Në Planin për jetën në Maqedoni, kemi planifikuar autostrada prej 600 kilometra, 550 kilometra rrugë magjistrale dhe 1000 km rrugë lokale. Në 2 vitet e para do të investojmë 600 milionë euro për ndërtimin e rrugëve. Në hartën mund të shihni rrugët kryesore që janë planifikuar për të ndërtuar. Veles – Prilep – Manastir – Mexhitli; Shtip – Radovish – Strumicë; – Kufiri me Bullgari; Shtip – Koçan – Vinicë – Dellçevë; Pjesa perëndimore- Gostivar – Kërçovë, Trebenistë – Strugë – Qafasan; Pjesa lindore: Romanovcë – Kriva Pallankë – kufiri me Bullgari, faza e parë rruga eksprese. Rrugët në Maqedoni…
Author: Rilinda
Kanë frikë se nuk do të ketë gjyqësi Swarovski, se nuk do të ketë gjykatës nga defteri i dikujt, se nuk do të ketë aktdënime me urdhrat e tyre. Por do të ketë drejtësi! Para kësaj drejtësie të gjithë do të jenë të barabartë, të gjithë do të gjykohen sipas ligjit jo sipas urdhrave! Për këtë arsye, paralajmëroj-Rizgjedhje e përgjithshme e të gjithë gjykatësve në Maqedoni! Do të vlerësohet puna e gjykatësve në vitet e fundit! Që në fillim të mandatit do të vazhdojmë mandatin e Prokurorisë speciale publike, për shkak se përveç politik, duhet të ketë shkarkim ligjor për…
Gjysma e qytetarëve konsiderojnë se gjendja ekonomike e shtetit po lëviz në drejtim negativ ndërsa thuajse numri i njëjtë i tyre konsiderojnë se kanë ndikim të vogël ndaj ngjarjeve shoqërore, tregojnë rezultatet e anketës së Institutit për demokraci. “Societas Civilis”. Me uljen e të ardhurave, 1/3 e qytetarëve kanë huazuar para për t’i mbuluar shpenzimet elementare. 40% nga të anketuarit thonë se gjendja �nanciare është e njëjtë sikur edhe para tre viteve, por se në tre vitet e ardhshme presin përmirësim. “Për momentin kemi fushatë zgjedhore dhe konsiderojmë se partitë dhe ato që do të formojnë qeverinë, pas zgjedhjeve mund…
Kryetarja e forumit të gruas në BDI, Naile Elezi zgjidhet nënkryetare e Klubit të grave, pjesë e Organizatës Humanitare “International Inner Wheel” Kjo organizatë, është organizata më e madhe humanitare e grave në botë ku javën e kaluar në Shkup e themeloi Klubin e grave nën emrin “Inner Ëheel Europea Shkup” , ku si nënkryetare e këtij klubi u zgjodh Naile Elezi. Elezi është bashkëpunëtore e ngushtë e ish zv/kryeministrit Musa Xhaferi, sepse vite me radhë ka qenë shefe e kabinetit të tij.
Analisti dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Robert Nesimi, ka demaskuar dhe ka dhënë përgjigjen më goditëse deri tani fushatës së dyshimtë të BDI-së me akuza ndaj opozitës për gjoja përçarjen e votës shqiptare. Nesimi në një postim në profilin e tij në Facebook, thotë se më e dëmshme se përçarja, është bashkimi i votave të partive parlamentare shqiptare për interesat e VMRO-DPMNE-së. “Më mirë të përçahet vota se të mblidhet toptan dhe ti jepet Toni Naunoskit”, ka shkruar Nesimi, duke përmendur shovenistin maqedonas Naunovski i cili me votat e BDI-së dhe VMRO-së u zgjodh anëtar i Komisionit për antidiksriminim.
