Nga afër 2900 bursa të ndara nga Ministria e Arsimit për studentët e Universiteteve publike dhe private të vendit, vetëm 373 janë për studentët shqiptarë. Ministri i arsimit Pishtar Lutfiu pretendon se pavarësisht këtyre rezultateve, studentët shqiptarë kanë qasje të njëjtë deri te këto bursa si kolegët e tyre të përkatësive të tjera etnike. “Unë mund ta komentoi atë që BDI në momentin kur ka marrë institucionet e arsimit, të gjithë studentët, pa marrë parasysh, janë trajtuar në mënyrë të barabartë. Mund të them që edhe shqiptarët kanë pasur qasje dhe janë trajtuar në mënyrë edhe më të veçantë për…
Author: Rilinda
Ish ministri i brendshëm dhe profesor i njohur i afërt me LSDM-në, Lubomir Fërçkovski, në emisionin e mbrëmshëm “ClickPkus” është deklaruar në lidhje me bllokun e partive politike shqiptare dhe Platformën e tyre. “Formimi i bllokut politik shqiptar dhe platforma e tyre është një gjë tepër e mirë për ne. Me ndihmën e miqve ndërkombëtar dhe të Edi Ramës u formua ky bllok shqiptar që të mos lejohet që partite shqiptare veç e veç të kushtëzohen dhe kërcënohen nga DPMNE. Thaçi, Ahmeti por edhe zëvendësi i tij Xhaferi, me siguri që nga lidhjet me KOS-in dhe transakcionet finansiare janë të…
Analisti Ernest Luma konsideron se pas zgjedhjeve në Maqedoni duhet të vlejë parimi i ndërtimit të Qeverisë i atyre që kanë fituar zgjedhjet. Sipas tij, shqiptarët duhet të mbledhin mend dhe të marrin vendime të guximshme për të qeverisur me Maqedoninë. I pyetur se a duhet të ndërtohet Qeveria e re e Maqedonisë ndërmjet fituesve të zgjedhjeve, Luma përgjigjet qartë. “Sigurisht. Është rregull, diku i shkruar e diku i pashkruar, i demokracisë”, ka thënë Luma, për Gazetën Express. “Ndonëse të nokauduar me zgjedhjet, më shumë për shkak të gabimeve të veta politike, udhëheqësit politikë shqiptarë në Maqedoni duhet të mbledhin…
VMRO-DPMNE-ja nuk heq dorë nga negociatat me BDI-në për formimin e qeverisë së re, pavarësisht se zyrtarisht thonë se nuk lëshojnë pe nga qëndrimet e tyre kundër zbatimit të gjuhës shqipe në gjithë vendin dhe zgjatjen e mandatit të Speciales. Komiteti ekzekutiv i VMRO edhe njëherë ka riafirmuar përkrahjen për liderin Nikolla Gruevski që të vazhdojë me bisedimet më partitë politike për formimin e Qeverisë së re. Nga ana tjetër, pas takimeve të Ahmetit me Gruevskin dhe Zaevin, BDI-ja pritet që të mbledhë kryesinë partiake për të shqyrtuar qëndrimet që në këto takime me kreun e integristëve kanë shprehur liderët…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urim deri te Donald Tramp me rastin e marrjes së funksionit President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Për mua paraqet nder dhe kënaqësi t’ua uroj marrjen e detyrës presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju dërgoj dëshira më të sinqerta për ushtrim të suksesshëm të funksionit të lartë dhe përgjegjës. Njëherit, marrjen e detyrës ua uroj edhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thotë Ivanov në urim. Presidenti i Maqedonisë shfaqi shpresë se me angazhim të ndërsjellë do të jepet kontribut personal për intensifikim, thellim…
