Author: Rilinda

Ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu vazhdon me punën e tij të palodhshme në ministrinë të cilën e drejton. Nuhiu në hapësirat e MPB-së së bashku me punonjësit e policisë – pjestarë të bashkësive etnike në vend dhe me billbordet në gjuhën e gjithë secilit prej tyre, me dëshirë për të kultivuar në vazhdimësi konceptin se Ministria e punëve të brendshme është shtëpia e përbashkët e të gjithëve! Ajo duhet të bëhet përditë e më shumë e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike! ka shkruar Nuhiu në profilin e tij në Facebook.

Lexo më Shumë

Me kapelë me shenjën e VMRO-DPMNE-së, me mauzer si të Vanço Mihajllovit dhe me karikator si Strasho Pinxhuri, është paraqitur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në ballinën e numrit të fundit të javores “Fokus”. “Lufta e fundit e Komandantit. Ali Komita do ta luftojë Soros Pashën”, është titulli dhe nëntitulli i tekstit, në të cilin kritikohet afërsia e kryetarit t BDI-së me VMRO-DPMNE-në edhe pse për këtë afërsi pagoi çmim të madh para elektoratit shqiptar.

Lexo më Shumë

Për më tepër se një orë, skiatorë kanë mbetur të bllokuar në teleferikun në Mavrovë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Një pjesë nga skiatorët kanë vendosur të kërcejnë nga teleferiku për shkak të ftohtit! Një nga skiatorët për “Telegraf” ka deklaruar: “ Kërceva nga tre metra lartësi në dëborë, nuk durohej i ftohti. Mendoj se kam ca shtypje të vogla, por ishte shumë ftohtë që të qëndroj në lartësi”, shkruan OJQ “CIVIL“. Për momentin, sipas mesazhit të regjistruar në telefonin e Qendrës Informative të EVN Maqedonia, ndërprerje në pajisje me energji elektrike ka në Gostivar, Mavrovë, Mavrovi Anovi,…

Lexo më Shumë

Temperaturat e ulëta ekstreme që kanë kapluar javën e fundit Maqedoninë madje duke u ulur në 20 gradë nën zero, kanë prekur veçanërisht personat e pastrehë, shkruan REL. Mamut Bekirov prej vitesh jeton në rrugë. Ai thotë se nga lëmosha arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për të mbijetuar,por për të siç na rrëfenproblem paraqet i ftohti që si bëhet ballë. Bekirov për Radion Evropa e Lirë thotë se nga ngrirja ka shpëtuar falë strehimit në qendrën e të pastrehëve të Kryqit të Kuq në lagjen Momin Potok të Shkupit. “Për ushqim ne disi mund të gjendemi nga ajo që…

Lexo më Shumë

Studentë duhet patjetër të presin që të formohet qeveria e re për të marrë vesht nëse kanë fituar bursat nga Ministria e Arsimit-Maqedoni. Studentët thonë se këto bursa janë shumë të rëndësishme sepse për shumë njerëz prej tyre këto të ardhura janë vetmet. Nga MASH thonë se, për problemin nuk janë ata dhe se për vonesën i kanë paralajmëruar studentët që më 7 dhjetor 2016, në web faqen e tyre, raporton Telma. Bëhet fjalë për disa lloje të bursave, mes të cilëve janë edhe bursat për studentët e kategorive sociale, të cilët viteve të fundit i kanë shfrytëzuar rreth 1.500…

Lexo më Shumë

Gjithsej nëntë aksidente kanë ndodhur në njëzetë e katër orët e kaluara në Shkup, prej tyre në një lëndime të lehta ka marrë një person, ndërsa tetë janë me dëme materiale. Gjatë ditës së kaluar policia rrugore ka zbuluar dhe ka sanskionuar një numër të madh shkeljesh. Shtatë drejtues kanë kaluar në semafor të kuq, dy janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë drejtues i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruara, ndërsa shtatë nuk i kanë respektuar kufizimet, ndalesat dhe obligimet e paraqitura me shenjat e vendosura…

