Kryetari i Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe kryeministri teknik Emil Dimitriev, sot gjatë kohës së kremtimeve të krishtlindjeve dërguan edhe porosi politike. Dimitriev uroi të mbizotërojë arsyeja për tejkalimin e kësaj – siç u shpreh – kohe turbulente. Ai njëherazi pret që procedura për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë do të jetë brenda afateve ligjore. Ndërkaq kryetari i vendit, Ivanov, në pyetjen se kur dhe cilës parti do t’ia jap mandatin për formimin e qeverisë së re, u përgjigj se do të veprojë në pajtim me Kushtetutën. “Deri tani nuk pati kurrfarë problemesh, as në zbatimin e zgjedhjeve, as…
Author: Rilinda
Për të parë se shqiptarët në Maqedoni janë të diskriminuar nuk të duhet ndonjë investigim shumë i madh. Mjafton të hedhësh një sy orareve për Transport Publik dhe do të shohësh një realitet të jetës së përditshme, i cili është i hidhur, por të cilin shqiptarët po e përballojnë me zor të madh. Një qytetarit nga Studenicani i ka ndodh që të pres autobusin plot dy orë, ndërsa autobusët për në vendbanimet maqedonase kalonin cdo 15 minuta. “Nëpër vendbanimet maqedonase, ndërmarrja për Transport publik ka në dispozicion autobusë në çdo 15 minuta, kurse tek vendbanimet shqiptare lëre që ka rrallë,…
Në aksin rrugor Kumanovë-Shën Nikollë është vendosur ndalesë për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve në dy drejtime. Siç njoftoi LAMM, ndalesa për zhvillimin e komunikacionit është vendosur në orën 14:20, sepse në rrugë ka automjete dhe punohet në pastrimin e rrugës. Pasdite prej orës 15:10 sërish është vendosur ndalesa për lëvizje të automjeteve ngarkuese në kalimin malor Pletvar, përderisa në drejtimin rrugor Kumanovë – Kriva Pallankë komunikacioni po zhvillohet në mënyrë të vështirësuar për shkak të shtresave të grumbulluara të borës. Në kalimin malor Pletvar dhe drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër ende vlen ndalesa për lëvizje të automjetev…
Rruga drejt kufirit Maqedoni-Kosovë është e pastruar, por jo edhe rruga që çon deri te dogana. E për këtë në hall janë tregtarët e biznesit, të cilët nuk po munden të arrijnë deri te dogana e cila nuk është në funksion për shkak borës. Kamionët me mallra ushqimore dy ditë radhazi po vazhdojnë të qëndrojnë të pa zhdoganuar, njofton TV21. Tregtarët të revoltuar nga pritja e gjatë. Shprehen se prodhimet e tyre mund të ngrijnë dhe të dëmtohen nëse akoma qëndrojnë të ngujuar nga moti i keq. Nga drejtoria e doganës së Maqedonisë kërkuam përgjigje se për ç’arsye vazhdon bllokimi…
Ekspertët juridik thonë se partitë shqiptare duket të kushtëzojnë mbështetjen e qeverisë në Kuvend me platformën e përbashkët. Profesori Jusuf Zeneli, thotë se fillimisht duhet të miratohen pikat e platformës ndërsa më pas të votohet qeveria, përcjell Alsat. Pikërishtë këtu do të jetë edhe beteja më e madhe që mospjesëmarrja në qeveri pa realizimin e këtyre premisave dhe mendoj se nuk mund të zgjidhet qeveria në një shtet multietnik siç është Republika e Maqedonisë edhe pa pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe nëse kjo do të zbatohet në praktik kjo qëndrueshmëri e subjekteve politike un mendoj që do të arrihet dhe deri…
Edhe pse reshjet e borës kanë pushuar, shumë fshatra malor të Shkupit vazhdojnë të jenë të bllokuar. Ekipi i televizionit Alsat sot udhëtoi drejt fshatit Raoviç por ngricat në rrugë dhe bora pamundësoi mbërritjen në fshat. U ndalëm në fshatin fqinjë Bukoviç për të vazhduar në këmbë disa kilometra. “Dhjetëra banorë të fshatit Raoviq tashmë tre ditë kanë mbetur të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të bllokimit të rrugës nga bora. Ata thonë se nuk mund të zbresin dot në qytet për tu furnizuar me prodhime të ndryshme ushqimore, ndërkohë ankohen se shumë prej familjeve që jetojnë në…
