Nuk kemi as edhe një interes më të vogël që të bëhemi pjesë e një qeverie që do të bëhej me politikanë të inkriminuar dhe të dyshuar nga Prokuroria Speciale. Kështu ka deklaruar lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në intervistën për Revistën SHENJA, në të cilën ka shtuar se ata nuk mund ta marrin barrën e qeverisjes pa diskutim të platformës së tyre RIDEFINIMI si dhe pa qenë transparente dhe e afatizuar ajo marrëveshje. “Në të kundërtën, do ta pranojmë rolin e opozitës dhe mendojmë se edhe nga ai pozicion mund të ndihmojmë shumë. Ju mund ta shihni edhe…
Author: Rilinda
Shkrimtari Kim Mehmeti ka komentuar situatën aktuale në vend dhe kalkulimet lidhur me formimin e një qeverie të re. Ai ka komentuar edhe informacionet për koalicionim të mundshëm të BDI-së me VMRO-në, ose LSDM-në. “Ka paralajmërime se BDI do i bashkëngjitet qeverisë së LSDM’së maqedonase, me çka do e shkelë parimin me të cilin vite me radhë e arsyetonte vasalizmin e saj në regjimin e DPMNE-BDI: se duhet respektuar vullnetin e popullit dhe vendin duhet ta qeverisin partia fituese e bllokut etnik maqedonas dhe e atij shqiptar! Me çka pra do shihet se parimet e drejtuesve të BDI’së, nuk kanë…
LSDM në një komunikatë ka shkruar për ajrin e ndotur si dhe në ditët më të ndotura të ajrit do të caktojmë transport falas. ‘Ndotja e ajrit në vend është 20 herë më e ndotur, vetëm Qeveria e re do t’i mbrojë qytetarët! Qeveria e re e përgjegjshme të qytetarëve të Maqedonisë ende në seancën e parë seriozisht do t’i qaset zgjidhjes së problemit me ajrin e ndotur, çka 10 vite është duke e dëmtuar shëndetin tonë’. Nga LSDM thonë se reduktimi i ajrit të ndotur kërkon qasje sistematike nga qeveria përgjegjëse. LSDM, thekson, se një nga masat urgjente, në…
Institucionet shtetërore duhet të shqyrtojnë me seriozitet deklaratën e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiç i cili tha se Serbia ka gabuar që ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues, vlerësojnë analistët. “Daçiq e ka thënë deklaratën ose analizën me emocione, por kjo ka edhe pasoja tjera meqenëse të gjithë ne e dimë se vjen një kohë kur Serbia po ashtu fuqizohet duke marrë përkrahjen nga Rusia si dhe duke lënë hapësirë për zhvillimin e neonacizmit ose xixave tjera për konflikte të mundshme në rajon. Kjo është çështje serioze dhe besoj se Serbia nuk e mendon me seriozitet atë që e…
Drejtuesit dhe 700 punëtorët e Jugohromit akoma nuk kanë marrë përgjigje nga komisioni shtetëror i shkallës së dytë, pas ankesës së tyre për mos mbylljen e kombinatit. Kreu i Sindikatës së punëtorëve Bajram Amiti shpreson në përgjigje pozitive nga komisioni dhe rifillimin e punës së shpejti. “Bisedimet janë në rrjedhë e sipër me udhëheqësin me drejtorin gjeneral dhe shpresoj se do të kemi sukses , por deri më tani nuk kemi ndonjë vendim përfundimtarë. Ankesën që e dërguam deri tek komisioni i shkallës së dytë presim një përgjigje prej tyre dhe mendoj se duhet të kemi një përgjigje pasi që…
VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk komentojnë platformën e paralajmëruar nga partitë parlamentare shqiptare në Maqedoni. Burime nga VMRO thonë se për momentin nuk kanë qëndrim rreth kësaj çështjeje, pasi ka shumë elemente të panjohura. E para, ata nuk i dinë pozitat përfundimtare të platformës së paralajmëruar dhe më pas nuk është e njohur nëse ato qëndrime do të jenë pozicionime fillestare për fillimin e negociatave apo pozicionime të fundit. Nga VMRO thonë se akoma nuk e kanë marrë mandatin që të dalin me qëndrim konkret. “VMRO-DPMNE e fitoi besimin e qytetarëve dhe fitoi në këto zgjedhje, kështu që është e pritshme…