Turizmi malor, i banjave dhe transitor, janë tre llojet e turizmit që në Maqedoni kanë potencial të madh. Sipas punonjësve turistik, nuk janë të vogla mundësitë edhe për zhvillim të alpinizmit, të shpellave, gjuetisë dhe turizmit religjioz. Siç thonë nga Shoqata e hotelierisë dhe turizmit pranë Odës ekonomike, fitimprurëse mund të jenë edhe turizmi i kongreseve, sportiv dhe rekreativ, transmeton TV 21. “Tek ne dominojnë turizmi i liqejve dhe qytetit me fokus në Shkup si destinacion kulturor. Por, në pajtueshmërisë të perspektivave dhe mundësive, turizmi i banjave dhe transit janë kyçe dhe shteti duhet të përqëndrohet tek ato sepse potencialet…
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daciq ka frikë që fluksin e shovinizmit ta shpreh drejt fuqive të mëdha që e pranuan Kosovën, dhe për këtë konfrontohet me vendet më të vogla të Evropës, thonë për “Meta” nga Ministria e jashtme e Maqedonisë, pas deklaratës së fundit të shefit të diplomacisë serbe, ku pyetet pse Maqedonia është anëtare në organizatat ndërkombëtare me referencë e jo me emrin kushtetues. “E pyesim Daciqin, pse kështu nuk konfrontohet me shtetet që e pranuan Kosovën siç është SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, mikja tradicionale Franca, Italia me të cilën kanë seanca të përbashkëta në Qeveri…
Zjarr në një shtëpi të braktisur në Shkup në rrugën “8 Marsi”, ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 20, deri tani për arsye të panjohura. Sipas MPB-së, është djegur koostruksioni i kulmit të shtëpisë, por nuk janë përfshirë edhe objektet tjera përreth saj. Zjarri është lokalizuar nga ekipet kujdestare të Njësisë territoriale kundër zjarrit në Shkup.
M.M (68) nga Shkupi është lënduar rëndë, pasi dje pasdite e ka përplasur një automjet “Peugeot 206” me targa të Shkupit i drejtuar nga P.M (32). Fatkeqësia ka ndodhur në orën 15:30 në rrugën “Voin Drashkoci”, pas së cilës M.M është dërguar në Qendrën urgjente “Nënë Tereza” në Shkup dhe është ndaluar për mjekim. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski i pyetur se cilat janë raportet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën për Gazetën Express ka thënë se në fillim kishte mosbesim, por më pas ka ecur mirë, duke realizuar shumë gjëra bashkërisht. Ja përgjigja e plotë: Gruevski: Marrëdhëniet e mia me Ahmetin janë kryesisht zyrtare. Të dy ne, si kryetarë të dy partive më të mëdha, kemi bashkëpunuar dhe dialoguar. Në fillim kishte shumë mosbesim, por me kalimin e viteve, gjendja u stabilizua. Kemi zgjidhur shumë gjëra bashkë dhe kemi krijuar vepra të rëndësishme për të gjithë qytetarët. Është fakt se gjatë…
Qarqe të pushtetit në Maqedoni kanë angazhuar një agjenci amerikane të marketingut për të shlyer dhe për ti treguar si të produkte të vjedhura videot që publikohen në internet në kanalin youtube, që kanë të bëjnë me skandale. Për këtë siç mëson portali Maktel janë paguar mbi 500 mijë dollarë. Agjencia amerikane paguhet me shuma të majme dhe çdo video që nuk do të i pëlqente Gruevistëve, ajo do të shlyhet, pasi që kompania amerikane do ta lajmërojë si virus, apo material të vjedhur, shkruan portali Maktel.
Ballkani, i cili u përfol për rastet e vdekjeve si rezultat i të ftohtit të madh gjatë muajve të dimrit, nga ana tjetër është nxehur mjaft nga tensionet etnike që kohëve të fundit u rritën mes shteteve të rajonit. Zhvillimet e ngrohta që pasuan njëri-tjetrin, tregoi se sa të ndjeshme janë ende marrëdhëniet në Ballkan dhe se sa lehtë mund të prishen për një çast. Fillimisht tensioni për BE-në midis Serbisë dhe Koracisë, e më pas festimet e ditës së Republikës Sërpska në kundërshtim me kushtetutën në Bosnjë e Hercegovinë, arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe së fundmi…