Policia financiare në bashkëpunim me prokurorin për krim të organizuar ka ngritur katër padi penale për keqpërdorim të mjeteve financiare. Për keqpërdorimet detyrës të zyrtare, drejtoria financiare ka ngritur padi kundër ish drejtorit të kompanisë Feni Industri Ad Kavadarc J.M. në dyshimin se ka keqpërdorur mbi 50 milion dollar duke sjellë vendim të rrejshëm për shlyerjen e detyrimeve të pa vjetërsuara ndaj kompanisë “Cunico marketing fze” nga Dubai. Për dëmtim të buxhetit të Republikës së Maqedonisë policia financiare është duke hetuar edhe drejtorin e Banjave të Dibrës Capa A.R pasi që ka dëmtuar buxhetin e RM për 25 milion denarë…
Author: Semi
Është publikuar një hartë e pasurisë së shteteve të kontinentit të Evropës, bazuar në një raport ndërkombëtar të bankës zvicerane ”Credit Suisse”, e cila merret me mbledhjen e vlerës së financave dhe pronës duke i kundërvënë me borxhet e shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Megjithatë, disa të dhëna nuk janë të plota për të gjithë vendet e BE-së. Për disa vende përdoren të dhënat nga hyrje-daljet financiare të amvisërive, e për disa vende tjera përdoren të dhëna në qarkullimin financiar. Nga ish-shtetet e Jugosllavisë, më e pasur është Sllovenia, pastaj Kroacia, Maqdonia, Serbia. Si shtete më të pasura të Evropës konsiderohen…
Sipas gazetës ditore ”Slloboden Peçat”, numri më i madh i sëmundjeve ngjitëse për muajin tetor janë evidentuar në Qendrën e Shëndetit Publik në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Statistikat tregojnë që në këtë muaj në Tetovë janë regjistruar 801 persona me infektime akute, ose 35% nga numri i përgjithshëm në nivel shtetëror. Sëmundje më të shpeshta ishin nga enterokolitet dhe lia e dhenve. Në rajonin e Pollogut 250 persona kanë qenë të sëmurë në 100.000 banorë. Numri i lartë ndërlidhet edhe me rastin e helmimit në Gostivar në muajin tetor, kur për çregullime në zorrë u ankuan mbi 700 pacientë. Ende…
Jemi shumë të kënaqur nga puna e deritanishme e kryeministrit Zoran Zaev edhe pse ky është takimi jonë i parë, e di se është fillimi i një miqësie të mirë, ka thënë sot në Bruksel, kryetari i KE-së Zhan Klod Junker në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev dhe komisarin për zgjerim Johanes Han. “Duam ta inkurajojmë IJRM-në të vazhdojë në rrugën e nisur. Progresi është i rëndësishëm dhe dua të them se me rëndësi janë veçmas raportet me fqinjët si dhe takimet me Greqinë që do të mbahen gjatë muajit”, ka thënë Junker. Kryeministri Zoran Zaev ka thënë…
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, e finalizoi vizitën dyditore në Bruksel me takim me deputetin e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll, i cili është raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian. Na takimet, siç potencohet në kumtesë, Grubi ka theksuar se Maqedonia e ka vlerësuar mbështetjen e deritanishme të BE-së në planin politik dhe ekonomik, por në frymën e proceseve të reja pozitive të cilat paralajmërojnë parashikime optimiste për integrim të përshpejtuar të vendeve të rajonit, duke kërkuar që të valorizohen tentimet e Shkupit për realizimin e reformave me heqjen e kushtëzimit dhe…
Ambasadori Lupço Arsovski, i cili ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i Maqedonisë në Greqi, në një intervistë për MIA-n thotë se nuk pret që në bisedimet për emrin të caktuara për të hënën në Bruksel ndërmjetësuesi Methju Nimic të dalë me propozim konkret. “Mendoj se është shumë herët ose shumë sugjestive dhe ambicioze, se Nimic, do të japë propozim konkret, i cili do të kumtohet menjëherë. Më shumë mendoj për bisedime të caktuara në drejtim që të ‘ndjehet pulsi’. Klima në të dy vendet në planin e brendshëm nuk përputhet për hapësirë të këndshme për të kumtuar propozime të caktuara…
Gjithsej 25,28 miliardë denarë apo 406,55 milionë euro do të jetë buxheti për arsim në vitin 2018 që është pesë për qind më shumë se në vitin 2017. Siç kumtoi sot në konferencë për shtyp ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, për arsim fillor janë paraparë 45 për qind nga buxheti, 26 për qind janë për arsim të lartë, 19 për qind për arsim të mesëm, gjashtë për qind janë dedikuar për standardin e nxënësve dhe studentëve, dy për qind janë paraparë për shkencë, ndërsa 1,98 për qind për administratë. Vitin e ardhshëm dukshëm do të rriten mjetet për…
Këshilli për vlerësim i aktit të prokurorisë të Gjykatës Penale e pranoi akuzën për rastin “Titanik 2” për parregullsitë zgjedhore, konfirmuan për MIA-n nga PSP. Në këtë rast të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski, si dhe anëtari aktual Sasho Sërcev. Është pranuar edhe padia për Sasho Mijallkovin për veprën penale, marrje e çmimit për ndikim joligjor. Gjykata nuk e ka pranuar padinë kundër pesë gjykatësve të Gjykatës Administrative, Biljana Nikodinovska Petreska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Arangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzuli, të…
Shtetasit e Maqedonisë që duan të shkojnë në cilindo vend të anëtarësuar në BE duhet ta dinë se pasaporta patjetër duhet të ketë vlefshmëri më shumë se 3 muaj, në të kundërtën ata nuk do të lejohen të kalojnë pikat kufitare, njofton Koha. Nga MPB-ja këtë e sqaroi me Rregullatorin e Shengenit dhe tha se kjo nuk është problem i Maqedonisë për të dalë nga shteti ynë, por qytetari i Maqedonisë në momentin kur të afrohet në kufij të ndonjë shteti të Evropës do të kthehet mbrapa. Nga MPB-ja apelon që në prag të festive të Vitit të ri dhe…
Tradita e dekorimit apo stolisjes së qyteteve me rastin e nderimit të mot-moteve vazhdon edhe këtë vit. Komuna e Çairit për këtë qëllim si çdo vit edhe kësaj here planifikon të harxhojë mbi 1 milion e 200.000 denarë për të stolisur territorin, tha për Gazetën KOHA, Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës së Çairit. “Prej 20 deri më 23 do të fillojë dekorimi i territorit të Komunës tonë me rastin e Vitit të Ri. Për këtë qëllim janë ndarë 1 milion e 200 mijë denarë”, tha Alla. (koha.mk)
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në pajtim me Ligjin për festat, 8 dhjetorit i vitit 2017 (e premte) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Më 8 dhjetor do të festohet festa “Shën Klimenti i Ohrit”.
Kthimi i të drejtave të punëtorëve, rrogë e garantuar dhe kthim i dinjitetit të punëtorëve, janë tre qëllimet, drejt realizimit të të cilave do të synojë kryetari i ri i LSM-së, Darko Dimovski, i cili sot u zgjodh në vazhdimin e Kongresit të jashtëzakonshëm në Shkup. Ai paralajmëroi konsolidim të Sindikatës dhe reforma, të cilat, siç tha, janë proces i domosdoshëm. “Mandati im është shumë i shkurtë dhe do të zgjasë dy vite sepse ky është kongres i jashtëzakonshëm dhe prandaj do të fokusohemi në këto tre qëllime – kthim i të drejtave të punëtorëve, rrogë të garantuar dhe kthim…

