Author: Rilinda

eanca duhet të fillojë në ora 13 dhe duhet ta udhëheq kryetari në largim, Trajko Veljanoski. Përbërja e nëntë parlamentare do të ketë 120 deputetë. Më tepër mandate ka fituar koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE51, koalicioni i drejtuar nga LSDM-ja 49 mandate, BDI 10, koalicioni Rilindje me Besë 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 mandate. Ndërsa nuk do të ketë deputetë nga diaspora për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të votave. Kryesuesi me seancën e parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilët sipas nevojës e zëvendësojnë në udhëheqjen me seancën, pastaj me thirrje të deputetëve…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë stabil dhe i thatë me mëngjes i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri në dy, ndërsa e ditës prej minus dy deri në gjashtë gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit deri minus pesë dhe të ditës deri në tre gradë. Për natën e Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët dhe shumë i ftohtë me temperaturë prej minus 14 deri në gjashtë gradë.

Lexo më Shumë

Kontestimi i bisedave të përgjuara të Grupit të Kumanovës të cilat ditë më parë i shpalosi Prokuroria në seancë gjyqësore, rrit dyshimet për manipulime gjatë procesit të gjykimit. Ekspertët rekomandojnë ekspertizë zëri por një mundësi e tillë nuk ekziston në Maqedoni. “Tani është radha e prokurorit që të tregojë se pikërisht ato biseda janë të tyre, ndërsa kjo bëhet vetëm përmes ekspertizës. Keni në njohuri se disa prej “bombave” të opozitës i është bërë ekspertizë. Ne nuk kemi një mundësi të tillë teknike në Maqedoni dhe patjetër duhet të bëhet jashtë vendit, gjë që vë në pikëpyetje çmimin dhe kohën”,…

Lexo më Shumë

Lëvizja ekologjike “Për ajër të pastër” inicioi peticion për grumbullimin e nënshkrimeve në shenjë revolte ndaj injorimit të problemit të ndotjes së ajrit nga ana e institucioneve kompetente. Përmes një komunikate me shkrim nga kjo lëvizje kërkojnë që qeveria urgjentisht të sigurojë të dhënat e sakta mbi arsyet e ndotjes, me qëllim që të gjendet një zgjidhje efikase. “Çdo ditë jemi dëshmitarë të numrit të madh të fëmijëve nga sëmundjet respiratore, ndërsa rastet e vdekjes nuk bëjnë përjashtim. Autoritetet e qytetit kanë prioritete më të mëdha nga ajo që të ju sigurojnë jetë të shëndetshme qytetarëve. Apelojmë deri te Qeveria,…

Lexo më Shumë

Ai në një deklaratë për Alsat ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë sërish në pranverë për kryetarë komune Strugë, 28 dhjetor – Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela theksoi dje se ka vendosur që ta lëshoje vendin e kryetarit të komunës së Strugës, pasi që nga qytetarët ka marr besimin që të bëhet deputet. Ai në një deklaratë për Alsat ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë sërish në pranverë për kryetarë komune. “Askush nuk duhet që të jetë në funksione publike ashtu si kryetari i komunës më shumë se dy mandate,…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 21:00 hajduti i maskuar si ‘Baba Dimri’ ka grabitur duke kërcënuar me një armë zjarri në një dyqan të Shkupit. Policia ka informuar se incidenti ka ndodhur në rrugën Budapest, në Taftalixhe dhe se ‘Baba Dimri’ hajdut ka marrë qarkullimin ditor dhe pastaj ka ikur në drejtim të panjohur. Kompetentët punojnë në sqarimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Pjesa e parë e autostradës Arbën Xhaferi nga rrethrrotullimi i madh i Prishtinës e deri në fshatin Babush të Lipjanit pritet të lëshohet për qarkullim këtë të shtunë. Lajmin e ka bërë publik, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku në konferencën e fundvitit për media, transmeton Koha.net. Zharku ka bërë të ditur se nga buxheti i përgjithshëm prej 199 milionësh, 148 milionë euro prej të cilave kanë shkuar në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit. Nga vendimi i djeshëm i qeverisë, kjo ministri vitin e ardhshëm do të ketë 10 milionë euro më shumë. Investimet në infrastrukturë nga huamarrja kanë arritur…