Që prej dy ditësh fshati Jazhincës i Tetovës pranë kufirit me Kosovën rezulton i bllokuar nga reshjet e dëborës. Banorët mundohen vet të pastrojnë rrugët, pavarësisht vështirësive që sjell era e fuqishme që fryn pa ndërprerë. Situatën edhe më tepër e vështirëson mungesa e ambulancës dhe mjekëve në këtë vendbanim. Kjo gjë i detyron banorët që në këmbë ti dërgojnë të sëmurët në ambulancën më të afërt, që është tetë kilometra nga fshati i tyre. “Personalisht për vete flas, kam dy të anëtarë shumë të sëmurë në shtëpi nënën e kam të sëmurë me grip nuk kam aspak mundësi ti…
Ministri i Ambientit Jetësor Bashkim Ameti, është i prerë se hapja e kombinatit Jugohromit nuk mund të bëhet pa u ndërtuar sistemi i filtrave. Ai thotë se kjo tashmë është një çështje e mbyllur, por nuk sqaron nëse Jugohromit do ti vazhdohet ndalesa për punë edhe pas skadimit të afatit për mbylljen e këtij ndotësi. Kjo është një çështje të cilën ne e kemi konsumuar e kemi njoftuar opinionin , njerëzit janë të njohur me situatën e tanishme para dhe pas zgjedhjeve dhe ata do të duhet që të vendosin filtrat e dinë ata – deklaroi Bashkim Ahmeti, ministër i…
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përshëndetur platformën e përbashkët të arritur mes partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, e cila është arritja më e madhe e shqiptarëve në vitet e fundit në Maqedoni. Hoxhaj tha se gatishmëria e liderëve shqiptarë në Maqedoni për të dalë me një platformë të përbashkët është sinjali më i mirë për fillimin e një etape të re të përfaqësimit të denjë të interesave shqiptare në Maqedoni. “Platforma e përbashkët duhet të synoj të përmbush qëllimet bazike të shqiptarëve në Maqedoni sikurse arritja e barazisë etnike si element shtetformues, dhe zyrtaarizimin e…
Rreth 68,5 kilogramë marihuanë janë gjetur nga inspektorët doganorë në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë kontrollit të një furgoni në një bunker të bërë në mënyrë speciale. Siç kumtoi Drejtoria doganore, pardje rreth orës 22:30 minuta në Bllacë në hyrje në Republikën e Maqedonisë është ndalur një furgon i kombinuar (për udhëtarë dhe transportues) me targa kroate, të drejtuar nga B.K., shtetas i Kroacisë. Gjatë kontrollit të automjetit me një qen doganor dhe skener dore, mes ulësve të pasme dhe pjesës së dedikuar për transport, është gjetur një bunker i bërë në mënyrë speciale. Në bunker janë vendosur 39 pako të…
Aleanca për Shqiptarët në vazhdimsi ka mbështetur idenë e bashkëveprimit politik të subjekteve politike shqiptare, duke i unifikuar objektivat programore në një dokument të vetëm si bazament politik për të ardhmen politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Aleanca për Shqiptaret në gjithë këtë proces ka luajtur rol vendimtar, konstruktiv dhe parimor . Natyrisht që ne kemi vërejtjet tona por nuk mund të pretendojmë që një dokument i përbashkët i ndërtuar në frymën e konsensusit të përbashkët të përfshi vetëm Platformën tonë politike. Kontributi ynë në hartimin e këtij dokumenti të përbashkët të Partive politike shqiptare në Maqedoni ka qenë i domosdoshëm…
Rruga në drejtim të fshatit Gurgunicë, e cila i përket Komunës së Bërvenicës prej dje pasdite është e bllokuar prej sasisë së madhe të borës. Banorët apelojnë sa më shpejtë të pastrohet rruga prej borës për atë se në fshat jetojnë njerëz dhe fëmijë të sëmurë të cilëve u duhet ushqim dhe barëra të nevojshme, shkruan Meta. “Këtu ka 400 familje. Sot dëshirojnë të shkojnë 30 familje në Gjermani të cilët erdhën në vendin e tyre të lindjes për kohën e festave të fundvitit. Erdhën prej Komunës së Bervenicës që të pastrojnë por kot, me ekskavator të vogël nuk mund…