Për një vit është rritur borxhi i amvisërive për 140 milionë euro. Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, deri në fund të gushtit borxhi i kredive të qytetarëve në banka ka arritur vlerën prej 2 miliardë e 57 milionë euro. Në vitin e kaluar në të njëjtën periudhë shuma e borxhit të qytetarëve ka qenë 1 miliardë e 917 milionë euro. Gati gjysma e kredive janë konsumatore, që për një vit tregojnë rritje prej 132 milionë euro. Rritje shënojnë edhe kreditë banesore në 538 milionë euro, apo 65 milionë euro më shumë se një vit më parë. Interesimi…
Author: Rilinda
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë ende nuk është konstituuar, mirëpo deputetët e Rilindjes me Besë kanë realizuar takimin e tyre të parë joformal. Siç mund të shihni në fotografi, aty janë kryetarët e Lëvizjes BESA dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare, Bilall Kasami dhe Fadil Zenedeli, njëherit deputetë të koalicionit, pastaj deputetja Teuta Bilalli, si dhe deputetët Zeqirja Ibrahimi e Afrim Gashi. Nuk kanë munguar as fituesit moral të këtyre zgjedhjeve, Admirim Haliti i njësisë numër 2, për të cilin në Lëvizjen Besa thonë se iu vodh mandati nga KSHZ. Prezent ka qenë edhe Arben Labënishti nga njësia numër 5,…
Pas nëntë viteve, Menduh Thaçi deponoi dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare. Ai në këtë post erdhi pas qëndroi një kohë të gjatë në pozitën e nënkryetarit të partisë, në kohën kur PDSH-në e udhëhiqte, Arbën Xhaferi. Ai njoftoi opinionin për dorëheqjen e tij nëpërmjet rrjetit social, fejsbul, kurse koordinator i aktiviteteve deri në zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Azem Sadiku. Nga PDSH nuk duan të prononcohen për datën e kongresit të jashtëzakonshëm, kurse para kamerave nuk u prononcua as sekretari, Sadiku. Pikërisht ai, në emisionin Click…
Sot është duke rrahur në ajër një presion për koalicione partiake, por askush nuk flet për Bashkim Partiak, shkruan sekretari i pergjithshem i LR PDSH-ee, Arben Taravari, transmeton Gazeta Lajm. “Në fakt në politikën vullkanike të Maqedonisë që duket se do të shpërthejë nga momenti në moment, nuk është aspak e lehtë të gjesh parti që duan të bashkohen, por rasti i Partisë Demokratike Shqiptare dhe Lëvizjes për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare është një rast i veçantë, pasi këto dy parti janë padyshim pjesë integrale e njëra tjetrës. Me ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në PDSH, besoj se…
Demë Shehu dhe Elham Arifi janë dy të akuzuarit në rastin e Lagjes së Trimave që janë keqtrajtuar sot gjatë transportit nga burgu i Shutkës për në gjykatë, raporton Alsat-M. Dy të burgosurit janë ankuar edhe para trupit gjykues se njësitë speciale kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Avokati i dy të akuzuarve Naser Raufi thotë se brutaliteti ndaj klientëve të tij është ushtruar pikërisht nga ekipi i njësiteve speciale të cilët edhe më herë kanë dhunuar të burgosurit. Prokuroria publike ende nuk ka zbardhur rastet për keqtrajtimin e “grupit të Kumanovës”. Nga MPB nuk pranojnë se ka pasur keqtrajtime,…
Aleanca për Shqiptarët jo vetëm që do të merr pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, por do të ketë tre përfaqësues në këtë takim, njoftojnë burime partiake për Gazetën Lajm. Sipas këtyre burimeve, në takim te Ahmeti do të marrin pjesë kryetarët e tri partive që përbëjnë APSH-në: Zijadin Sela i LR-PDSH-së, Vesel Memedi i RDK-së dhe Gëzim Ostreni i UNITETI-t. Njëjtë sikurse Ahmeti edhe ata do të jenë të shoqëruar nga një bashkëpunëtor i afërt. Burime partiake thonë se Ahmetin nuk pritet ta shqoërojë më Artan Grubi, për shkak të rezultatit zgjedhor më 11…
