Në fillim të muajit dhjetor kryeministri Zoran Zaev në Bruksel do të takohet me kryetarin e Komisionit evropian, Jean-Claude Juncker, përcjell Telegrafi Maqedoni. Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë dhe kreut të KE-së u realizua në ndërmjet kryetarit të atëhershëm të KE-së, Jose Manuel Barroso. Në ndërkohë, Qeveria e kaluar mundohej në më shumë mënyra të caktojë takim me kryetarin e Komisionit evropian. Në shkurt të vitit 2015 u caktua takim ndërmjet Gruevskit dhe Juncker, por vetëm disa ditë pas caktimit, nga kabineti i Juncker arriti lajmi i keq deri te Gruevski se takimi anulohet. Arsyeja jozyrtare ishin ‘bombat’…
Author: Semi
Lazim Destani priti në takim pjesmarësit e konferencës “ Dialogu me Diasporën” në Gjermani, organizuar nga ana e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në NRW, zonjës Anduena Stephan. Kjo konferencë organizohet në vigjilje të festave të nëntorit dhe për të shënuar edhe 30 vjetorin e raporteve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikës Federale Gjermane. Lazim Destani si kryetar nderi i Rrjetit global të bizneseve shqiptare, në vazhdimësi ka punuar për të sjellur së bashku diasporën dhe mëmëdheun, dhe takimi me pjesmarësit e organizimit paraqet kënaqësi të veçantë për të, sidomos që këto iniciativa dhe praktika i ndau edhe me…
Ndërsa shteti përjeton krizë të thellë, komunat janë mbytur në borxhe dhe qytetarët janë zhytur në varfëri të skajshme dhe mjerim, oligarkët nuk ia dinë fundin pasurisë së tyre! ABDULLA MEHMETI Prej gjithsej 80 komunave në Maqedoni, 20 prej tyre aktualisht përballen me borxhe të mëdha dhe xhirollogari të bllokuara. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të muajit tetor, 20 komunave u janë bllokuar xhirollogaritë e tyre. Këto komuna në të ardhmen nuk do të kenë mundësi të funksionojnë normalisht, derisa nuk do të sigurohet ndonjë zgjidhje afatgjatë për këtë çështje, meqë borxhet e mëdha të këtyre komunave janë grumbullur…
Qeveria ka planifikuar shumën më të ulët deri më tani, dedikuar për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe për mbrojtjen nga ndojtja e ajrit. Për këtë kanë reaguar nga organizata ekologjike O2. Në reagim theksohet se në buxhetin e vitit 2018 për mbrojtjen e ambientit jetësor janë dedikuar vetëm 0.4% e të gjitha shpenzimeve të planifikuara. Nëse shikohet në mënyrë specifike sa janë ndarë mjete për uljen e ndotjes, problem kryesor që tangon Maqedoninë, rezulton se për vitin 2018 janë ndarë 1.7 milion euro, prej te cilave për uljen e ndotjes së ajrit bashkë me monitorimin janë ndarë vetëm 635 mijë…
Kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve tha se beson që për disa ditë do të propozohet ministri i Shëndetësisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ministri pa resor për Investime të Huaja dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës. “Besoj se për disa ditë do të propozohet ministri i Shëndetësisë këtu në Kuvend, ministri pa resor dhe zëvendësministri, që të kompletohen të gjithë resorët në Qeveri, ndërsa deri atëherë zëvendësministri, sekretari shtetëror dhe të tjerët në Ministri e kryejnë punën”, tha Zaev. Gjithsesi, theksoi, kjo nuk është e njëjtë, por kanë kaluar vetëm dhjetë ditë. “Sa më shpejt që mundemi do…
Zgjidhjen për Fondin pensional, siç mëson jozyrtarisht Alsat M, Qeveria do ta gjejë në rritjen e përqindjes së kontributeve nga 18 në 20%. Me pagesën e këtyre 2% shtesë të kontributeve pritet që për 8 vite, ose në vitin 2025, participimi buxhetor për Fondin pensional të jetë vetëm 4,2% nga Buxheti. Sa për krahasim, sivjet në FSPI janë transferuar 453 milionë euro, ose 13,7% të Buxhetit. Sipas simulimeve të profesorit universitar, Mirolub Shukarov, me rritjen e kufirit për dalje në pension, nuk do të stabilizohet Fondi. Përderisa, një pjesë e ekspertëve rekomandojnë ose kthimin e kontributeve të sigurimit pensional në…
