Kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski ka pranuar se janë bërë lëshime gjatë miratimit të vendimit për ndarjen e linjave mes autobusëve privat dhe atyre të Ndërmarrja Qarkulluese Publike-Shkup, transmeton Fakte. Gjatë seancës së Këshillit të qytetit, Trajanovski pranoi se do të merren në shqyrtim të gjitha ankesat dhe sugjerimet e qytetarëve për të rikthyer sërish në qarkullim autobusët e NQP-së, posaçërisht në linjat 9 dhe 19. Janë bërë lëshime, konstatuam se janë bërë lëshime. Më vjen keq që kjo u konstatua pasi transportuesit privat filluan me punë. Gjithashtu më vjen shumë keq përse këtë nuk e konstatuam gjatë…
Author: Rilinda
Instituti për demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me Fondacionin “Konrad Adenauer” e përgatiti edicionin e parë plotësues të Manualit për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016. “Ky edicion i Doracakut i ka të gjitha informacione relevante për procesin zgjedhor, legjislativën, mënyrën e votimit të modelit zgjedhor, për listat e partive dhe bartësve të tyre si dhe për shkaqet të cilat çuan drejt këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Edicioni i përmbajti edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të zbatuara, ndarjen e mandateve dhe vlerësimet për zbatimin e zgjedhjeve nga partitë pjesëmarrëse, si dhe të misioneve dhe organizatave relevante vëzhguese”,…
Po tregon fotografitë dhe dëshmitë që ka grumbulluar, për të dëshmuar dhunën që ushtrojnë gardianët ndaj të burgosurve në burgun e Idrizovës. Avokati i Popullit Ixhet Memeti, thotë se këto të materiale vërtetojnë fajësinë e 8 gardianëve dhe policëve të burgut të Idrizovës për dhunën e ushtruar ndaj disa të burgosurve. Këtë kallëzim penal, Memeti e ka drejtuar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, por ai ankohet se kjo e fundit nuk po u përgjigjet fakteve dhe dëshmive. “Para dy javësh paraqitëm një kallëzim penal për një numër të madh të gardianëve në burgun e Idizovës të cilët mendoj dhe…
Aktivisti qytetar Petrit Saraçini ka thënë se ne duhet të provojmë se kush nga forcat politike maqedonase që të fillojë një dialog me shqiptarët. “Pra duhet të kërkojmë partnerin politik nga pala maqedonase që në të ardhmen jo të ndalen apo frenohen proceset, të drejtat e njeriut të mos shkelen…I kemi gjitha faktet se VMRO-DPMNE nuk respekton marrëveshjet”, ka thënë Saraçini në “Rruga drejt…” në Alsat-M.
Anëtari i kryesisë qëndrore të BDI-së Rafis Aliti, ka thënë se katër pikat e BDI-së janë të panegociueshme, dhe qoftë VMRO apo LSDM duhet ta pranojnë platformën e BDI-së. “Poashtu edhe marrëveshja që u arrit me subjektet shqiptare është pjesë e qeverisë së ardhshme. Qoftë VMRO apo LSDM duhet të pranojnë, madje platformën politike të BDI-së nëse duan të kemi qeveri të ardhshme”, ka thënë Aliti në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M.
Deputeti Artan Grubi sonte në formë të shkruar deklaroi se nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë as për VMRO-DPMNE dhe as për LSDM. “Të nderuar, e vë re përfoljen e madhe dashakeqëse, tendencioze dhe intrigante në lidhje me qëndrimet individuale për situatën paszgjedhore në vend, andaj dua të ju risiguroj se, unë nuk kam qenë asnjëherë, nuk jam sot, e as që do jam ndonjëherë as me VMRO e as me LSDM, por i qëndroj besnik bindjeve të mia kombëtare në përkrahje të plotë të deklaratës së përbashkët shqiptare, liderit tim Ali Ahmeti dhe BDIsë”, shkruan Grubi.
