26 September
PDSH-ja e nisi fushatën pwr zgjedhjet lokale nga Komuna e Studeniçanit. Kryetari aktual i kësaj Komune, njëkohësisht kandidat për të parin e Studeniçanit, Azem Sadiku para votuesve kujtoi projektet katër vjeçare. Sadiku kërkoi edhe një mandat, për siç tha finalizimin e programit tw tij për këtë njësi lokale. Ai mes tjerash theksoi se ky mandat do të fokusohet në instalimin e ujësjellësit, ndërtimin e rrugëve dhe rikonstruimin e shkollave në Studeniçan.
Ju betohem se do të vazhdojmë të ecim drejtë, do të përkujdesemi maksimalisht të ngecim faqebardhë dhe do të vazhdojmë të ju bëjmë krenar. Ju qytetarë më njihni mua dhe i njihni tjerët, prandaj ju lus që të na përkrahni neve pasi që opsioni ynë është i vërtetuar, garanton punë, transparencë dhe përparim. Ne jemi në rrugë të drejtë dhe do të vazhdojmë të ecim drejtë- deklaroi Azem Sadiku, kandidat për kryetar të Studeniçanit.
https://www.youtube.com/watch?v=MiGuLGaiOcg&feature=youtu.be

