Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-së e ratifikoi Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ratifikimin e Protokollit bashkërisht në Fejsbuk e publikuan ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, i cili po qëndron për vizitë në vend. Hapi i ardhshëm deri te ratifikimi i plotë është Protokolli të votohet në Senat. Dritë të gjelbër për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO deri më tani e kanë ratifikuar 21 vende anëtare të Aleancës. Pritet së shpejti këtë ta bëjnë tetë shtete e tjera…
Author: Rilinda
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, mbajti një takim me koordinuesen e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhak. Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara e shprehu kënaqësinë për mundësinë e kontributit për zbatimin e reformave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, është edhe përgatitja e një dokumenti të ri programues që do të jetë në përputhje me kërkesat e BE-së dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Ministri Nuredini, shprehi e falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen nga ana e sistemit të Kombeve të…
Për kryeministrin Zoran Zaev zgjidhje e dëshirueshme për ligjin për PP-në është të sillet me konsnensus me opozitën, sepse në të kundërtën, thotë, shteti do të jetë në situatë të pakëndshme të gjejë zgjidhje të tjera të mundshme. Këtë e theksoi kryeministri Zaev ndaj pyetjes së gazetarëve për atë se çka mendon me atë që e ka thënë në mbledhjen për pyetje të deputetëve se, nëse ligji për PSP-në nuk sillet në afatin e paraparë, atëherë kjo do të ndodhë në mënyrë të padëshirueshme. Kryeministri sqaroi se mënyra e dëshirueshme do të thotë, si edhe deri më tani në muajt…
Inspektorati i Shkupit, Inspektorati Shtetëror i Ekologjisë dhe Këshilli Inspektues u shprehën decid se, “aktivitetet e tyre ndaj deponisë ilegale në Shuto Orizare (Shutkë) kanë përfunduar”, dhe për të ardhmen e deponisë, përgjegjëse sipas tyre dhe Ministrisë së Ekologjisë është Komuna e Shuto Orizares. Shefi i Inspektoratit të Shkupit, Mirosllav Bogdanovski deklaroi se ata kanë mbaruar aktivitetet ndaj asaj deponie, ndërkaq vlerësoi se mbushja e serishme nga Komuna e Shuto Orizares nuk është në rregull. Udhëheqësi i sektorit të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, Mirosllav Bogdanovski “Ja pra ashtu. Deponitë ilegale janë përgjegjësi e Komunave, gjegjësit veprimi ndaj atyre deponive.…
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker i bëri thirrje opozitës të tregojë konstruktivitet për ligjin për prokurorinë publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm për Prokurorinë Speciale Publike dhe porositi se koha për lojëra politike ka kaluar. “I gëzohem mundësisë për t’u takuar me opozitën. Si edhe në çdo demokraci të vërtetë, roli i opozitës është kyç, por ajo duhet të jetë edhe konstruktive. Koha për lojëra politike dhe për theksimin e gjesteve të mëdha, si dhe për lojë me perspektivat e qytetarëve, tashmë ka kaluar. Porosia ime është e qartë – është koha të lëvizin…
Kryeministri Zoran Zaev sot nga foltorja e parlamentit informoi se e ka denoncuar kërcënimin, i cili në një porosi në rrjetet sociale ishte shënuar në koment pas konferencës për shtyp me eurokomisarin për Zgjerim Johanes Han. “Vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do të ta shkrep pa mu trembur syri”, ishte porosia të cilën Zaevi e lexoi nga celulari i tij para deputetëve në Kuvend, duke sqaruar se komentin përmes porosisë ia ka dërguar vajza e tij, raporton MIA. Ai këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve të parashtruara nga deputetja e VMRO-DPMNE-së Bllakica…
