26 September
Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, do ta zvogëlonte ndikimin rus, ndërsa dallimet me Greqinë për emrin do të ndihmonin në gjetjen e zgjidhjes së përhershme. Ky është vlerësimi i një pjese të pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare “Ballkani Perëndimor midis BE-së dhe Rusisë”. Ish ambasadori Blerim Reka është i bindur se vitin e ardhshëm mund të ketë lëvizje në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit.
Profesori universitar Arsim Sinani tha se çështja e emrit do të mbetet një pengesë për integrimin e mëtejshëm në BE dhe NATO.
Bashkëbiseduesit janë të bindur se rezultatet e zgjedhjeve lokale nuk do të ndikojnë në zhvillimin gjeopolitik të Maqedonisë. Konferenca në Strugë u organizua nga Universiteti i Evropës Juglindore.
Miki Trajkovski