Nga fundjava vendoset ndalesë për lëvizjen e automjeteve motorike në rrugën deri në Vodno të Mesme. Ndalesa do të vlejë në një korsi, nga unaza për në Sopishte deri në Vodno të Mesme dhe nga parkingu te manastiri “Shën Pantelemon” deri në Vodno të Mesme. “Ndalesa do të vlejë gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën dhe gjatë festave shtetërore. Nuk ka të bëjë për autobusët e NTP Shkup, automjetet e policisë, brigadës së zjarrfikësve, ndihmës së parë mjekësore, automjetet e shtabeve për intervenime urgjente, si dhe për automjetet me leje të veçanta”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre…
Ministria e drejtësisë propozon kontroll më të rreptë të policisë së burgjeve nëpërmjet ndryshimeve në Ligjin për zbatim të sanksioneve, është publikuar në Regjistrin elektronik kombëtar të rregullave. Bëhet fjalë për vendosje të mekanizmave të pavarur, efikas dhe në kohë për kontroll të punës së policisë së burgjeve. Në sqarim thuhet se shumë raporte të organizatave ndërkombëtare, si dhe të institucioneve kombëtare dhe organizatave joqeveritare kanë treguar se mekanizmat kontrollues mbi trupat për zbatimin e ligjeve nuk janë në nivelin e duhur, që është vërtetuar edhe me më shumë aktgjykime të Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg,…
Deri në fund të mandatit, siç kemi premtuar, mjekët specialistë në Maqedoni do të kenë pagë mujore 100.000 denarë dhe paga e përgjithshme e të punësuarve në sektorin e shëndetësisv do të rritet me një dinamikë motivuese që ata të mbeten në vend, tha kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Antonio Milloshoski. “Qëndrojmë në premtimet tona dhe do të kishte mjete për rritje 15 për qind gjatë vitit 2018, nëse ju nuk do të kishit punuar aq armiqësisht ndaj shtetit dhe ne tani kemi obligim të paguajmë 60 milionë euro detyrime vetëm në sektorin e shëndetësisë…
Rreth 60 kilogramë marihuanë janë gjetur mbrëmë në rrugën e vjetër Ohër – Strugë, në afërsi të urës së lumit Sateska, njoftoi MPB. Droga ka qenë në 59 paketime e vendosur në pesë çanta, ndërsa e kanë gjetur efektivët e policisë nga SPB Ohër dhe policët e kriminalistikës – Sektori për Tregti Ilegale me Armë dhe Materie të Rrezikshme. Efektivët e policisë kanë gjetur edhe një paketim me materie në formë pluhuri ngjyrë kafe, e cila së bashku me të tjerat është marrë dhe është dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup. SPB Ohër dhe Sektori…
Prokurorja speciale Fatime Fetai deklaroi se është e kënaqur nga aktgjykimi i Tomisllav Lazarov dhe theksoi se PSP nuk do të parashtrojë ankesë. Ajo porositi se për këtë vepër dënimi është prej gjashtë muaj deri në 5 vite. Për Llazarovin e ka pranuar aktvendimin pasi ai me kohë e ka pranuar fajin. Në lëndën “Dhuna në Qendër” akuzohet lideri i VMRO-DPMNE-së, dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja Daniela Rangellova dhe 11 persona tjerë. Gjykimi për këtë rast të PSP duhet të vazhdojë më 29 nëntor. https://youtu.be/qt7vt3lH_Y8
Fëmijët, të moshuarit dhe personat me diagnozë kronike konsiderohen si grupet më të rrezikuara nga ndotja e ajrit, pasi gjendja e tyre mund të përkqësohet edhe më shumë, por nuk përjashtohen as personat e shëndoshë të marrin infeksione nga ajri i ndotur. Kështu tha në intervistën për AIM, drejtori i Klinikës Universitare për Pulmologji dhe Alergologji, Dejan Dokiq. “Më të prekshëm janë fëmijët, më të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike. Ndotja e ajrit është shkak, sidomos PM grimcat për përkeqësim të gjendjes tek pacientët me sëmundje kronike respiratorë, siç janë astma, pneumonia, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, infeksioni i…