Kryeministri Zoran Zaev sot nga foltorja e parlamentit informoi se e ka denoncuar kërcënimin, i cili në një porosi në rrjetet sociale ishte shënuar në koment pas konferencës për shtyp me eurokomisarin për Zgjerim Johanes Han. “Vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do të ta shkrep pa mu trembur syri”, ishte porosia të cilën Zaevi e lexoi nga celulari i tij para deputetëve në Kuvend, duke sqaruar se komentin përmes porosisë ia ka dërguar vajza e tij, raporton MIA. Ai këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve të parashtruara nga deputetja e VMRO-DPMNE-së Bllakica Laskovska, të cilat mes tjerash kishin të bënin për katër raste mobingu. “Ka lloj-lloj dukurish mes njerëzish, ndonjëherë ndodhin mes anëtarëve të partive më të mëdha politike, por edhe mes më të voglave, ndonjëherë mes qytetarëve të cilët nuk kanë përkatësi partiake. Vajza ime para një ore më dërgoi porosi nga komenti në konferencë për shtyp me Hanin i cili tingëllon kështu “vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do të ta shkrep pa mu trembur syri. Dhe tani këtu nuk përfundon jeta, ç’të bëjmë ka lloj-lloj njerëzish”, tha Zaevi. Ai shtoi se dihet identiteti i atij personi, i cili ka komentuar, ndërsa rasti është denoncuar në MPB dhe siç tha ligji ka përcaktuar përgjegjësinë të cilën ai duhet ta bartë. Theksoi se jetojmë në një shtet të vogël, në të cilin secili është i lidhur me tjetrin në njëfarë mënyre. “Mund të jemi në përcaktime të ndryshme politike dhe duhet të jemi dhe unë besoj se do të jemi shtet i suksesshëm, nëse shohim përmes syrit të miqësisë, mirëkuptimit dhe ndihmës së ndërsjellë”, tha ai dhe theksoi se publikisht i dënon të gjitha kërcënimet dhe mobingjet në çfarëdo baze. Përmendi se rastet të cilat i ka përmendur deputetja do të kontrollohen dhe shtoi se në të paktën një të tretën e institucioneve ende udhëheqin kuadrot e njëjta të VMRO-DPMNE-së. “Kontrolloni në brendi, diku nuk kemi persona që të vendosim, nuk ka kandidatë adekuatë”, shtoi ai.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Vëllai i Jakup Krasniqit i mërzitur që nuk mundi ta shoh vëllain pas kaq vitesh, tregon se çka i tha çika e vllaut
- Partia Popullore Evropiane do të pezullojë partinë në Vuçiç, SNS. Vendimi pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e Dhjetorit
- Rama: Nuk ka arsye për mospajtim, bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut
- Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane
- Jensen Huang: Pika më e dobët e sigurisë kibernetike është natyra njerëzore
- Nga Haga në Kosovë, ja sa herë u lejua Jakup Krasniqit të vije në atdhe – sot për shkak të gjendjen së rënduar të gruas
- Ndryshon ligji për sigurimin e makinave/ Më pak burokraci, më shumë para në xhep dhe dëmshpërblime brenda 14 ditësh
- Shaqiri: Shqiptarët po përballen me padrejtësi në ndarjen e investimeve kapitale