Lexo më Shumë

Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë do të ketë 62 deputetë të rinj dhe 58 nga përbërja e kaluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të zgjedhur nga populli edhe në përbërje të tjera. Nga 120 deputetët e zgjedhur, 38 janë femra. Përbërja e Parlamentit dhe kjo shifër e përfaqësimit të grave do të mund të ndryshohet pas formimit të qeverisë nëse disa nga deputetët zgjidhen në funksione në pushtetin ekzekutiv ose nuk e pranojnë mandatin për shkaqe të caktuara. Mandate kanë fituar koalicionet e kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, BDI, PDSH, BESA dhe Aleanca për shqiptarët. Koalicioni i…

Lexo më Shumë

Kritika nga anëtarësia e vjetër ka edhe ndaj funksionarëve të rinj të cilët nuk duhej t’i afrohen partisë, dhe jo të marrin pozicione të larta. Ata janë distancuar nga populli, kështu ka vlerësuar Manojill Jakovleski, si njëri ndër themeluesit e VMRO-DPMNE, në një intervistë për Faktor 24, i cili ishte i angazhuar si koordinator i veteranëve dhe anëtarësisë së vjetër të partisë. Jakovlevski, thotë se një pjesë e mirë e tyre çka më shumë u kemi ndihmuar, na kanë kthyer shpinën. Në pyetjen se a duhet VMRO-DPMNE të demokratizohet, sepse ka përceptime se është shumë parti qendrore dhe nuk ka…

Lexo më Shumë

Portali Sakte.net nuk do ta publikonte këtë reagim nëse nuk do të apostrofohej në debatin “Click”, të Tv 21 – Maqedoni nga ana e sekretarit të përgjithshëm, Arben Taravari (në dorëheqje siç e thekson ai vetë), dhe të akuzohej pa asnjë bazë se do të publikojë materiale që ekzistojnë vetëm në imagjinatën e Taravarit! Nuk është e ndershme Arben Taravari që të paragjykoni dhe të shpifni haptazi në një medium tjetër se, po ju citojmë: “Ka qenë një luftë mediale, histeri mediale dhe atë e dini prej kujt? Ne goditjet më të mëdha i kemi prej këtyre të cilët deshëm…

Lexo më Shumë

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në fjalimin e tij të fundvitit përveç politikanët vendor ka kritikuar edhe faktorin ndërkombëtarë. Duke shënuar ngjarjet më të rëndësishme që shënuar vitin që po e lëmë pas, Ivanov nuk harroi ta kritikojë as Prokurorinë Speciale Publike, e cila sipas tij është e politizuar edhe pse vet e ka nënshkruar. Ai nga qytetarët dhe politikanët për vitin e ardhshëm ka kërkuar vullnet për pajtim në interes të interesave shtetërore. “Viti 2016 ishte i vështirë jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin, Europën dhe botën. Në vend të prizmit për bashkëjetesë dhe respekt,…

Lexo më Shumë

Maqedonia përballet me një sfidë .Nëse qytetarët më 11 dhjetor votuan për të hequr qafe regjimin (mbi 612,000) tani janë në heshtje dhe do të lejojnë që qeveria e re të hartohet nga hajdutët e vjeter VMRO-DPMNE dhe BDI, atëherë ata padyshim meritojnë gjysmën e dytë të shpalljes së Aretinos.( Shkrimtar Italian) Në këtë Vit te Ri kemi një eufori disi të njohur festive. Si kurrë më parë, pasiguri dhe ankth, nëse do të mbizotërojë festa dhe gëzim.A do kemi ndryshime. Në vend të kësaj ne nuk pyesim veten se çfarë do të sjellë Babadimri, ne pyesim veten se çfarë…

Lexo më Shumë