Duke folur për Televizionin Al Jazeera, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha se “Këtë e organizoi një grup i cakutar brenda Forcave të Armatosura Turke. Megjithatë, është e ditur se ata janë pakicë. Sidoqoftë ne nuk do të lejonim që pakica ta sundojë shumicën. Ne u përpoqëm ta tejkalojmë këtë duke i hedhur të gjithë hapat e duhur”, raporton Anadolu Agency (AA). -Edhe ne jemi të bashkuar dorë për dore si shtet dhe popull- Erdoğan u shpreh se Organizata Terroriste FETO ka formuar structure paralele brenda shtetit, duke shtuar se “Ata dështuan në tentativën për grusht shteti, por jam…
Author: Rilinda
Ashtu edhe siç pritej në mbledhjen e këshillit komunal në Komunën e Tetovës u miratua vendimi për dhënie me koncesion të dy stadiumeve futbollistike të Tetovës. Ky vendim i jep dritë jeshile komunës së Tetovës për të nënshkruar Marrëveshjen e dhënien me koncesion të stadiumeve të qytetit të Tetovës Shoqatës për aktivitete sportive, tregti dhe shërbime “LD Sport“ Shpkpv-Tetovë. Këtij Vendimi i kanë paraprirë analizat e bëra dhe formimi i komisionit të tenderimit, ku pas të gjitha analizave dhe shqyrtimeve të nevojshme është marrë qëndrimi që këto dy objekte sportive t’i jepen për menaxhim shoqatës së sipërpërmendur e cila në…
Në rast se nuk ndryshon marrëveshja për fshirjen e 40 mijë votuesve nga lista zgjedhore, pjesa më e madhe e të cilëve janë mërgimtarë shqiptarë, BDI do ta tërheqë Artan Grubin nga bisedimet ndërpartiake, shkruan Dnevnik. Edhe pse në negociata BDI është pajtuar me këtë zgjidhje, çështjen e regjistrit zgjedhor e problematizoi deputeti i BDI-së, Rafi Haliti, transmeton Gazeta Lajm. Sipas tij, pjesa më e madhe e anëtarëve të Kryesisë qendrore të BDI-së nuk janë pajtuar me idenë që 170 mijë votues të vendosen në listë të veçantë, e as për fshirjen e 40 mijë votuesve, në rtast se nuk…
Presidenti i Republikës së Turqisë në një intervistë për CNN International foli për ngjarjet në lidhje me tentimin e grusht shtetit të mbështetësve të organizatës terroriste FETO të infiltruar në radhët e Forcave të Armatosura të Turqisë më 15 korrik. Ai rikujtoi se atë ditë ndodhej për pushime në Marmaris, në momentet kur kishte filluar tentimi i grusht shtetit. “Nëse do të qëndroja edhe 15 minuta në Marmaris, do të isha ose i vrarë ose i rrëmbyer”, tha Erdogan. Ai theksoi se kishte ftuar qytetarët e Turqisë që të dalin në rrugë dhe të parandalojnë tentimin e puçit. “U bëra…
Nga rezultatet e provimit ekstern për vitin 2015/2016 doli që dy nxënëset më të dalluara në tërë Republikën e Maqedonise janë Lejla Rexhepi dhe Erona Bexheti. Një sukses ky që është për tu mburur si qytet. Vlen të theksohet fakti që është bërë një punë jashtëzakonisht në përmisim e cilësisë arsimore këto vite dhe sidomos me vendosjen e kriteriumeve strikte në shkollat e mesme për sa I përket regjistrimeve te nxënëse. Te matures shteterore 2016 ne RM. Urime per nxeneset, mentoret e tyre dhe drejtorine e Gjimnazit!
