Krijimi i qeverisë së ardhshme maqedonase, përbën një interes të veçantë për Tiranën zyrtare. Fati i qeverise së Shkupit, varet ekskluzivisht nga qëndrimi që do të mbajnë partitë politike shqiptare atje. Qeveria shqiptare ka përgatitur një dokument këshillues për të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, ku përcjell qëndrimin e saj rreth qëndrimit të faktorit shqiptar në vendin fqinj. Vizion Plus ka mësuar se kryeministri Edi Rama, do t’ia përcjellë këtë letër, në takimet që do të ketë ditën e enjte me drejtues dhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare. Interesi më i madh i Tiranës zyrtare është ai për të…
Author: Rilinda
Mbeten vetëm disa ditë të këtij viti kalendarik 2016, ndërsa qytetarët tashmë kanë filluar me përgatitjet për pritjen e Vitit të Ri 2017. Në sheshin e kryeqytetit të Maqedonisë, në Shkup, mbizotëron një ndjenjë e atmosferës së Krishtlindjeve. Tradicionalisht, pema e madhe e Krishtlindjeve është e zbukuruar me dekorata dhe drita të ndryshme, ndërsa qytetarët të cilët kalojnë pranë pemës, shfrytëzojnë mundësinë për t’u fotografuar. Në fund të muajit dhjetor u hap edhe tregu tradicional i Krishtlindjeve në të cilin qytetarët mund të blejnë dhurata të ndryshme krishtlindjesh për t’u dhuruar të dashurve të tyre. Natyrisht, euforia e Vitit të…
Fëmija nga kopshti “Pranvera” në komunën e Karposhit nuk ka meningjit viral siç është raportuar fillimisht, por ka bakterial, informojnë nga shërbimi epidemiologjik i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, përcjell Telegrafi. Shërbimi epidemiologjike dje ishte në kopshtin e fëmijëve, ku janë marra sekrete nga hunda dhe fyti i fëmijëve të tjerë në grup. Përndryshe fëmija i prekur është gjashtë vjet, dhe në grupin që ai shkon ka 27 fëmijë. Qendra tha se sipas të dhënave, fëmija i sëmurë është në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendja e tij është stabile. Dje në kopsht është bërë dezinfektim, dhe sot duhet…
Hulumtimi i para do kohësh i Qendrës Hulumtuese Amerikane Pju, që ka shfrytëzuar të dhëna nga viti 2015 nga KB tregoi se 9 shtete kanë humbur të pestën ose më shumë nga popullata, transmeton TetovaSot. Një e treta e të lindurve në Bosnje dhe Hercegovinë për shembull tani janë në mërgim, përderisa 28 % e shqiptarëve dhe banorëve të Xhamajkës njashtu e kanë lëshuar vendin e tre amë. Në Ermeni një e katërta e të lindurve në vitin 2015 kanë jetuar jashtë vendit. Ky studim e vendos Maqedoninë në listën e shteteve ku çdo i pesti banor është shpërngulur nga…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), sot deri te Kuvendi do ta dorëzojë Raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe mandatet e fituara, pas çka pritet të caktohet data e konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit. Kuvendi mund të konstituohet nëse në seancë marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërsa pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit për verifikim të Kuvendit. Mandatin e deputetëve Kuvendi e verifikon në seancë konstituive me propozim të Komisionit për verifikim, të cilin e zgjedh Kuvendi në seancë konstituive, me propozim të kryesuesit. Sipas Rregullores për punë…
ë PDSH po mbretëron heshtja dhe se pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj partie, Menduh Thaçi, nuk po jepen qëndrime zyrtare lidhur me zhvillimet e fundit. Nga kjo parti ende nuk kanë qëndrim se cili do të jetë pozicioni i tyre lidhur me koalicionimet, dhe se PDSH a do të ngelet në opozitë me dy deputetët e saj. PDSH nuk është pjesë e bisedimeve të iniciuara nga BDI për hartimin e një memorandumi të përbashkët me kërkesa të shqiptarëve. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas shpalljes së rezultateve zyrtare theksoi se për çështje madhore mandatet e tyre do të jenë…