Deponia në qytetin e Tetovës assesi të pastrohet. Përkundër paralajmërimeve se deponia do të pastrohet deri në fund të dhjetorit, sot aty vërehen mbeturina të shumta por edhe kafshë të ngordhura. Banorët rikujtojnë premtimin e kryetares së Komunës Teuta Arifi se kjo deponi shumë shpejtë do të shndërrohet në park, raporton Alsat-M. Nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova thonë se deri tani është bartur 70 për qind e mbeturinave. https://www.youtube.com/watch?v=omSPSj9AisA
Deri në fund të këtij muaji 65 deputetë nga përbërja e kaluar, përderisa nuk kthehen në vendet e vjetra të punës ose janë pa punë, kanë të drejtë deri te Kuvendi të parashtrojnë kërkesë për kompensim të pagës, e cila sipas ligjit do të jetë në varësi nga kohëzgjatja e mandatit, por më së shumti deri në një vit. Këto dispozita rrjedhin nga Ligji për paga dhe kompensime të tjera të deputetëve në Kuvend dhe përzgjedhësve të tjerë dhe personave të emëruar dhe ndryshimet e Ligjit për deputetë nga korriku i vitit 2014 dhe zbatohen për herë të parë. Me…
Pesë vite nga promovimi i sheshit “Skënderbeu” në Shkup për të cilin u tha se do të ndërtohet në tre faza brenda dy viteve, ende nuk kanë përfunduar punimet për fazën e dytë. Afati i parë për përmbylljen e punimeve ishte caktuar në vitin 2014, por i njëjti u shkel ndërsa aktualisht po punohet vetëm në ndërtimin e një tarrace mbi bulevardin Goce Dellçev, raporton Alsat-M. Stërzgjatja e punimeve ka shkaktuar tollovi në këtë pjesë që është ndër më të frekuentuarat në kryeqytet. Sheshi në fjalë ishte paraparë që të ndërtohet në tre faza, me një kosto të përgjithshme prej…
VMRO-DPMNE dje në një konferencë shtypi ka kërkuar nga kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski urgjentisht të merr masa konkrete me qëllim për të reduktuar ajrin e ndotur në Kumanovë. Në fushatën parazgjedhore LSDM premtoi masa për reduktimin e ajrit të ndotur, kurse në Kumanovë ku udhëheq LSDM me vite nuk është ndërmarrë asnjë masë. ‘Për momentin Kumanova është qyteti më i ndotur në Maqedoni me nivelin e grimcave PM10 prej 220 mg/m3. Shihet qartë se kryetari i komunës dhe qeverisja lokale nuk bëjnë asgjë dhe nuk ndërmarrin asnjë masë me qëllim për ta reduktuar ajrin e ndotur në…
Mediet maqedonase e kanë vlerësuar Dime Spasovin si politikanin më të keq për vitin 2016″>2016. Politikat e ndjekura nga Spasov, vendimet në Ministrinë për Punë dhe Politkë Sociale, dy aksidentet e tij dhe ikja nga policia e shumë procedura dyshimi të cilat ngritën zemërim te opinioni, e kanë bërë atë të vlerësohet si politikani më i keq për vitin që lamë pas, nga kritikët dhe mediumet opozitare. Përveç se mbeti pa funksion, e cila ishte në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos, ku i’a ‘mori’ Frosina Remenska nga LSDM, por ai edhe në jetën e tij private ka përjetuar momente të…
Shfrytëzuesit e transportit publik nga fillimi i këtij viti duhet detyrimisht të posedojnë kartelë elektronike edhe për udhëtim në automjetet e transportuesve privat. “Kartela elektronike mund të merret në të gjitha vendet shitëse të NPK Shkup, në vendet shitëse shtesë të rrjetit për shitje në 50 lokacione të ndryshme dhe në të gjithë autobusët e NPK Shkup dhe transportuesit privatë”, informon Qyteti i Shkupit. Me hyrjen në fuqi të sistemit të integruar tarifor, Qyteti i Shkupit solli vendim për periudhë promovuese prej një muaji, me ç’rast me çdo kartelë të blerë elektronike të jopersonalizuar pasojnë pesë udhëtime me autobusë pa…