Rruga e Banjës së Tetovës, gjatë vërshimeve të kaluara pësoi dëmtime të mëdha njëkohësisht u dëmtuan edhe digat mbrojtëse të lumit Shkumbin. Punimet për ndërtimin e rrugës së banjës kanë filluar dhe zhvillohen me intensitet të lartë. Rruga do të ketë projektin e ndriçimit publik, trotuareve dhe gjitha standardet tjera bashkëkohore. https://www.youtube.com/watch?v=hMMZUrRBL5E
Gjermania ka paralajmëruar Turqinë se në rast të kthimit të dënimit me vdekje, do të mbyllen diskutimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kjo deklaratë e Berlinit zyrtar vjen pasi Erdogan deklaroi se ekziston mundësia që në Turqi të kthehet dënimi me vdekje, pas përpjekjes më 15 korrik të një pjese të ushtrisë për grusht shteti. Presidenti turk reagoi ndaj një kërkese që bëhej nga turma e njerëzve që merrte pjesë në varrimin e disa prej viktimave që u vranë gjatë përballjes me pjesëtarët e ushtrisë që tentuan marrjen e kontrollit mbi shtetin. “Ne duam rikthimin e dënimit me vdekje”, ishte…
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është ftuar sot në Bruksel për të biseduar me sekretarin amerikan Xhon Kerri, për çështjen e Kosovës dhe për rrugën euro-atlantike të shtetit serb. Media serbe B92 shkruan se Vuçiç dhe Kerri do të flasin për “normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë–Beograd”, si dhe për hapat integrues të Serbisë në BE. Pritet që temë e takimit të jetë edhe stabiliteti në Ballkan, pas grushtit të shtetit në Turqi. Takimi Kerri-Vuçiç në Bruksel vjen pas vizitës së ndihmësekretares amerikane, Victoria Nuland në Prishtinë e në Beograd javën e shkuar.
Të tjera masa reprezalja janë marrë pas grushtit të shtetit në Turqi. Plot 7850 oÞcerë policie janë pezulluar nga detyra. Deri më tani, numri i të arrestuarve ka shkuar në 6 mijë persona, gjysma prej të cilëve njerëz të drejtësisë, kryesisht gjyqtarë, ndërsa pjesa tjetër ushtarake. Aktualisht, në Turqi janë arrestuar 1036 gjeneralë dhe admiralë. Lajmi bëhet i ditur nga media shtetërore turke. Arrestimet masive po kryhen në të gjithë vendin, ndërsa aksioni i ndërmarrë është më i madhi në historinë e shtetit turk për pastrimet në ushtri të të gjithë atyre që janë besnikë të presidentit Erdogan.
Qeveria e Serbisë mbrëmë ka sjellë vendim për formimin e ekipeve të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë. Zyrtarisht qëllimi i ekipeve do të jetë pengimi i kalimeve ilegale të emigrantëve në kufirin me Bullgarinë dhe Maqedoninë. Në kufirin me Maqedoninë, ato do të jenë të koncentruara më së tepërmi në pjesën e kufirit Preshevë-Kumanovë, pjesë në të cilën thuhet se kalojnë pjesa më e madhe e emigrantëve,. Ky vendimi i qeverisë serbe për të shtuar prezencën ushtarake në kufirin me Maqedoninë dhe Bullgarinë vjen në kohën kur nuk ka ndonjë rritje dramatike të numrit të emigrantëve dhe kur vërehet afrim…
Ishte befasuese, por jo e papritur. Grushti i shtetit ne Turqi, mori vemendjen e shqiptarve, me shume se cdo event tjeter nderkombetar. Me shume se sa zgjedhjet amerikane, me shume se sa dalja e Britanise se Madhe nga Bashkimi Europian madje edhe me shume se sa gjithe eventet politike ne vendet fqinje, nga te cilat, varet fati i shume emigranteve shqiptare. Kishte nje vemendje befasuese, tek te gjitha zonat ku banojne shqiptare, nga Kosova ne Maqedoni e nga Shqiperia ne Mal te Zi. Qe shqiptaret paten kete vemendje per Turqine m’u duk befasuese. Per shume vite zhvillimet atje kane qene…
Turqia deri tani ka arrestuar 6.000 persona të grusht – shtetit të dështuar të së premtes, ka thënë Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag. “Operacionet janë duke vazhduar,” i tha ai medias shtetërore, duke shtuar se numri i arrestimeve do të rritet më tej. Spastrimi ka përfshirë ushtarë të rangut të lartë dhe gjyqtarëve. Më shumë se 50 ushtarë të lartë janë arrestuar në provincën perëndimore të Denizli të dielën. Të paktën 265 persona janë vrarë në përleshjet e grusht – shteti i cili dështoi./KlanKosova