Binas Pajaziti shkruan i nxitur nga deklarata e kryetarit të RDK-së, Vesel Memedi dhe thekson se Prijësi është si puna e shalqinit, nëse nuk është ashtu, ndryshe del kungull. “Ndonëse i ri në moshë, që moti ka marrë anën e forcave të vjetra. Ai është e kundërta e forcave progresive. Duke u nisur thjesht nga motive vetjake patriarkale e që janë: mendjelehtësia, misioni, detyrat dhe obligimet ndaj KRYEPLAKUT që moti e kanë futur në udhë të shtrembër. Këto motive e kanë “shtyrë” që t’a braktisë shtratin e vetë për të shkuar në prehërin e kryeplakut, në fakt aty ka qenë…
Author: Rilinda
Raporteve në media mbi një shtim të ndjeshëm të interesit të Moskës në Ballkan, Vladimir Putin i përgjigjet duke u thënë se Rusia, në fakt, nuk është larguar kurrë prej andej. “A do ta ndezë Putini Ballkanin prapë”, “Daullet e luftës po bien sërish”, “Rusia rizgjon lojën e madhe në Ballkan”, janë vetëm disa prej titujve të shtypit botëror, që kërkon të evidentojë prej ditësh rikthimin e qetë, por të vendosur, të Moskës si lojtar kyç në rajon. Kremlini ka forcuar marrëdhëniet me Serbinë nacionaliste, u ka dhënë zemër serbëve të Bosnjes në betejën e tyre për më shumë pavarësi…
Gjykimi kundër 30 vjeçarit nga Kumanova, Boban Iliq, i cili është i dyshuar për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu, që ka ndodhur më 25 qershor të vitit të kaluar do të fillojë jetën tjetër, më 15 shkurt në Gjykatën Themelore – Kumanovë. I dyshuari mund të dënohet me burg të përjetshëm, pasi që sipas aktakuzës, vrasjen e ka kryer me paramendim. Saktësisht, ai ngarkohet për veprën penale “vrasje”, sipas Kodit Penal neni 123, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 3, i cili thotë: “Personi që me paramendim do të privojë nga jeta ndonjë person, ndërkaq më pas do të rrezikojë…
Një grua nga fshati i Kumanovës, Romanovcë dhe katër banor nga Grushina e Shkupit, janë prekur nga “tularemia”, infeksion që nuk bartet nga njeriu në njeriu, por shpejtë mund të merret nga kafshët e sëmura, brejtësit, por mund të merret edhe nëpërmjet kafshimit të insekteve. Këto dy fshatra, janë afër njëra tjetrës, ndërkaq tani për tani epidemiologët kontrollojnë nëse është e mundur që të ketë ndonjë burim tjetër të infeksionit prej të cilës është bartur sëmundja. Të gjithë të sëmurët nga “tularemia” janë në gjendje stabile shëndetësore. Mjekët dhe veterinarët paralajmërojnë banorët në këto fshatra, por edhe të qytetarëve që…
Tetë persona janë lënduar prej të cilëve njëri më rëndë nga një aksidentim i tri automjeteve që dje rreth orës 16 ka ndodhur në pikën pagesore Zhelinë në autostradën Shkup-Tetovë, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Sipas të dhënave të tij në aksident kanë marrë pjesë një “BMV” me targa të Tetovës të cilin e ka drejtuar H.I. (37) nga Tetova, “Honda xhez me targa të Serbisë i drejtuar nga J.T. (40) nga Pançeva, Serbi dhe “Folksfagen pasat” me targa të Shkupit i drejtuar nga M.SH. (40) nga Llaskarca e Shkupit. Nga përplasja është lënduar rëndë me frakturë…
ërderisa partia maqedonase VMRO-DPMNE sulmon dukshëm Prokurorinë Speciale, duke thënë se ajo u transformua në filialë të LSDM-së, BDI sikur qëndron në heshtje dhe pret të kalojë koha, gjë që po-ashtu ven në pikëpyetje vazhdimin e mandatit të PSP-së, komentojnë njohësit e çështjeve juridike. Ata thonë se këto dy parti të lartpërmendura po blejnë kohë me mos formimin e qeverisë, duke përfshirë këtu edhe ndihmën e presidentit Ivanov, të cilët si duket kanë për qëllim ndërprerjen e mandatit të PSP-së. Ata thonë se opsioni më i dëmshëm për vendin dhe banorët e saj është mos formimi i qeverisë, dhe shkuarja…
Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han prej sot mbërrin në Shkup për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm dhe të energjetikës të gjashtë vendeve ballkanike për avancimin e tregut të energjisë elektrike në Ballkan. Sipas agjendës jozyrtare, Han pritet të mbërrijë gjatë pasdites, me ç’rast nesër në mëngjes do të bëj hapjen e konferencës, informon INA. Gjatë orëve të pasdites janë paraparë takimet me liderët e partive politike, për të biseduar lidhur me formimin e qeverisë së re. BE ka sugjeruar se duhet të formohet koalicion me mbështetje sa më të gjerë. Sipas ambasadorit të BE-së në Shkup…
Opinionistja Adelina Marku në një postim të saj në facebook, ka komentuar qëndrimet e shprehura nga kryetari i RDK-së, Vesel Memedi në debatin “Klik Plus” në TV21. Ja postimi I plotë I Adelina Markut: Vesel Memedi ne fakt ma beri me dije sonte se Ali Ahmeti eshte Kryeplaku! Kryefamiljaret qenkan ne pritje te Kryeplakut! Mire fort!! Perndryshe , une qe ne 2001 prita nga Kryeplaku …! Ai ne fakt me tha: ”Kot pret! Ama qysh dush!”Ai Kryeplaku o Vesel vllau nuk e zgjidh dot NYJEN GORDIANE , sepse vete e beri nyjen !!! Ja keni fut kot fare….! Platforma ka…
I pari i TV Sitel, Dragan Pavloviç – Llatas në intervistën “Nga këndi ynë” në TVM1 ka theksuar se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk mundet që në një afat të shkurtër të sjellë vendime që janë në të mirë të partisë së tij, pavarësisht se a bëhet fjalë për koalicionim me VMRO-DPMNE, për shkak se sipas tij, ka përballë një lobi të fortë prej tre nënkryetarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në parti, që siç theksoi ata janë të fortë, bëjnë punësime dhe ndajnë tendere në komunat që qeverisin. “Dhe tani ata në parti kanë njerëz të tyre që janë…
Avokati Naser Raufi theksoi për TV21 se deri tani për rastin e Lagjes së Trimave të Kumanovës janë mbajtur mbi 50 seanca ku kanë mbetur edhe 20 seanca deri në vendimin përfundimtar, ndërsa mbi 50 dëshmitar do të thirrën nga pala mbrojtës në mesin e dëshmitarëve do të ketë politikanë dhe ish funksionarë. Sipas avokatit Raufi, në muajin prill pritet të përfundoj procesi gjyqësor ndaj 37 të akuzuarve të grupit të Kumanovës, lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit dy vite më parë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. “Fillimisht do kemi disa dëshmitar mandej do vijoje deklarata e…
CIVIL- Qendra për Liri reagon dhe vlerëson se katër marrëveshjet e Sh. A. Centralet elektrike të Maqedonisë me Agjencinë për sigurim “ Security group services” (SGS) është edhe një marrëveshje e dyshimtë e pushtetit, në periudhën kur ende nuk është zgjedhur Qeveria e re. “Kjo është edhe një nga vargu i marrëveshjeve të dyshimta të pushtetit, të institucioneve dhe të ndërmarrjeve publike të cilat i “rrotullojnë” paratë e popullit në rreth të mbyllur, në të cilin përfituesit janë të njohur mirë për publikun. Ndërsa Civili i beson Prokurorisë Speciale Publike”, deklaroi Xhabir Deralla, Presidenti i organizatës joqeveritare CIVIL- Qendra Për…
Përfaqësues të shoqatës ”Skopje Smog Alarm” sot e kanë vizituar kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në zyrën e tij për shkak të ndotjes enorme të ajrit. Qytetarët e kanë pyetur kryetari Zhernovskin se çfarë po ndërmerret që të ulet ndotja, ndërkaq ai është përgjigjur se tani për tani është masa “çift-tek” është masa e cila ka sjellë zvogëlim të ndotjes dhe i njëjti ka kërkuar nga organet kompetente që ta shqyrtojnë këtë masë. Si masë e parë konkrete është caktuar blerja e një stacioni të lëvizshëm matës që do të mundësojë matje të saktë të nivelit të ndotjes dhe…