Ndërmarrja shtetërore ELEM ka vendosur t’i largojë të gjithë qiraxhinjtë nga dyqanet që i posedon në Kodrën e Diellit. Në bazë të vendimit që tashmë ka mbërritur te qiraxhinjtë kërkohet që shumë shpejtë t’i boshatisin dyqanet por nuk jepet asnjë sqarim përse ndodh ndërprerja e kontratave të tyre në mes të sezonit dhe pa kurrfarë paralajmërimi. Drejtuesit e lokaleve shprehen të revoltuar nga ky vendim i papritur pasi siç thonë kanë bërë dhjetëra mijëra euro shpenzime. Ata iu bënë thirrje ELEM-it që ta rishqyrtojë vendimin, në të kundërtën paralajmëruan protesta dhe bllokim të rrugëve. “Sivjet si duket duan ta mbyllin…
Fshatrat e malësisë së Karadakut, Malinë, Brezë dhe Tanushë vijojnë të mbeten të bllokuara tashmë një muaj. Trashësia e borës në këtë rajon arrin deri në dy metra ndërsa banorët thonë se produktet ushqimore janë duke përfunduar. “Fshati Brez, Malinë dhe Tanush vazhdojnëë të ngelen të bllokuara, ekipi i televizionit Alsat u mundua që të ngjitet në këto tre fshatra, por rrugët e bllokuara e pamundësojnë një gjë të tillë , ndonëse të njëjtat kanë filluar të pastrohen, por përsëri janë të pakalueshme”. “Atje lartë është katastrofë, atje ka njerëz që jetojnë si në Malinë, Tanushë, dhe Brezë dhe janë…
Gati gjashtë muaj pas vërshimeve në Hasanbeg të Shkupit, familje të tëra ende nuk kanë arritur të gjejnë strehim adekuat. Njëra ndër to është edhe familja Azemi. Pesë anëtarë të kësaj familjeje jetojnë në një dhomë dhe pa të ardhura. “Nga shteti i kam marr vetëm 1 100 euro, asgjë më tepër. Këtu të gjithë flemë, fëmijë e të rritur. Jemi pesë anëtarë. Jam ankuar për vlerësimin por nuk kam marr përgjigje”, u shpreh kryefamiljari Muzafer Azemi. Në gjendje të njëjtë është edhe familja Iseni. Nga kompensimi kanë marrë vetëm 30 mijë denarë, shumë kjo me të cilën nuk kanë…
Tre ditë para përfundimit të mandatit të Nikolla Gruevskit për formimin e Qeverisë së re, partitë politike, të paktën zyrtarisht nuk njoftojnë për ndonjë lëvizje konkrete në këtë drejtim. Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së disa ditë me radhë japin të njëjtin qëndrim, se kreu i tyre ka autorizim të plotë për të vazhduar negociatat, por nuk japin detaje për takimet dhe pikat rreth të cilave po zhvillohen bisedimet. Ndërkoha, LSDM-ja as nuk demanton dhe as nuk konfirmon zërat e fundit se Ahmeti ka vendosur komunikim edhe me Zaevin dhe se gjatë këtyre ditëve pritet një takim i ri mes tyre. Nënkryetari i…
Aleanca për Shqiptarët, në kumtesën e saj për media, thotë se i ndjek me vëmendje të veçantë bisedimet mes BDI-së dhe VMRO-së. “Me këtë rast rikujtojmë BDI-në se pjesëmarrja “pa kushte” në qeveri është praktikë e dëmshme dhe i takon të kaluarës politike, jo të lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë. I rekomandojmë BDI-së të ketë parasysh interesat kolektive të shqiptarëve duke mos lëvizur aspak prej kushteve të cilat u dakorduan në tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare. Nuk mund të ketë perspektivë euro-atlantike vendi pa vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, pa barazinë e plotë dhe frymimin binacional…
Qyteti i Shkupit u godit përsëri nga një tërmet i cili u regjistrua në orën 18:04 minuta me magnitudë lokale prej 2.1 ballësh sipas shkallës së Rihterit. Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinë me intensitet prej 3 shkallëve sipas matjes Evropiane makrosezmike. Tërmetin me epiqendër në Rajonin epiqendror të Shkupit e ka regjistruar rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Shtip, Vallandovë, Manastri, Ohër dhe Krushevë, të mbajtur nga Observatori sizmologjik. ****** Stacioni matës sizmik i rrjetit të Republikës së Maqedonisë, ka regjistruar një tërmet sot në orën 16:28 minuta me…

