Maqedonia do investime të huaja por investimet e huaja nuk e duan Maqedoninë. Në vitet e kaluara pritshmëritë prej investuesve të huaj ishin lartë në agjendë, veçanërisht në partinë e deritanishme qeverisëse VMRO-DPMNE. Me kalimin e viteve, pritshmëritë vazhdimisht zvogëlohen. Në programin parazgjedhor të vitit 2008, VMRO-DPMNE premtoi investime të huaja të cilat deri në vitin 2012 duhej të arrinin deri 700 milion euro për vit. Kur llogaria nuk ju doli, në zgjedhjet e parafundit të vitit 2011 premtoi investime të huaja që deri në 2015 do të arrinin deri 600 milion euro për vit, por pasi që edhe ajo…
Author: Rilinda
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti uron besimtarët të krishterë ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes duke uruar që ky vit të jetë vit i bashkëpunimit ndërshqiptar. “Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju shpreh urimet tona më të përzemërta me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjes. Të dashur bashkëkombës, motra e vëllezër shqiptar të besimit të krishterë ortodoks , Kjo festë e shpresës dhe besimit na gjenë në moment kur në Kuvendin e Maqedonisë,tanimë, kemi edhe deputet shqiptar ortodoks. E nënvizoj me krenari…
Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, sot e ka mbajtur liturgjinë e Krishtlindjeve në një kishë në Beograd. Në këtë liturgji kanë marrë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të Serbisë, përfshirë presidentin, Tomisllav Nikolliq. Irinej ka kërkuar nga besimtarët që t’i luten Zotit për t’i fikur armiqësitë ndërmjet njerëzve, raporton agjencia Beta. Një pjesë e liturgjisë i është kushtuar edhe lutjeve për Kosovën, të cilën Irinej e ka quajtur “djep shpirtëror dhe kombëtar”. “Derisa të ketë serbë, do të ketë Kosovë. Kosova është shpirti i Serbit”, tha Irinej. Radio Televizioni i Serbisë ka raportuar sot se për të parën…
Lëvizja BESA shpreh shqetësimin e saj për situatën në fshatrat e Malësisë së Karadakut, të cilët janë plotësisht të bllokuar nga reshjet e mëdha të dëborës dhe apelon deri te organet lokale dhe qendrore që urgjentisht t’u dalin në ndihmë banorëve të kësaj ane. Tashmë dy ditë me radhë banorët e fshatrave Tanushë, Malinë dhe Brezë mbeten të bllokuar nga reshjet e borës dhe rrezikojnë të mbeten pa ushqime dhe ilaçe për të sëmurit, ndërsa autoritetet deri në këtë moment kanë treguar një mospërfillje dhe mosinteresim shumë të madh përderisa gjendja në terren kërkon intervenim urgjent. Prandaj edhe një herë…
ryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me rastin e festës së Krishtlindjeve, ka dërguar urim deri te të gjithë qytetarët të cilët e festojnë, si dhe te kryepeshkopi i kishës ortodokse, Stefani. “Kjo ditë e madhe e lindjes hap rrugë të jetës që zgjodhëm, qytetarë të nderuar. Do të jemi të lumtur, fëmijët do të jenë të buzëqeshur, do të jetojnë jetë cilësore dhe të qetë. Bekimi ynë është në besimin që e kishim se kjo është e mundur dhe për këtë asnjëherë mos ndaloni të besoni në vlera”, thuhet në urimin e Zoran Zaevit. Ai më tej shton se duhet…
Kafshët shtëpiake të ruhen të mbyllura në stalla, t’u sigurohen strehim adekuat, ushqim të mjaftueshëm dhe ujë. Të kihet kujdes për higjienë në objekte, rregullisht të pastrohen mbeturinat dhe të ndërrohet shtorja e ndyrë me të re. Këto janë një pjesë e rekomanimeve nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) gjatë motit të ftohtë. Sipas AUV, nëse nuk ekziston mundësi që kafshëve menjëherë t’u sigurohet strehim, përkohësisht mund të përdoren batanie ose një lloj tjetrët mbulesa, por duhet të ketë kujdes që ato vazhdimisht të jenë të thara. Kafshët nuk mund dhe nuk duhet që nevojat e tyrë për ujë…
Miza në bukë, ajkë me afat të skaduar dhe mish me erë të keqe. Këto janë vetëm një pjesë e 305 parashtresave të qytetarëve të drejtuara deri tek Departamenti për mbrojtjen e konsumatorëve pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), shkruan gazeta KOHA. Prej parashtresave që janë paraqitur prej fillimit të vitit 2016 e deri në muajin nëntor të vitit të kaluar, 105 kanë qenë përmes telefonit falas për konsumatorët, rritje kjo që tregon se ngritët vetëdija e qytetarëve rreth ushqimit që konsumohet. Gjithashtu inspektorët e autorizuar në të gjithë qytetet e Maqedonisë reagojnë edhe ndaj propozimeve që parashtrojnë qytetarët…
Gjithsej 15.800 persona të prekur nga gripi kanë kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore, përfshirë këtu edhe të premten e kaluar, njoftoi në konferencë shtypi këshilltari shtetëror në Ministrinë e shëndetësisë, Jovanka Kostovska. “Nga të dhënat me të cilat posedojmë në Institutin e shëndetit publik, deri në javën e kaluar janë paraqitur rreth 9500 të prekur nga gripi. Me siguri ky numër është më i madh sepse ka të tillë që se kanë vizituar mjekun dhe janë kuruar në shtëpi. Ose, deri të premten e kaluar gjithsej kemi 15.800 të prekur, por ky numër pritet të rritet këto ditë. Nga Klinika…
Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, përmes një deklarate të përbashkët, të cilën e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, kanë shprehur përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Partitë Shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “Rilindje me Besë”, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, siç thuhet në deklaratë, angazhohen për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase…
Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” është alarmuar një gjendje e jashtëzakonshme,pasi që si pasojë e temperaturave të ulëta, nuk mund të Aterojnë dhe Materojnë aeroplanët. Disa nga aeroplanët kanë ateruar në Beograd dhe Prishtinë ndërsa disa nga aeroplanët gjenden ende duke bërë qarqe rreth Shkupit deri sa të u sigurohet një aterim sa më i sigurtë, transmeton Shkurt Shqip. Në Aeroport është një kaos i madh dhe të gjithë udhëtarët janë në panik.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet i rënduar në kushte dimërore, në korosi të lagura dhe me borë. Ekipet e “Rrugët e Maqedonisë” kanë intervenuar për pastrimin e borës, mirëpo akoma ka ndalesa në disa akse rrugore. Ndalimi për lëvizje të makinave prej sot në mëngjes është vendosur në drejtimin rrugorë fshati Krupishtë-Probishtip. Ndërsa për të gjitha llojet e makinave në ndalesë është edhe rruga Kumanovë-Shën Nikollë, për shkak të borës së papastruar. Ndërkaq drejtimi Veles-Shtip nëse nuk ka nevoja urgjente, institucionet rekomandojnë që të shmanget për shkak të erës së fortë.
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me re dhe shumë i ftohtë, pasdite do të paraqitete edhe erë e fortë veriu. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -19 deri -9 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej -13 deri -6 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë do të jet moti i ngjashëm me disa periudha të shkurta diellore me temperaturë maksimale deri -9 gradë celcius.

