Në pjesë mbi banjën e qytetit në hidrocentralin pena, ka filluar të bëhet pastrimi i të prurave në shtratin e lumit, në pjesën para hyrjes së shtratit të lumit pena në hidrocentral. Realizuesi i punimeve është Komuna e Tetovës dhe kompania EVN.
Author: Rilinda
Herët ose vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zgjedhin midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe klerikut Fetullah Gylen. Deklarata u bë sot nga Erdogan, i cili ka ashpërsuar tonet ndaj ndërkombëtarëve pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti. Në një fjalim para qytetarëve turq, Erdogan ka thënë se SHBA-të herët apo vonë do të detyrohet ta bëj një zgjedhje ndërmjet Turqisë dhe organizatës së Gylenit, FETO. “Herët apo vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë një zgjedhje. Ose Turqinë ose FETO-n. Ose terroristin puçist FETO ose Turqinë, vendin e demokracisë. Do të ndodhen në situatën…
“TEBBET JEDA…” – GÜLENIT “Ne gjithmonë në fund i fitojmë fytyrat e të vërtetave tona.” Albert Camus Pas një periudhe thuajse 100-vjeçare ndodhi 15 korriku i këtij viti, për arsye se para 100 vitesh përjetoi fundin një ndër perandoritë më të mëdha në historinë botërore, ndaj të cilës historiografia është treguar e padrejtë dhe atë për arsye të shumta. E para, për arsye se e heshti, u mundua ta shtrembërojë historinë dhe përpos kësaj filloi një botëkuptim i ri për luftën, pasojat e të cilit ne në çdo mënyrë jemi duke i përjetuar, saqë për shkencën e historisë, gjeografisë dhe…
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se çështja e Kosovës mbetet një sfidë e madhe për mandatin e qeverisë së tij, e cila nuk e njeh shpalljen në mënyrë të njëanshme të Pavarësisë së – siç thotë ai, – krahinës jugore serbe. Vuçiç ka bërë me dije gjithashtu se, është në interes të stabilitetit rajonal, vazhdimi i dialogut me Prishtinën. “Në dialog ne do të marrim pjesë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente. Të gjitha marrëveshjet, siç është vepruar edhe më parë, do të vihen në dispozicion të publikut”, është shprehur Vuçiç. Ai ka shtuar se Serbia do të vazhdojë…
Në qytetin rus Sankt Petersburg sot do të tkaohen presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, që duhet të paraqesë hap të ri drejt ngrohjes së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, pas përkeqësimit të tyre drastik në nëntor të vitit të kaluar, kur forcat turke rrëzuan aeroplanin ushtarak rus mbi kufirin me Sirinë, transmeton Fakte. Siç vlerësojnë mediumet perëndimore, kjo vizita e parë e Erdoganit në një vend të huaj pas tentimit për grusht shtet më 15 korrik, vjen në kohën kur Erdogani disa herë shprehi pakënaqësi nga “mungesa e mbështetjes nga ana e miqve të tij…
Albin Kurti ka komentuar në intervistën për “Shekulli” edhe debatin mbi sovranitetin dhe ndryshimet kushtetuese në Shqipëri, lidhur me reformën në drejtësi. Edhe në Shqipëri ka një debat publik mbi sovranitetin. Si duhet trajtuar sovraniteti, në kushtet aktuale të integrimit në strukturat euro-atlantike, si për Shqipërinë dhe për Kosovën? Debati në Shqipëri nuk është për sovranitetin territorial, por për një sovranitet politik mbi një pushtet, siç është gjyqësori. Nuk mund të shprehem gjatë në këtë intervistë mbi atë çka po ndodh në Shqipëri, me amendimin e Kushtetutës dhe me “Reformën në Drejtësi”, por mund të them vetëm se, pavarësisht integrimeve…
