5 March 2018 / 15:26
Ndërtimi i ngadalësuar i aksit Kërçovë- Ohër negativisht ndikon ndaj ekonomisë dhe realizimit të investimeve kapitale, të cilat janë planifikuar për këtë vit. Ministri i financave, Dragan Tevdovski pranoi se realizimi i investimeve kapitale në janar ka arritur mezi një për qind nga planifikimet për këtë vit, dhe se kjo seriozisht ndikon ndaj rritjes së ekonomisë vendore.
“Është e saktë se në fillim realizimi është i dobët, por bëjmë presion të fuqishëm deri tek shfrytëzuesit buxhetorë dhe institucionet e sistemit që t’i rritin aktivitetet lidhur me investimet kapitale sepse vetëm kështu do të sigurojmë rritje më të lartë”, tha Dragan Tevdovski- ministër i financave.
Se nevojitet aktivitet më i forcuar investimi, porositi edhe guvernatori Dimitar Bogov.
Kushtet janë të qëndrueshme një periudhë më të gjatë, bankat kanë likuiditet të lartë, por është e domosdoshme që të kthehet besimi tek investitorët, të rritet kërkesa për kredit ndërsa bankat janë të gatshme dhe mund t’i lëshojnë kreditë, por nevojiten projekte cilësore dhe aktivitet më i shtuar investimi – u shpreh Dimitar Bogov, guvernator i Bankës Popullore.
Në seancën e sotme të Komitetit për stabilitet financiar, Bogov dhe Tevdovski pohuan se, për herë të parë pas tetë viteve, ka ulje të borxhit shtetërorë dhe publik në nivel vjetor. Ndryshe, ministri u shpreh se për momentin nuk planifikohet rishikimi i buxhetit, sepse sipas tij, të ardhurat për muajt e parë të vitit janë solide.
Verica Pavllovska