As maturantët e këtij viti, që të parët do t’i nënshtrohen kontrollit të jashtëm të dijeve dhe as nxënësit tjerë nuk duhet të frikësohen nga notat që do të marrin gjatë testimit ekstern, shkruan gazeta KOHA. . Ky problem, sipas ministrit të Arsimit, Pishtar Lutfiu, tanimë është tejkaluar kështu që “nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, gjithë të interesuarit, duhet të rrinë të qetë, sepse notat e testimeve nuk do të ndikojnë në mesataren e notave”. Tani që ethet e eksternes kanë nis të ndjehen, sidomos për rreth 19 000 maturantët që do t’i nënshtrohen procesit të testimit me notim të jashtëm në…
Ndotja e ajrit në qytet ka rritur kërkesën për maska mbrojtëse nëpër barnatore dhe shitoret që merren me shitjen e tyre. Çmimi i tyre sillet prej 200 deri 899 denarë ndërsa më shumë kërkohen maskat me karbon që pastrojnë ajrin dhe i evitojnë grimcat PM 10. “Maskat me karbon kushtojnë 899 denarë, por për momentin nuk kemi madhësi M dhe S, por vetëm L. Ka interes të madh për to dhe për këtë shumë shpejtë harxhohen. Deri më tani kemi porositur shumë, por janë shitur. Presim dërgesën e radhës” deklarojnë nga një prej barnatoreve të “Zegin”. Maska të madhësisë M…
Periudha pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit të Maqedonisë, ku afati final është 31 dhjetori, do të jetë realiteti i ri për PSP-në dhe gjykatat më të rëndësishme në vend, Gjykatën Supreme, Gjykatën penale Shkup dhe Gjykatën kushtetuese, të cilat çështjet e vështira i lanë pas zgjedhjeve. Realiteti i ri post- zgjedhor, i cili vijat e para të formës do të filloj t’i merr me formimin e Kuvendit, do të shënoj rrugën nëpër të cilën do të ecin reformat për dalje nga kriza politike. PSP PSP nga Kuvendi i ri pret t’i miratoj ndryshimet e Ligjit për PSP-në,…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë, lokalisht me reshje të lehta dëbore. Do të fryjë erë e fortë veriore me shpejtësi të ndryshueshme edhe deri në 100 kilometra në orë, e cila veçanërisht do të jetë më e pranishme në male Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej minus tre deri në pesë gradë celsius. Në Shkup paradite do të mbajë mot ngjashëm me erë të fortë veriore,ndërsa mund të ketë edhe reshje të lehta dëbore. Temperatura e mëngjesit do të…
Të akuzuarit në rastin e Kumanovës kanë kontestuar vërtetësinë e disa prej bisedave telefonike të prezantuara gjatë seancës së sotme gjyqësore dhe kanë thënë se zëri i tyre nuk dëgjohet në to. Bëhet fjalë për rreth 20 biseda telefonike që sipas Prokurorisë janë zhvilluar mëngjesin e 9 majit. Disa nga të akuzuarit kanë reaguar gjatë seancës duke thënë se ata nuk janë të përfshirë në këto biseda pavarësisht pretendimeve të prokurorisë. Avokati Naser Raufi, tha se zërat që dëgjohen janë të disa personave tjerë dhe jo të personave të akuzuar në rastin “Lagja e Trimave” “Kemi më shumë se 15…
Më shumë se 6 mijë qytetarë janë nënshkruar në peticionin e quajtur “Stop për Rrotulluesen Panoramike”. Qytetarët e Shkupir kërkojnë që të ndalohet ky objekt i madh i cili do të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe thuhet se do ta ndryshojnë tërësisht fytyrën e qytetit. ”Rrotulluesja Panoramike” nuk ka asnjë logjikë ekonomike dhe gjithashtu si projekti “Shkupi 2014″ është harxhim i pakontrolluar i parave të qytetarëve”, deklaroi ish guvernatoi i Bankës Popullore të Maqedonisë, Petar Goshev. Sipas tij më e keqja është që paratë për këtë objekt nuk janë të fituara nga ekonomia e shtetit, por nga kreditë e…