02 Dhjetor
Reshjet e shumta të shiut të cilat kapluan vendin ditëve të fundit shkaktuan shumë probleme nëpër lagje të shumta të Shkupit në të cilat mungon kanalizimi atmosferik. Me një problem të tillë përballen edhe banorët e lagjes Serovë. Ata thonë se gjithmonë kur bie shi, uji depërton nëpër shtëpitë e tyre duke iu shkaktuar dëme të shumta materiale.
Shi i rrëmbyeshëm kur bjen atëherë na ndodhin probleme shumë. Shumë probleme kemi por për momentin ka rënë shi me tempo të ngadaltë por kur ka shi të rrëmbyeshëm ose breshër rregullisht ne kemi probleme .Kemi shumë dëme nëpër dyqane, bodrume, shtëpi, amvisëritë komplet dëmtohen . Dhe kjo ndodh dy-tri herë në vjet në pranverë më shumë.
Kur bjen shumë shi e kthen prej kanalizimeve, krejt mbushen me podrume me krejt. Kemi probleme shumë të mëdha, Dëme kemi shumë sidomos këto vitet e fundit. Nuk e di se cfarë kycje kanë ba edhe tash po banë probleme. Uji shkon si lum, ky është një ndë problemet ma të mëdhaja- shprehen banorët.
Qytetarët ankohen se dëmet të cilat ju shkaktohen si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm duhet ti riparojnë vet dhe se nuk marrin ndihma nga asnjë institucion shtetëror.
S’ka kurrfarë ndihme, nga shteti s’ka asgjë. Krejt me vet iniciativë i pastrojmë vendet. Shpresojmë të rregullohet kjo punë- thotë një banor tjetër.
Qytetarët e anketuar nga Alsat shprehen të indinjuar nga neglizhenca e autoriteteve, nga të cilët kërkojnë zgjidhje afatgjate të këtij problemi.
Alsat 3