Ministria e Drejtësisë të Serbisë është njoftuar zyrtarisht se Tomor Morina, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është arrestuar në Maqedoninë e Veriut sipas fletëarrestit të Serbisë. Nga kjo ministri, për Tanguj, kanë thënë se do të dorëzojnë kërkesë zyrtare që Morina të ekstradohet në Serbi. Me kërkesën për ekstradim do të parashtrohen edhe dokumentet e nevojshme për vendimin për esktradim. Ish-ushtari i UÇK-së pjesëmarrës në luftërat në Kosovë, Tomor Morina është arrestuar dje në vendkalimin kufitar të Bllacës. Nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar se Morina është arrestuar me kërkesë nga Serbia, për shkak të dyshimit…
Gjykata Penale e Shkupit ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditor. Ky vendim i GJPSH-së vijon pasi Interpoli serb, ish-ushtarin e UÇK-së, Morinën e akuzon për krime lufte në luftën e vitit 1999 në Kosovë. Avokati i Morinës, Naser Raufi, për gazetën KOHA, thotë se këtë vendim të GJPSH-së do ta ankimojnë në afatin e paraparë ligjore prej 24 orësh. Nga ana tjetër, nga GJPSH për gazetën KOHA as nuk i kanë demantuar dhe as pohuar zërat për shqiptimin e masës së paraburgimit ndaj Morinës. “Morina ka shtetësi të dyfishtë, kosovare dhe britanike. Për…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka komentuar sot propozimin e Hristijan Mickoskit, që parashikon në krye të PSP-së të vendoset prokurori Vladimir Pançevski, përcjell Portalb. Nëse i japim mundësi opozitës që të propozojë prokuror publik besoj se do ta propozojnë edhe Nikolla Gruevskin, sepse gjithçka që po bëhet për momentin është që të bllokohet drejtësia, theksoi kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar nga deputeti Muhamed Zekiri nga LSDM-ja, nëse prokurori publik do të zgjidhet me propozim të opozitës. “Me sjelljen e këtillë të opozitës me propozimet e këtilla për prokuror publik nuk shoh…
Kryeministri Zoran Zaev është i kënaqur nga rezultatet e deritanishme që i tregon projekti “TVSH-ja ime” që filloi nga 1 korriku. Ai sot nga foltorja e Kuvendit informoi se vetëm në 23 ditët e para të fillimit të projektit gjithsej 135 mijë qytetarë e kanë shkarkuar aplikacionin, janë skenuar pesë milionë e 405 mijë e 182 kupona fiskalë, ndërsa vlera e kuponave të skenauar tatimorë është dy miliardë 768 milionë 341 mijë e 908 denarë. Përllogaritjet tregojnë se deri më tani te qytetarët duhet të kthehen 44 milionë e 927 mijë denarë. U bëri apel të gjitha subjekteve juridike të…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha sot nuk ka nevojë që në krye të Prokurorisë së re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë të vijë ndonjë prokurorë nga jashtë vendit. “Vendi nuk ka nevojë që të huajzojë apo të shndërroj vetën në protektorat sepse në këtë fazë ku ndodhet vendi ynë gjërat dhe proceset kanë shkuar aq larg saqë ne jemi anëtar i NATO-s dhe në prag të hapjes së negociatave me BE-në dhe vendi ynë ka kapacitete që mirë të organizohet si në aspektin e gjyqësisë ashtu edhe në aspektin e legjislativit dhe ekzekutivit”, u shpreh kreu…
Ndaj Planit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me të cilit parashihet luftimi i dezinformatave, ka reaguar Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), me çka kanë kërkuar së “për të përjashtuar dyshimet e shpërdorimit të obligimit të Qeverisë dhe për të garantuar lirinë e shprehjes, është mirë që procesi i konsultimeve mbi këto tema të jetë maksimalisht përfshirës dhe transparent që nga fillimi”. Nga atje kanë vlerësuar se etikën gazetareske të gazetarëve dhe mediave mund ta vlerësojë komuniteti gazetaresk, e jo Qeveria. “Qeveria duhet të dijë se përcaktimi i standardeve profesionale dhe vlerësimi rreth asaj nëse një gazetar apo medium…