Benzina dhe dizeli nga mesnata do të shtrenjtohet nga dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE). Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 66.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 68.5 denarë, nafta (D-E V) për 53.5, kurse ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1 ) për 42 denarë për litër. Vendimi i KRE për 2,076 denarë për kilogram do të rrit edhe çmimin e mazutit M1-HC dhe tani do të kushtojë 28.109 denarë për kilogram.
Author: Rilinda
Partitë shqiptare thonë se nuk nxitojnë për fillimin e negociatave për formimit e qeverisë së re, ndërsa deklarojnë se nuk heqin dorë nga kushtet e tyre. Përfaqësuesit e “Aleancës për shqiptarët” thonë se takimi me drejtuesit e BDI-së ka pasur për qëllim “përafrimin e qëndrimeve” për kushtëzimin e mandatarit të ri. Arban Balliu, thotë se pa plotësimin e gjashtë kushteve të vendosura nga Aleanca për shqiptarët, ky koalicion nuk do të pranojë bashkëpunim me asnjë parti politike. “Janë gjashtë pikët nga të cilët Aleanca nuk heq dorë, domethënë është pika: zyrtarizmi i gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, ndarja…
I njohur është stili i Thaçit ai gjithmonë ka ditur të kalkulojë por e çuditshme është që kalkulon në situata kur ai nuk paraqet faktorë, kështu ka thënë në intervistën e tij për A1on analisti Ismet Ramadani, informon Zhurnal pas votimeve të djeshme në fshatin Tearcë ku ishte spekuluar se votat e PDSH kanë kaluar në llogari të VMRO. Nga ky pozicion ai do ketë ndikim në parti madje edhe me këto dy mandate që ka ai do shkojë deri në fund për ndonjë kalkulim ku edhe mund të tërheqë ndonjë profit por tashmë dihet se është defaktorizuar edhe si…
LSDM në kumtesën e fundit sigurojnë se regjimi u mposht. “Po vjen jeta. Regjimi u mposhtë. LSDM bashkërisht me qytetarët korri fitore historike me mbi 600 mijë vota që e vërtetuan rrugën e ndryshimeve. Nikolla Gruevski s’mund t’a ndalë rrugën drejt ndryshimeve. Gruevski është e kaluar dhe me të drejtë frikësohet”, thuhet në kumtesën e partisë. “Opinioni e ka të qartë. Maqedonia do të fitojë Qeveri të përgjegjshme të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, përfundon kumtesa.
Pas hetimeve që inicioi zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, hetuesit kanë identifikuar një pjesëtar të njësive speciale që ka ushtruar dhunë ndaj të akuzuarve në rastin “Lagja e Trimave”, raporton Alsat-M. Nuhiu, deri më tani ka ndërmarrë tre nisma për zbardhjen dhunës ndërsa për njërin rast ka arritur të siguroj edhe dëshmitarë që kanë parë një pjesëtarë të njësive speciale duke ushtruar dhunë kundër të akuzuarit Enverhoxha Klain, në shator të këtij viti. Nga e prokuroria publike për Alsat thonë se janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti dhe se deri tani kanë dëgjuar një numër…
Pedofilia si një nga dukuritë e shëmtuara të shoqërisë vazhdon të heshtet. Edhe pse si akt është i rrezikshëm për arsye se bëhet abuzim direkt seksual dhe psikologjik me një fëmijë tek i cili pasojat cilësohet të jenë afat gjatë por në raste të caktuara, ndëshkimet ligjore ende mbeten sipërfaqësore. Pedofilia, shkruan gazeta KOHA kualifikohet si vepër e rëndë dhe që bie ndesh me nenin 188 të kodit penal të Republikës së Maqedonisë, por edhe përskaj kësaj ky fenomen duket se vazhdon të mbetet i heshtur. Edhe pse për çdo ditë flitet për raste të tilla, zyrtarisht vitin që lejmë…
Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 20 aksidente trafiku, prej të cilëve në gjashtë lëndime të lehta trupore kanë marrë shtatë persona, ndërsa 14 kanë kaluar me dëme të shkaktuara materiale. Policia e trafikut të premtën keu ekspertizë në 10 aksidente trafiku. Në pesë prej tyre lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material. Siç informoi për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski, të shtunën është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente trafiku. Dy persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore në një aksident trafiku, ndërsa…
Trajko Veljanovski duhet të caktoj seancë konstituive të përbërjes së re të Kuvendit më se voni deri të shtunën, respektivisht 31 dhjetor, kur kalon afati i paraparë me Kushtetutë. Siç sqarojnë nga kabineti i tij data e saktë e mbajtjes së kësaj seancë do të publikohet pasi që do t’i pranojnë vërtetimet për mandatet e fituara të deputetëve. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski paralajmëroi se të mërkurën do t’i dorëzojë vërtetimet e mandateve për deputetë. Sipas informacioneve jo zyrtare, seanca konstituive do të mbahet të premten. Por atë ditë vetëm do të verifikohen mandatet. Që ndonjë kandidatë të zgjedhet kryetar…
Shfaqje edukative për fëmijë “Qyteti lutet: më ngulfatët, më dhemb!”, e cila si temë trajton problemin me ndotjen e ajrit, do të mbahet sonte në kinemanë Frosina, shkruan MIA. Muzikali është në organizim të bashkësisë të eko-aktivistëve “Skopje Smog Alarm”, me mbështetje nga OJQ “Eko Svest” dhe në bashkëpunim me qendrën edukative për fëmijë dhe të rinj “Kolektiv Veternica”. Qëllimi i muzikalit është rritja e nivelit të vetëdijes për pasojat nga ndotja e ajrit, prej së cilës për fat të keq më të prekur janë ato që donë të thonë më shumë. Fëmijët do të këndojnë, dhe në mënyrë më…
Një aksident raportohet se ka ndodhur në rrugën magjistrale Strugë- Qafë Thanë në hyrje të fshatit Ladorisht.Siç bëhet e ditur nga portali “strugalajm” në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila po kryen ekspertizën. Dyshohet se makina e ka humbur kontrollin dhe ka dalur jashta rrugës. Nuk jepen më shumë detaje për pasojat e ketij aksidenti por përveç dëmeve matriale supozohet se nuk ka pasoja për pjesmarrësit në trafikë.
Nga 1 janari dë të fillojë pagesa elektronike në të gjithë autobusët, private NTP. Çdo qytetar i cili përdor transportin publik do të duhet të përdorë kartelë elektronike me të cilën do të mund të hyjë edhe në autobusët e NTP dhe te transportuesit privat. NE autobusët privat mund të lëvzin të gjitha kategoritë e privilegjuar, si studentët dhe pensionistët. Kartelat do të Shiten në të gjitha 26 kioskat NTP, pastaj në info-qendrat dhe 50 dyqanet e lagjeve të cilat kane nënshkruar marrëveshje me kompaninë. Kartelat elektronike do të shiten në autobusë, kurse pastaj rrjeti i shitjes do të zgjerohet.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor sonte me pres konferencë ka zyrtarizuar edhe numrin e përgjitshëm të votave gjatë votimit më 11 dhjetor dhe rivotimit që u mbajtën sot në vendvotimin 2011 në komunën e Tearcës. Kryetari i KSZH-së, Aleksandar Çiçakovski, ka zyrtarizuar mandatet e partive politike në zonën e gjashtë zgjedhore. BDI – 6 VMRO – 4 LSDM – 3 BESA – 3 Alenca – 2 PDSH – 2 Në nivel republikan, sipas KSHZ-së, VMRO-ja ka fituar 51 mandate, LSDM – 49, BDI-10, BESA -5, Aleanca për Shqiptarët -3, dhe PDSH-ja -2.