Author: Rilinda

Kryetari i Komisionit për Kulturë nga rradhët e LSDM-së, Robert Allagjozovski, sot akuzoi Ministrinë e Kulturës se dëshiron të shkatërrojë materialet arkivore. Duke prezentuar dokumente, Allagjozovski tha se para gjashtë ditëve, në të gjitha njësitë në Ministrinë e Kulturës është dërguar dokument në të cilin kërkohet të bëhen lista dhe evidenca, mes tjerash edhe për shkatërrimin e materialit arkivor. “Në prag të bërjes së Qeverisë së re, ky inicim i procedurës së shkatërrimit të materialeve arkivore, i bën të arsyeshëm dyshimet që me ne i ndanë të punësuarit e ndershëm nga sfera e kulturës, se qëllimi i paligjshëm është të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka kursyer rreth 230.000 euro, ndërkaq ka paraqitur edhe 8 fotografi të reja artistike. Prej tyre 180.000 i ka kursyer derisa ka qenë kryeministër. Më së shumti para ka kursyer në vitin 2014, 10.000 euro në muaj. Komisioni Antikorrupsion sot i publikoi listat pronësore të deputetëve të ri në Parlament. Lista anketuese e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, tani përsëri është vendosur në publik. Në ueb-faqen e internetit Komiisoni Antikorrupsion i ka publikuar listat pronësore vetëm të funksionarëve aktual. https://novatv.mk/wp-content/uploads/2017/02/gruevski.png Sipas listës anketuese më të re, Nikolla Gruevski, nuk a pasuri të patundshme, por vetëm para…

Lexo më Shumë

Sonte në emsionin Click Plus në tv21 në me fillim në ora 21:30, të ftuar janë Arianit Hoxha, Xhelal Nezirit, Alajdin Demiri dhe Bajram Pollozhani! Lëvizja Besa përgjigjet për konsultat qe kishte me presidentin Ivanov… Me ke është me e përafërt kjo lëvizje për koalicion? A janë tejkaluar dallimet mes partive shqiptare? Cilat janë vijat e kuqe të Rilindjes me Besë për partneret eventual qeveritar? Sonte këto përgjigje Arianit Hoxha i jep para Xhelal Nezirit, Alajdin Demirit dhe Bajram Pollozhanit! https://www.facebook.com/tv21hd/videos/945855495544655/

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e pezulloi nenin 98, paragrafi 5, alinea 6 të Ligjit për nëpunësit administrativ, i cili ka të bëjë me ndërprerjen e marrëdhënies së punës së nëpunësve administrativ sipas ligjit nëse i mbush 62,63,64 apo 65 vjet të moshës (për gratë), gjegjësisht 64,65,66 apo 67 vjet të moshës (për burrat). Pezullimi i kësaj dispozite ligjore sipas Kushtetutës është, midis tjerash, për arsye se nuk u mundëson pozitë të barabartë juridike qytetarëve. “Parashikimi me dispozitën kontestuese të nëpunësve administrativ që t’u ndërpritet marrëdhënia e punës në moshë të ndryshme varësisht gjinisë do të thotë marrëdhënie e…

Lexo më Shumë

Të mos shpiken kanosje, por të respektohet e drejta që të ndërtohet partneritet, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, në deklaratën e kryeministrit grek Aleksis Cipras lidhur me me kontestin për emrin e dhënë gjatë vizitës në Beograd. “Të mos shpiken kërcënime, por të respektohet e drejta dhe të ndërtohet partneritet. Secili njeri në rajonin tonë shumë mirë di kush është Greqia, e kush Maqedonia. Kërcënime për irredentizëm nuk ka dhe nuk do të ketë nga Maqedonia drejt Greqisë. Më mirë për të gjithë do të jetë dhe të mos shpikim. propozimi ynë…

Lexo më Shumë

Emigrantët e ndaluar, të cilët gjatë vitit 2016 kanë qëndruar në Qendrën e pranimit për të huaj në Shkup (QPHSH), në mungesë të shujtave të rregullta të ushqimit nga institucionet kompetente, kanë qenë të detyruar që njëherë brenda javës ushqimin ta blejnë nga ana e nëpunësve policor. Ky informacion dhe shumë të dhëna tjera janë përfshi në raportin vjetor të Shoqatës së juristëve të rinj të Maqedonisë (SHJRM), sipas të cilëve, personave të ndaluar në këtë qendër shpesh herë janë ankuar se nuk furnizohen me ushqim të rregullt, gjegjësisht shujtat që përbehen prej konservave dhe bukës ju jepen një apo…