Lexo më Shumë

Nga Mensur Krasniqi Kanë kaluar katër ditë që kur Gruevski rri e pret nga pala shqiptare që t’i afrohet për të bërë të mundur formimin e qeverisë së re. Por siç dihet, kjo e fundit, në një bashkim historik, ka dalë me një platformë të përbashkët e cila e kushtëzon me disa pika koalicionin, ku ndër to veçohet dygjuhësia, ajo që kreu i VMRO-së kurrë nuk do ta dëshironte. Kanë mbetur dhe 16 ditë. Më pas, sipas afateve kushtetuese, mandati për formimin e qeverisë i kalon Zaevit në opozitë, që siç nuhatet, pa një pa dy do i pranonte kushtet…

Lexo më Shumë

Nuk janë aspak të rralla rastet kur shumë reforma në arsim figurojnë si të tilla vetëm në dokumente, sepse në praktikë nuk kanë arritur të ndryshojë asgjë thelbësore, shkruan gazeta KOHA. I tillë është edhe rasti me ditarët elektronik, të njohur si e-ditarët, të cilët synim parësor kanë përmirësimin e komunikimit të shkollës me prindërit në funksion të ngritjes së cilësisë së arsimit. Në një pjesën të madhe të shkollave mungojnë pajisjet, në tjetër mungon interneti apo kapaciteti i rrymës, ndërsa ka shumë arsimtar që nuk dinë të punojnë me ato pajisje. Të gjitha këto arsye, kanë bërë që modernizimi…

Lexo më Shumë

Lëvizja për Bashkim ka reaguar ndaj reagimit të Maqedonisë për takimin e krerëve të Kosovës e të Shqipërisë me përfaqësuesit e liderëve të partive politike shqiptare nga Maqedonia. Lëvizja për Bashkimi ka thënë se Maqedonia po ua mohon shqiptarëve të drejtën si komb shtetformues. Ky është reagimi i Lëvizjes për Bashkim: Në reagimin e tij lidhur me takimet e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Kosovës me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Popovski, duke akuzuar këta të dy për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni sot në mëngjes temperatura më e ulët është matur në Strumicë -17 gradë. pasojnë -16 në Manastir dhe Shkup Petrovec, -15 në Kumanovë, Demir Kapi dhe Berovë, -14 Shtip, -12 Shkup, -11 Prilep, -10 Vinicë, -9 Gjevgjeli, kriva pallankë, -8 Llazaropole, Dibër, -6 Mavrovë, Topollçan, Pozharan, Pretor, Gjurishte, -5 Ohër, Krushevë dhe -4 në Dojran. Siç kumtoi DPHM, shtresa e borës e matur në orën 7:00, më e lartë është në Mavrovë – 52 centimetra, ndërsa më e vogël – 1 centimetër në Dojran. Në Llazaropole 42, 36 në Pozharan, 33 në Topollçan, 28 në Berovë, 25 në…

Lexo më Shumë

Prej orës 21:05 komunikacioni në aksin rrugor A3 Resnjë-Manastir në lagjen Bair është i bllokuar, kumtoi LAMM. Komunikacioni në aksin rrugor R1105 Vallandovë-Furka-Dojran u normalizua. Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet në kushte të dimrit nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës anash në rrugë, pas intervenimit të ekipeve kujdestare nga Rrugët e Maqedonisë. Për shkak të temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitja e ngricave. LAMM rekomandon drejtim tejet të kujdesshëm të automjeteve, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e…

Lexo më Shumë

Moti në mëngjes në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të ndryshueshme, dhe me erë mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Gjatë ditës vranësirat gradualisht do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore nëpër malet e vendit pritet nga fundi i ditës të ketë reshje të përkohshme të borës, ndërsa në vendet më të ulëta të shiut dhe borës. Në male shtresa e borës do të rritet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -15 deri në -6, ndërsa ajo e ditës prej 1 deri në 6 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell…

Lexo më Shumë