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të parashikuara për në tetor do të mbahen me kodin e vjetër zgjedhor. Ky kod është në disavantazh të partive shqiptare, të cilat thonë se komunitetit shqiptar i takojnë më shumë vende në Parlament sepse përbëjnë 5% të popullsisë. https://www.youtube.com/watch?v=v3MxGSTRDU4
Pas qetësimit të situatës me reshjet, niveli i lumit në Reçicë të Madhe dukshëm ka rrënë. Ekipet punuese janë në teren, respektivisht përgjatë rrjedhës së lumit, dhe për momentin me maqineri të rëndë është duke u realizuar pastrimi i disa pikave kyçe të shtratit të lumit si dhe zgjërimi i tij. Punimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës me qëllim parandalimin e efekteve të padëshiruara, në rast se reshjet vazdojnë. Për momentin situata është e qetë, nuk ka dëmtime mbi pronat e banorëve të kësaj ane, por ekipet komunale do të vazdojnë të qëndrojnë në teren për të ndihmuar dhe…
Ekipet operative të trupit Koordinues pranë komunës së Tetovës të cilët janë duke punuar në teren, edhe sot vazhdojnë me pastrimin dhe mirëmbajtjen e disa pikave kyçe të rrugëve në malësinë e Tetovës. Me mehanizim përkatë gjatë tëtë natës u punua në rrugën Shipkovicë-Brodec ku edhe për momentin bëhet largimi i shkëmbinjëve të mëdhenj të cilët paraqesin rrezik potencial, nga reshjet të cilat janë paralajmëruar edhe gjatë ditëve në vijim. Për momentin mehanizim i rëndë është derguar dhe po kryen pastrimin mbi f.Shipkovicë tek lokaliteti Livadhi i madh, ku kalon përroi i cili vitin e kaluar vërshoi, dhe kishte pasoja…
Të reshurat e shiut gjatë pasdites së sotme, në Malësinë e Sharrit, respektivisht në fillim të rrugës Shipkovicë – Brodec sollën prurje të shumta të drunjëve, rërës dhe shkëmbinjëve nga duke e bllokuar këte rrugë. Për momente ekipet operative të komunës së Tetovës gjenden në pikat kritike dhe ka filluar pastrmi i rrugës me mehanizim përkatës dhe fuqi punëtore. Për momentin gjendja ne kete aks lokal rrugor eshte nen kontroll, dhe ne oret ne vijim do te vazhdoje pastrimi i rruges deri ne debllokimin e plote te sajë. Bëjmë thirrje deri te banorët e kësaj ane qe perderisa zgjat pastrimi,…
Mediat serbe e kanë marrë me të madhe një intervistë të kryetarit të ri të komunës së Preshevës, pasi ai është i vetmi zyrtar i shtetit serb që nuk flat asnjë fjalë në gjuhën “nashke”. Gazeta e Beogradit “Alo.rs” thekson se “Arifi flet shkëlqyeshëm gjermanisht, di mirë shqip, të cilën po e perfeksionon, ndërkohë që me zyrtarët e Prefekturës dhe zyrave në Vranjë dhe në Nish flet me përkthyes”. Gazeta Alo e ka marrë subjektin nga një intervistë që Arifi ka dhënë për “Presheva Jonë”, dhe pas kësaj ajo ka gjetur “skandalin”. “Ne nuk kërkojmë që problemet zgjidhen me përplasje.…
Notarja më e mirë kosovare e cila do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, Rio 2016 duke përfaqësuar Kosovën, Rita Zeqiri, ka folur ekskluzivisht për Telegrafin nga Rio de Janeiro. Në Rio de Janeiro mbrëmë u bë hapja e Lojërave Olimpike, Rio 2016. Për herë të parë në histori të sportit të shtetit tonë të ri një ekip olimpik parakaloi në hapje të ceremonisë, me të gjitha simbolet shtetërore, barabartë me 205 shtetet tjera dhe ku sportistët tanë ishin të barabartë me të gjithë sportistët tjerë të botës. Ndër tetë sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në këto Lojëra Olimpike…