Lexo më Shumë

Nga 412 milionë euro të planifikuara si investime kapitale, në Buxhetin e vitit 2016 dhe me rishikimin e buxhetit të shkurtuar në 363 milionë euro deri në fund të viti kalendarik Qeveria kishte arritur të realizojë vetëm 276 milionë euro e që do të thotë mosplotësim të investimeve kapitale për 70 milionë euro. Nëse nuk do të kishim dy rebalance gjatë vitit 2016, mos realizimi i investimeve kapitale, sipas ekspertëve ekonomik, do të ishte dy herë më i lartë. Arsyet se pse Qeveria asnjëherë nuk arrin të realizojë investimet kapitale jo vetëm me buxhetin e planifikuar të vitit të kaluar,…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikave vazon të mos i respektojë politikat e punësimeve sa i përket kornizave të përfaqësimit të drejtë etnik, duke krijuar kështu disbalanca sa i takon punësimeve të reja që bëhen, si edhe emërimeve në poste drejtuese. Shifrat e punonjësve shqiptarë në ESHS vitet e fundit janë në rënie. Pavarësisht punësimeve të reja që janë bërë në këtë institucion (rreth 40) gjatë periudhës 2016-2017 kryesisht maqedonas, nuk ka pasur asnjë kuadër shqiptar, madje tre janë larguar nga puna. Situata është e njëjtë edhe sa i takon drejtuesve të sektorëve, apo edhe të njësive rajonale, ku asnjë nuk është…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, familjet shqiptare shpenzojnë rreth 49 për qind të buxhetit për ushqime, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, kjo peshë luhatet në 33-37 për qind – Kosova 43, Maqedonia 33.7 për qind… duke bërë që Shqipëria, për fatin e keq të qytetarëve të saj, të krahasohet vetëm me shtetet afrikane, si Kenia, Nigeria, Kameruni. Sipas raportit të Forumit Ekonomik Global (FEG), familjet në Maqedoni shpenzojnë mesatarisht 33.7% të buxhetit për ushqime. Në Mal të Zi, sipas FEG-ut e që ka marrë të dhënat nga MONSTAT, kjo peshë është 34.6%; në Bosnjë Hercegovinë është rreth 34%. Familjet serbe, sipas…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri kroat, Stipe Mesiq, më 17 shkurt do të vjen në Shkup në masën e rrumbullakët dhe do të flet për rolin e vendeve të vogla në ekonominë ndërkombëtare, e cila organizoheet nga Oda Ekonomike. “Ky politikan me përvojë shtetërore, nëpërmjet pjesëmarrjes së tij në tryezën e rrumbullakët, do t’i ballafaqojë përparësitë kyçe dhe mangësitë për lidhje reale të sipërrësve nga vendet e vogla si dhe si të tejkalohen pengesat e mëdha për zhvillim të ekonomisë dhe biznesit në kushte të infrastrukturës së lidhjes së pamjaftueshme rajonale, kufizimet e tregjeve të vogla iniciale, mungesa e përvojës zyrtare dhe pamjaftueshmëri…

Lexo më Shumë

Ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi, sot do ta prezantojë raportin për punën e SOS telefonit për fëmijë dhe të rinj dhe Shërbimin ligjor falas në periudhën nga janari deri në dhjetor të vitit 2016. Siç informojnë organizatorët, do të sublimohen dhe prezantohen të dhëna të përpunuara statistikore, konkludimet e përgjithshme dhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes me të drejtat e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë, si dhe pasqyrimet nga puna e SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj. Është paraparë që Dragi Zmijanac, drejtori i përgjithshëm dhe themelues i Ambasadës së parë për fëmijë në botë Megjashi,…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në kalimin kufitar Evzoni ende është i mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet edhe për udhëtarët edhe për automjetet motorike për shkak të bllokadës së vendosur nga traktorët nga ana e bujqve grekë. Kalimi kufitar është bllokuar nga bujqit grekë nga e hëna në orën 16 e 30 minuta. Nuk ka informacion se deri kur do të zgjatë kjo greve e bujqve.

Lexo më Shumë