodh një fillim i ri. Në qoftë se do kishte një piramidë përvojash, shqiptarët padyshim që në krye të saj do vendosnin
zhgënjimin. Por kohës së fundit, ky zhgënjim po kulmon në dëshpërim apo de’shpresëzim dhe rrjedhimisht në de-popullim të trojeve. Sidoqoftë, e nesërmja është disi tabula rasa, ajo është me plot të papritura, ku i dihet.”
Data 23.08.2026
Aktuale
- 2027 pritet të thyejë rekordin e temperaturave, fenomeni El Nino mund të jetë më i rrezikshëm
- Nga vjedhja e automjetit me vlerë 200 mijë euro, te tritoli në garazh/ Kush është “Visi i garave”, 40-vjeçari u arrestua në Palasë nga RENEA
- “Isha keq emocionalisht”, Gjesti tregon si iu ‘shnosh’ zemra pas performancës mbrëmë në Pejë
- Protestat kundër Ramës/ Këngëtari, Ermal Meta mbështet “Revolucionin e Flamingove”
- Rritet numri i fëmijëve me autizëm, rritet edhe nevoja për defektologë dhe psikologë
- Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”
- Gëzimja bëhet gati për më shku në dasmë, po shkëlqen në pamje
- Dy të vrarë dhe një i plagosur në Dukagjin/ Policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje të rëndë



