Të gjitha veprimet e fundit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së çojnë deri në një pistë, ajo është krijimi i ambientit të mundshëm politik, për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Ky është vlerësimi i analistit politik Sefer Tahiri, sa i përket asaj se cili opsion është më i mundshëm, pas dështimit të tentimit të parë për formimin e Qeverisë. Ai tha se gjasat janë shumë të vogla që presidenti Ivanov t’ia japë mandatin LSDM-së, pasi sipas tij, partitë të cilat deri më tani ishin në pushtet, po përgatisin një skenar I cili mendojnë se do t’u përshtatet atyre, ai tha se opozita…
Author: Rilinda
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Gareth, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend rreth formimit të Qeverisë, tha se edhe pas rezultatit të zgjedhjeve nuk është zgjedhur akoma. Ai tha se partitë politike janë duke punuar për të formuar qeverinë dhe se gjërat do të varen prej zhvillimeve të bisedimeve partiake. “Shumë gjëra do të varen prej takimeve të ardhshme dhe bisedimeve që po ndodhin. Situata ende nuk është zgjidhur, partitë punojnë për të formuar qeverinë dhe po shqyrtojnë të gjitha mundësitë në bazë të zgjedhjeve të 11 dhjetorit”, ka deklaruar Çarls Gareth, Ambasador i Britanisë…
Drejtorët e BDI-së dërgojnë kontrolle tek kryetarët e komunave nga radhët e tyre të cilët kundërshtuan koalicionimin me VMRO-DPMNE-në. Ditë më parë policia financiare trokiti në derën e kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta, ndërsa më pas edhe në komunën e Teuta Arifit dhe Izet Mexhitit. Ishin pikërisht këta nënkryetar të Bashkimit Demokratik për Integrim , disa prej të cilëve kundërshtuan koalicionimin me VMRO-DPMNE-në. “Ky është inspektorati i tregut, i cili këto ditë po bën kontrolle nëpër komunat e Tetovës dhe të Çairit. Siç thanë nga ky institucion, respektivisht drejtori në bisedë telefonike me neve tha që kontrollet janë të zakonshme…
Profesori, Nikolla Dujovski vlerëson se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në vend se ta pret presidentin t’ia dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë, duhet menjëherë të sigurojë shumicën parlamentare dhe të mos lë hapësirë për manipulime. Skenari më i mirë për Maqedoninë dhe për daljen nga kjo krizë politike është që Zoran Zaev menjëherë t’i fillojë konsultimet me partitë politike të shqiptarëve, me BDI-në, Besën dhe Aleancën për Shqiptarët dhe të sigurojë shumicë parlamentare para se ta fitojë mandatin e Presidentit. Sepse Kushtetuta jonë është në atë frymë, Presidenti do t’ia besojë mandatin partisë ose partive që kanë shumicë në…
Drejtori i Misionit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Maqedoni Xhejms Stajn nuk pranoi të komentojë drejtpërdrejt shkrimet në disa media pro-qeveritare se qytetarët amerikanë përmes USAID-it, i financojnë politikat e miliarderit amerikan Xhorxh Soros në Maqedoni. Sipas tij, shoqëria aktive civile është baza e demokracisë. “Ne nuk kemi asgjë të veçantë për të thënë në lidhje me të, ne besojmë se shoqëria civile e drejtë dhe aktive është baza e demokracisë dhe për këtë periudhë në Maqedoni kemi punuar me qindra organizata, për të ndihmuar ato përmes përpjekjeve konstruktive, që së bashku me qeverinë…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov nesër do të realizojë takime të ndara me partitë politike, ku do të bisedohet për gjendjen politike aktuale, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i Ivanovit. “Konsultimet me partitë politike parlamentare pasojnë pas takimit me Ivanovin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar”, thonë nga kabineti i presidentit. Ivanov në takimin e sotëm me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se deri tani ka vepruar vetëm në suaza të të drejtave, detyrave dhe kompetencave të veta, duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Presidenti Ivanov ka theksuar se…