Ulutem qytetareve te Tearces, ne emer te gjith te burgosurve shqiptar, te pafajshem, te sakatosur e syrgjynosur, te maltretuar, te rrahur e te poshteruar nga regjimi i VMRO-BDI te ken kujdes dhe mos te sillen Indiferent, te ftuar nga matrapaz e kontrabandues te votave, njerez te papergjegjshem qe ftesen e kane me prapavije dhe per perfitime personale qe mos te dalin ne votime me pretekstin se ceshtja eshte ne mes partive maqedone. Po, do te thoshim edhe ne sikur keto zgjedhje te ngjajne dikun jasht vendit dhe mos te ken lidhje me neve. Ne duhet te kemi parasysh qe 4…
Plenumi i mësimdhënësve përmes peticionit online Change.org kërkon heqjen e testimit ekstern. “Asnjëherë nuk është zbatuar një analizë për rezultatet e testimit ekstern. Nxënësit, mësuesit dhe prindërit besojnë se kjo është një stres shtesë për të gjithë ata pa ndonjë rezultat në përmirësimin e procesit arsimor”, shkruan në peticion, e cila deri tani ka 150 nënshkrues. Vitin e fundit në lidhje me heqjen e testimit ekstern, nxënësit në Maqedoni kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. MASH ka reaguar se testimi nuk do të hiqet, por do të bëhen reforma ku do të marrin pjesë studentë, prindër dhe mësues.
XHEVDET HAJREDINI Partitë shqiptare, para se të ulen në tavolinë për bisedime në lidhje me koaliçionim me çilën do parti maqedonase, duhet ta bëjnë të ditur publikisht se si do të veprojnë në të ardhmen. Në qoftë se kushtet e tyre nuk i pranon asnjëra prej tyre, që don të thotë a kanë, apo jo, plan “B”. Pozita e përfaqsuesve në bisedat eventuale me partinë maqedonase në pushtet nuk është e njëjtë, as e barabartë, as simetrike. Shkaku është i thjeshtë. Përfaqësuesit e partive opozitare dhe votuesit e tyre do mbeten aty ku janë tash, kurse ata të partive të…
Mirëpo iniciativa e Ahmeti ka humbur dukshëm në peshë, pas paraqitjes së informacioneve nga burime partiake në BDI-së, se larg syve të opinionit, por edhe larg syve të anëtarësisë partiake, kjo parti ka filluar kontaktet e para me VMRO-DPMNE-në. Këto burime kanë thënë për gazetën Lajm se takimi i parë është realizuar parmbrëmë në ora 23, në diskrecion të madh në një lokal në Shkup BDI brenda këtyre ditëve pritet edhe zyrtarisht të dërgojë ftesa deri përfaqësuesit e partive tjera shqiptare, që të ulen në një masë të përbashkët për të ndërtuar qëndrim “Ftesat do të adresohen edhe në selitë…
Për përsëritjen e votimit në një vendvotim të dielën në Tearcë, fletëvotimi ngel i njëjtë, vërtetuan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Kjo nënkupton se edhe përskaj paralajmërimeve se nuk do të marrin pjesë në rivotim, bartësi i kandidatëve të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE gjendet me numër rendor numër një. Listat e kandidatëve janë vërtetuar dhe ata ngelin të njëjta ashtu si për votimin me 11 dhjetor. Në vendvotimin 2011, ku do të rivotohet, janë shënuar 714 votues.
Mosrespektimi i vendimit të Gjykatës tashmë është mosrespektimi i institucioneve që janë ende institucione të strukturës aktuale në pushtet, nuk ka kuptim që VMRO të mos pranojnë çdo gjë që është e ligjshme dhe çfarë është sjellur nga një institucion që është pjesë nga struktura qeverisëse, ka thënë për A1on profesoresha Mirjana Najçevska. Sipas saj, është e palogjikshme, nëse VMRO-DPMNE mbetet në opozitë, është e mundur të dalë nga Parlamenti, sepse si parti e cila ka marrë më së shumti vota do të merr një shans për të formuar qeverinë. ‘Nëse VMRO arrinë të formojë, ajo është përsëri vetëm një…