Përveç liberalizimit të barrierave ekonomike dhe administrative dhe lehtësimit të qarkullimit të lirë të njerëzve, “Ballkani i Hapur” ka potencialin për të krijuar një mjedis për pajtim dhe zbatimin e vlerave euroatlantike.
Zoran BOJAROVSKI
Më 18 mars në Ohër, me gjithë kufizimet që pasojnë këtë proces, pritet një hap i ri në kërkimin e zgjidhjeve të pranueshme për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë. Për palët që preken drejtpërdrejt dhe indirekt, si dhe për partnerët strategjikë të rajonit, vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, progresi në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe gjetja e një zgjidhjeje për çështjet e hapura do të shënojë një faqe e re jo vetëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në dinamikën e përgjithshme rajonale e cila është ndikuar nga konteksti i ndryshuar gjeopolitik dhe nga pritshmëritë për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian./Analiza e plotë.