Author: Rilinda

Në ditën e katërt pas mandatimit të Gruevskit për formimin e Qeverisë së re, partitë zyrtarisht nuk kanë nisur bisedimet. VMRO-DPMNE një ditë më parë njoftoi se partia e Ahmetit do të jetë e para me të cilën do të fillojnë negociatat por pa saktësuar se kur. Nga BDI-ja përsëritën qëndrimin se janë duke analizuar të gjitha opsionet kurse në rast të dështimit të tyre, ekziston edhe mundësia për zgjedhje të reja. Nuk ka filluar asnjë formë e komunikimit me partitë politike maqedonase. Ne ende po bëjmë analizat për të gjitha opsionet të cilat vetëm i kemi përmendur dhe shohim…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët i thërret partitë politike të shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet e mundshme të ardhshme të parakohshme, nëse asnjëra palë nuk e pranon platformën politike të shqiptarëve. Ky qëndrim vjen pas deklaratës së mbrëmshme të Ali Ahmetit, i cili tha se janë të hapura pesë mundësi, ndër të cilat edhe zgjedhje të reja. Ziadin Sela thotë se është koha që të zgjidhen çështjet e shqiptarëve në Maqedoni, ndryshe kriza politike do të thellohet. Çështja e koalicionit me OBRM-PDUKM-në është një problem tjetër që nuk i përputh qëndrimet e nënshkruesve të Platformës së partive shqiptare në Maqedoni. Afrim Gashi…

Lexo më Shumë

Sikur te shqiptarët ashtu edhe te Maqedonasit emëruesi i përbashkët është intensiteti i fortë i nacionalizmit etnik me vlera qytetare të pazhvilluara, të cilat i fshijnë ose i ulin ndasitë etnike. Kështu shkruan në kolumnën e tij të fundit profesori universitar Denko Maleski. Sipas tij, shqiptarët dhe maqedonasit duhet të mëtojnë për shtet juridik dhe sistem të qeverisjes nën kontrollin demokratik. Në këtë rast, shkruan Maleski, do të ishte i mundur edhe opsioni shqiptari kryeministër.

Lexo më Shumë

Ndërmjetësuesi për çështjen e emrit, Metju Nimic, ka thënë se po pret formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, për të vazhduar me procesin e ndërmjetësimit ndërmjet Athinës dhe Shkupit për kontestin e emrit. Nimic shprehet se i ka përcjellë zhvillimet në Maqedoni, ndërsa thotë se nuk është pjesë e mandatit të tij të merret me këto zhvillime. “Shpresojë që Qeveria e re të më ftojë në Shkup për të biseduar për hapat e radhës të procesit negociues me Greqinë. Gjithashtu, shpresoj se Maqedonia do të ketë një Qeveri të përgjegjshme, funksionale dhe me mbështetje parlamentare”, ka thënë Nimic.

Lexo më Shumë

Qenan Aliu …z. Ali Ahmeti me të njëjtin diskurs mundohet ti përgjigjet pyetjes se pse nuk u larguan nga qeverisja me Vmro-Dpmne-në asnjëher. Ai çdo herë thotë së këta mbajkan përgjegjësi se demek ne kemi menaxhuar situatat e tensionuara. z. AHMETI askush nuk ka kërkuar që ju të largoheni nga qeveria në momentet kur eskadrila e pushtetit bombardonte ,,Lagjen e trimave ,, në Kumanovë me helikopterë , me një ngjarje enigmatike ku mbetën 14 të vrarë dhe 37 u burgosën dhe gjenden para epilogut të dënohen me burgim të përjetshëm. Por, z. Ahmeti ka patur disa arsye politike për tu…

Lexo më Shumë

Lëvizni nëpër trotuare gjithmonë kur është e mundur, nëse nuk është, shfrytëzojeni skajin e fundit të majtë të rrugës dhe ndiqni automjetet të cilat u vijnë nga ana e kundërt. Mos e vraponi pas dritës së gjelbërt për këmbësorë ose autobusit, shmangni bartjen e çantave dhe sendeve tjera të cilat e prishin baraspeshën tuaj, asnjëherë mos lëvizini me duar në xhepa, gjithmonë kalojeni rrugën në vendkalimin për këmbësor. Kalimi jashtë vendkalimit për këmbësorë është tejet i rrezikshëm, posaçërisht në kushte të dukshmërisë së zvogëluar dhe kjo seriozisht mund të ndikojë në sigurinë tuaj në komunikacion. Këto janë vetëm një pjesë…

