Për nxënësit dita e nesërme është dita e fundit e shkollës në gjysmëvjetorin e e parë nga viti 2016/2017. Rreth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 nxënës të shkollave fillore dhe 80.000 të shkollave të mesme, do të jenë në pushim dimëror dhe në bankat shkollore do të kthen më 18 janar. Në vitin shkollor duhet të ketë 180 ditë pune, duke pasur parasysh se gjatë këtij vitit më shumë festa janë në ditët e punesë, pushimi dimëror do të jetë më i shkurtër për një ditë, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Author: Rilinda
Muhamet Zekiri Pas kesaj cope letre qendrojne mijera qytetare qe votuan dhe dhane mbeshtjetjen e tyre qe une te jem i zgjedhuri i tyre. Eshte ndere dhe para se gjithash pergjegjesi per mua perkrahja Juaj e madhe dhe besimi Juaj ndaj meje. Do te jem zeri Juaj ne çdo moment dhe do te jem ne sherbimin Tuaj. Po mos te ishit Ju une sot nuk do te isha ketu ku do te jem ne Parlament. Ne momentin qe vëreni se nuk jam ne krye te detyres, ju bej thirrje zeshem te me kritikoni dhe kerkoni llogari nga une. Por me…
Profesori universitar, Ljubomir Fërçkovski dje në një emision në Telma theksoi se nëse LSDM-ja vjen në pushtet ajo që duhet të bëjë janë dy gjëra të rëndësishme, reforma rrënjësore në gjyqësor, ku gjyqtarët e rinj do ti zgjedhin ndërkomëtarët. “Së pari të shpërbëhet gjyqësori dhe të lëshojë gjyqtarët ekzistues. Gjyqtarët e rinj t’i zgjedh faktori ndërkombëtar si ajo që të duket si Maqedonia humb sovranitetin e saj dhe protektoratin”, ka deklaruar Fërçkovski.
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në ora 11 do ta ketë fjalimin e tij vjetor. Në dy vitet e fundit të krizës politike në Maqedoni, Ivanov mbajti detyrën si kryetar kandidati i OBRM-PDUKM-së, kryesisht kaloi në qetësi dhe heshtje. Vitet e mbetura në detyrë, ai kurrë nuk bëri një hap në atë që do të mbahet mend si kryetari i të gjithë qytetarëve, e ka mbështetur haptazi partinë që e nominoi dhe nga ana tjetër e ka kritikuar LSDM-në opozitare. Nuk mund të gjendet ndonjë procedurë e cila do të mbahet mend, ndërkaq nuk ka pasur fuqi, por as…
Edhe Kumanova së fundi ka probleme me ndotjen, sidomos gjatë stinës së dimrit, pasi që shumica e qytetarëve ngrohen me dru. Tymi i oxhaqeve të ngritura në ajër duhet edhe me sy, por edhe matësit elektronik sipas Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor tregojnë rritjen e nivelit të ndotjes dhe të grimcave PM. Sipas të dhënave të Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë”, qytetarët gjatë këtij viti kanë porositur mbi 415 mijë metër kub drunj për ngrohje. Ata nuk e mohojnë faktin se ka prerje të paligjshme të drunjtëve dhe sipas drejtorie qendrore vjedhja e tyre nga malet rrit shifrën…
Rreth 80 vepra të artistëve të Maqedonisë nga të gjitha gjeneratat do të vendosen sot në Çifte Hamam, në kuadër të ekspozitës ‘Abstraktja në pikturën dhe skulpturën e Maqedonisë’. Ekspozita, në mënyrë retrospektive i përpunon dukurinë dhe zhvillimin e artit abstrakt në pikturën dhe skulpturën e Maqedonisë prej viteve të 60 të shekullit 20 e deri më sot, duke theksuar artin abstrakt si shprehje dominante në artin figurativ në Maqedoni, ndërkaq e përgatiti Zllatko Teodosievski, njofton AIM. Vizitorët do të kenë mundësi të shohin vepra nga Reshat Ahmeti, Petar Mazev, Dimitar Avramovski-Gute, Petar Haxhi Boshkov, si dhe vepra të shumë…
Është normalizuar komunikacioni në rrugën magjistrale A3 ‘Resnjë-Manastir-Prilep’, te lagjja Bair, njofton AIM nga LAMM. Komunikacioni ka qenë i ndërprerë prej mbrëmë nga ora 18:10 për shkak të bllokimit nga ana e komunitetit rom. ********** Vazhdon të mbetet i bllokuar aksi rrugor Resnjë-Prilep Aksi rrugor A3 nga Resnja përmes Manastirit drejt Prilepit afër Bairit është në ndërprerje nga dita e djeshme, prej orës 18:10. Ndërprerja është përshkak bllokimit nga ana e komunitetit rom, kurse komunikacioni po drejtohet drejt Manastirit.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në orën 11 do ta mbajë fjalimin e saj vjetor, njoftoi kabineti i tij. Fjalimi vjetor në vend në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të jetë nga kabineti i Ivanovit, sepse përbërja e re kuvendit end nuk është konstituar.
Administrata Obama përgatitet të njoftojë një sërë masash ndëshkuese kundër Rusisë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. CNN thotë se veprimet që pritet të ndërmerren përfshijnë sanksione dhe masa diplomatike. Individë të lidhur me fushatën ruse të vjedhjes së informacioneve, sidomos nga Partia Demokrate diskutohet të identifikohen publikisht. Ministria e Jashtme ruse reagoi përmes përfaqësueses zyrtare të saj, Maria Zakharova, e cila tha se nëse Uashingtoni ndërmerr ndonjë hap agresiv, atëherë përgjigjen do ta ketë të së njëjtës monedhë. Po u prekën misionet diplomatike ruse në Amerikë, paralajmëroi Zakharova, ne do të hakmerremi tek diplomatët amerikanë…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Në male do të ketë kushte për borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende edhe erë e fuqishme veriore e cila më shumë do të jetë e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit, në pjesët lindore dhe në malet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej minus një deri në gjashtë gradë Celsius. Në Shkup mot i ndryshueshëm me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende edhe erë…
Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta i është drejtuar Arben Llabënishtit të “Besës” se “nëse i mbështetni nismat për interesat e shqiptarëve, urdhëroni ejani në takim. “Aty do i paraqitni gjitha idetë e juaja për të mirën e shqiptarëve. Aty do i ndajmë përgjegjësitë që të realizohet programi i cili do votohet në Kuvendin e Maqedonisë…Nëse hyjmë në koalicion të bashkuar do ndajmë përgjegjësitë në ekzekutiv”, ka thënë Bejta në emisionin Click plus në TV21.
Bekim Fazliu nga PDSH-ja sonte në Click Plus në Tv21 u shpreh se PDSH-ja është për takim, por me kusht që të japin dorëheqje kryetarët e partive poltike shqiptare që i kanë humb zgjedhjet. “Sa i përket tryezës ku ftohen të gjithë partitë politike shqiptare, jemi pro, por me kusht që të japin dorëheqje kryetarët e partive poltike shqiptare aktuale për shkak se i kanë humbur zgjedhjet” u shpreh Fazliu. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/923732987756906/