Sot në mëngjes në orën 8 kamioni transportues i një kompanie nga Kumanova ka sjellë pllaka begatoni në fshatin Trsino, që janë shpërndanë në oborret e njerëzve. Sipas informacionit të A1on, pllakat e begatonit janë paguar gjoja për shtrimin e rrugës, ku kryetari i komunës së Vinicës, Emill Donçev u kishte premtuar në fushatën zgjedhore. Ai angazhoi kompani ende para zgjedhjeve dhe ka nënshkruar një kontratë për pllaka begatoni. Vendorët janë revoltuar, ata thonë se u është thënë nga kryetari i komunës për të mbetur pllakat në oborret e tyre si siguri se do të filloj rindërtimi i rrugës menjëherë…
Liderët e dy partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Menduh Thaçi i Partisë Demokratike Shqiptare, do të dalin sonte në duel televiziv para zgjedhjeve të së dielës, 11 dhjetor, në Maqedoni. Dueli i liderëve të dy nga pesë subjektet shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhjet e së dielës në Maqedoni do të zhvillohet në TV21 të Shkupit, me fillim në orën 20:30. Përveç BDI-së dhe PDSH-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Maqedoni sivjet marrin pjesë edhe tri subjekte shqiptare – koalicioni i udhëhequr nga Lëvizja Besa, koalicioni i Lëvizjes për Reforma – PDSH, partisë Nisma…
Sulejman Mehazi (kujdes ndaj votës suaj!) Sa e pa besë që më je ti vota ime e mallkuar. Se di si tët’ thërras: emër, folje, kallëzues, besdisje, sëkëlldisje, bajëlldisje, robëri, liri apo përbindësh që na ke hyrë mbrenda vetvetes dhe je prezente në çdo pore të ekzistencës sonë, i gëlltitë pamëshirshëm e rradhazi të gjitha qytetet, fshatrat, trotuaret, godinat dhe shtëpitë e të varfërve. Në cilët grupe terminologjike gjuhësore je, në atë të besës shqiptare, që ka lindur si institucion juridike-politike me vlera të mëdhaja shpirtërore, apo në atë të neveritshmëve, kontraversëve, terseve, fesatçorëve e tradhëtarëve? A ekziston shprehje më…
Një vit e gjysmë pas ngjarjeve në “Lagjen e Trimave” lideri i BDI-së Ali Ahmeti, më në fund gjatë vikendit e vizitoi Kumanovën, ku me partinë e tij, BDI-në, mbajti tubim parazgjedhor. Është karakteristike se prezenca e “integristit” të parë në Kumanovë është siguruar nga sigurim i paparë deri më tani, kur bëhet fjalë për tubim partiak. Kolonën e “xhipave” të policisë për BDI-në, që i regjistruan kamerat televizive, për BDI-në është angazhim i zakonshëm i policisë për tubime parazgjedhore. Nga MPB, edhe pse kërkuam nuk morëm përgjigje se sa forca policore janë angazhuar për tubimin e “integistëve” dhe për…
Delegacioni shtatëanëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës prej 9 deri më 12 dhjetor do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë për ta vëzhguar zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me vëzhgues nga Asamblea Parlamentare e OSBE-së, nga Parlamenti Evropian dhe nga Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR). Gjatë qëndrimit, delegacioni i kryesuar nga anëtari i APKE-së nga Austria, Shtefan Shenah, do të takohet me liderë dhe përfaqësues të partive politike, me kryetarin e KSHZ-së, prokuroren speciale, si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të shoqërisë civile dhe të mediave. Siç…
Lëvizja BESA”, për dallim nga partitë tradicionale shqiptare në Maqedoni, nuk pajtohet me Marrëveshjen e Ohrit dhe me këtë status-quo të krijuar. Kështu shprehet në shkrimin e tij, publicisti Redi Shehu, duke theksuar se për këtë arsye, elektorati shqiptar po e gjen veten gjithnjë e më shumë në këtë lëvizje. Shehu thotë se tashmë ndjehet kudo se Maqedonia po shfaqet gjithmonë e më tepër si shtet monoetnik falë edhe lejimit që partitë shqiptare i kanë bërëpushtimit të njëanshëm tëinstitucioneve nga pala maqedonase. Ai thekson se pikërisht braktisja e këtyre parimeve nga ane e Lëvizjes BESA, po trondit partitë e vjetra…
“Unë nuk e di, nuk pashë” kështu u arsyetuan para hetuesve policorë 30 dëshmitarë nga fshati Rashçe ku dje pasdite janë përpjekur për të ndihmuar një fëmijë të plagosur nga fshati për të mbetur i vetëdijshëm deri sa të vijë ekipi i ndihmës emergjente. 15-vjeçari M.M. ka qenë duke lozur futboll me shokët e tij në oborrin e shkollës në fshat, përderisa ka ndodhur një grindje. Dikush djaloshit i’a ka futur në bark një objekt të mprehtë, që besohet të jetë një thikë. Është thirrur menjëherë Ndihma e shpejtë për t’i dhënë ndihmën e parë. Fëmija i plagosur është transferuar…