Lexo më Shumë

Me temperaturat e matura -18 gradë Celsius, Shkupi këtë mëngjes ishte kryeqyteti më i ftohtë i rajonit, Sarajeva me -17 gradë Celsius radhitet e dyta. Shumë mot i ftohtë mbizotëron edhe në kryeqytetet e tjera të rajonit, kështu që këtë mëngjes, -13 gradë Celsius janë matur në Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë, Beogradi ishte -10, ndërsa pak më të ngrohta ishin Podgorica me -6 gradë Celsius, dhe më e ngrohta ishte Tirana me -4 gradë Celsius. Përpos Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, pjesa më e ftohtë e kontinentit evropian ishte Evropa qendrore. Temperatuarat më të ulta ishin në Pragë me -16…

Lexo më Shumë

#ClickPlus, sonte, e mërkurë: 21:00 Bilall Kasami (Lëvizja BESA) 22:00 Ziadin Sela (Aleanca per shqiptarët) – Ku mbetën Rilindja me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët, në procesin e formimit të qeverisë? – A do t`i përmbahen platformës së përbashkët këto dy koalicone edhe nëse VMRO-DPMNE u bënë ofertë për partneritet? – A janë për zgjedhje të reja Sela dhe Kasami, apo kanë zgjidhje të ndërmjetme? – Përgjigjet i japin të dy liderët! Shihemi në #ClickPlus! https://www.facebook.com/tv21hd/videos/931506423646229/

Lexo më Shumë

Me ftesë zyrtare nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), më 27 nëntor të vitit 2016 Këshilli i Diplomacisë Publike të Katalonjës (Diplocat) themeloi një Mision për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (DEOM) për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016. Pesë ekipe vëzhguese u vendosën në mbarë vendin gjatë 10 ditëve. DEOM arriti në përfundimin se procedurat zgjedhore u zhvilluan në një atmosferë të qetë. Megjithatë, misioni vërejti me shqetësim se keqbërjet zgjedhore u raportuan nga bashkëbiseduesit tanë ose ishin të vëzhguara nga ekipet tona para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve. Kjo deklaratë identifikon shqetësimet specifike…

Lexo më Shumë

Banka Botërore i uli parashikimet për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë. Për vitin 2016, në vend të 3.7% fillestare, rritja u ul në 2% apo 1.7 pikë procentuale më pak se projektimet e qershorit. Për këtë vit Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.3% ose 0.7 pikë procentuale më pak sesa parashikimet në qershor. Një pjesë e ekonomistëve thonë se parashikimet janë të pritshme dhe se rritja e këtillë ekonomike nuk lejon që Qeveria të marrë borxhe si deri më tani dhe të rritet borxhi publik, njofton Alsat-M. Kjo tregon se ne nuk kemi industri dhe nuk kemi bazë, kjo…

Lexo më Shumë

Partitë politike shqiptare të Maqedonisë, BDI, LËvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, më 7 janar kumtuan se kanë dalë me platformë të përbashkët e cila do të jetë bazë për formimin e Qeverisë së re. Megjithatë, këto kërkesa, duhet të pranohen nga ndonjëparti e palës maqedonase, gjegjësisht VMRO-DPMNE ose LSDM, që të ketë dy të tertat në Kuvend. Në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit në vitin 2016, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 51 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga LSDM 49 deputetë, Lëvizja BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 deputetë. Pa shumicë prej 81 deputetë,…

Lexo më Shumë

Moti i ftohtë që ka kapluar vendin tanimë disa ditë ka bllokuar tërësisht fshatrat e Karadakut, gjëgjësisht fshatin Brezë, Malinë dhe Tanushë. Banorët e Brezës për Tv SHenja thanë se shumë njerëz ankohën nga sëmundje të ndryshme ndërsa nuk mund të shkojnë as në mjek për shkak të rrugëve të bllokuara. Ata thonë se të gjitha rezervat ushqimore i kanë harxhuar dhe se nuk kanë as ilaçe për të sëmurit. Në këto fshatra trashësia e borës arrin deri në 1.5 metra, ndërsa edhe pse banorët vazhdimisht i kanë kërkuar autoritetet e Komunës së Çuçer Sandevës, kryetari nuk u është përgjigjur…

Lexo më Shumë