Këshilli i Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë njoftoi se duke vepruar për parashtresën e dorëzuar deri tek ai, ndërsa lidhur me lëndën nr.25/15 të Prokurorisë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup, i njohur në opinion si “Puçi”, më datën 27 të këtij muaji deri te Gjykata Penale dhe deri te Prokuroria Publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin prej përmbajtjes së përgjimit joligjor të komunikimeve – Shkup, ka dorëzuar kërkesë për dorëzimin e shkresave për lëndën e theksuar. “Prokurori publik i kësaj Prokurorie publike jashtë debatit kryesor ka…
Qenan Aliu Ka një egzagjerim infantil për faktin se kush e çoi Nikolla Gruevskin në histori , këta apo ata , ky apo ai ! Kjo do të ishte saldo qesharake, kurë dihet se partia shqiptare me përkushtim i ndihmoi që ky dhe tajfa e këtijë deri më tani të mos shkojë në përgjegjësi e lëre më në histori. Tani për tani , me ortakinë politike precize të hajdutërisë faktori shqiptarë Nikolla Gruevskin e çoi në selinë më të bukur dhe më të shtrenjtë nga cila do parti politike edhe në shtetet më të zhvilluara në botë. Ai tani për…
“KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË II. LIRITË DHE TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT DHE TË QYTETARIT 1. Liritë dhe të drejtat civile dhe politike Neni 9 Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja kombëtare dhe sociale, bindja politike dhe fetare, pozita pronësore dhe shoqërore. Qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve.” Në Maqedoni ka krizë kushtetuese sepse me miratimin e ligjit për Branitellat Maqedonas avansohet një kategori e qytetarëve të Maqedonisë(Maqedonas) ndërsa diskriminohen qytetarët Shqiptarë të Maqedonisë, përderisa për UÇK-në nuk ka ligj, ka shkelje…
Për profesoreshën universitare Mirjana Najçevska, pas tentimit të pasuksesshëm të mandatarit Nikolla Gruevski, liderit të VMRO-DPMNE, për formim të qeverisë së re në afatin ligjor prej 20 ditë pas pranimit të mandatit, në Maqedoni nuk ka krizë politike. Sipas saj, ekziston procedurë demokratike e cila e mundëson vazhdimin e procesit të formimit të Qeverisë. Ajo lshtë e vendosur, se sipas Kushtetutës, Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, në këtë situatë ia dorëzon partisë së radhës me më tepër deputetë, në rastin konkret, LSDM. “Aspak nuk mendoj që për momentin ka krizë politike, ka mënyrë demokratike, procedura me baza mbi të cilat…
Edhe gjatë muajit Janar të vitit 2017 Tetova ka qenë një nga vendet më pak të ndotura në Maqedoni krahasuar me periudhën kur ka punuar Jugohromi dhe kur Tetova ka qenë në vendin e parë në Maqedoni por dhe në listën e vendeve më të ndotura në Botë. Analizat e publikuara së fundmi nga Instituti i Shëndetit Publik treguan se ndotja e ajrit shkakton numër të lartë të viktimave, por dhe sikur një jetë të shuhej nga pasojat e ndotjes, kjo është e papranueshme për ne. Mesatarja e grimcave PM10 në muajin Janar të vitit 2017 ka qenë si vijon:…
Në fillim të çdo viti, Enti shtetëror i statistikës i publikon të dhënat për nivelin e pagës mesatare dhe pagës minimale për punëtorët. Në pajtueshmëri me Ligjin për kontributet e sigurimit të detyrueshëm social dhe me qëllim që personat e papunë të kenë sigurim shëndetësor të vazhdueshëm, Fondi i publikon limitet e të ardhurave të realizuara për riregjistrimin e personave me të ardhura të ulëta. Nga shkaku se vitin e kaluar kemi pasur rritje të nivelit të pagës minimale, në pajtueshmëri me të ardhurat e realizuara neto si familje në vitin 2016, këtë vit kemi rritje të limitit të Ligjit…

