Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH z.Ziadin Sela, njëherit edhe njëri nga Liderët e Aleancës për Shqiptarët sot zhvilloi takim me shefen e Misionit te OSBE në Shkup Ambasadoren Nina Soumallainen. Lideri Ziadin Sela në takimin e informoi Ambasadoren e OSBE, për zhvillimet dhe aktualitet politike në vend, poashtu edhe për rolin konstruktiv të Aleancës për Shqiptarët në gjithë këtë proces si dhe kontributin e e tij për gjetjen e zgjidhjes me të favorshme në interes të formimit sa më të shpejtë të Qeverisë së re në Maqedoni. Lideri Sela e informoi Ambasadoren e OSBE edhe për deklaratën e përbashkët…
Author: Rilinda
Deputeti nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekri paralajmëron formimin e qeverisë së re, e cila do të ofrojë drejtësi për të gjithë qytetarët e saj. “Qeveri dhe drejtësi do të ketë. Probleme do të kenë vetëm lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski dhe familja e tij”, është shprehur ai, njofton Ina.
Nga një kryeministër që ka bërë aq nam përgjimesh është absurde që të presim ai të reformoj sistemin. Kështu ka deklaruar ish deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti në emisionin 200. “Nuk mundet, sepse ai e ka vendosur atë sistem. Ai sistem e ka prodhuar atë lider. Si mund të presim tani që ai ta pranojë përgjegjësinë dhe të korrigjojë atë”, tha Mehmeti.
Nënkryetari i BDI-së Nezvat Bejta ka bërë të ditur se LSDM-ja dhe BDI-ja edhe sot vijojnë konsultimet brenda-partiake për konkretizimin e qëndrimeve rreth formimit të Qeverisë së re. Sipas tij, qytetarët së shpejti do të informohen për vendimin përfundimtarë të BDI-së lidhur me negociatat me social-demokratët. Nga partia e Ahmetit edhe një herë përsëritën qëndrimin se për shqiptarët më e rëndësishme është përmbajtja e marrëveshjes se sa forma e saj që nënkupton sigurimin e firmave të deputetëve për mandatarin e ri, njofton Alsat M. “Jemi të angazhuar që të vihet në funksion Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe sa më…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, së bashku me sekretarin për politikë ndërkombëtare të partisë, Aleksandar Nikollovski, sot realizuan takim me ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, Erkal Kara. Siç kumtoi VMRO-DPMNE, takimi është mbajtur me kërkesë të ambasadores e cila ka theksuar se për Turqinë si mike e përhershme e Maqedonisë, me rëndësi është stabiliteti i vendit, dhe se Turqia është këtu nëse mund të ndihmojë dhe nëse ekziston nevoja për këtë. Gruevski ka theksuar se me Republikën e Turqisë kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe ka shprehur bindje se do të sendërtohen. Theksoi se vlerësohet mbështetja që e jep Turqia posaçërisht…
LSDM-ja kërkoi sot që masa për transportin publik falas në Shkup të shoqërohet me më shumë masa të tjera që të zbuten pasojat nga ndotja. Partia propozon njëkohësisht me transportin publik falas të vendoset sistemi për udhëtim çift-tek, të kyçen numër më i madh i autobusëve për transport të sigurt dhe me kohë të qytetarëve, ndërsa të gjitha organet kompetente shtetërore dhe komunale të kryejnë çdo ditë mbikëqyrje për efektet nga masat mbi ndotjen e ajrit.
Ministri i Mbrojtjes të Maqedonisë Zoran Jolevski sot ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme të vendeve nga Bashkëpunimi i Mbrojtjes në Evropën Qendrore dhe forumit Salcburg, që mbahet në Vjenë të Austrisë, transmeton AA. Në takimin kushtuar menaxhimit të përbashkët të sfidave migratore, ministri Jolevski theksoi se Republika e Maqedonisë ka dhënë kontribut të madh në mbylljen e “Rrugës Ballkanike” të refugjatëve, ndërsa theksoi se institucionet shtetërore të Maqedonisë reaguan në mënyrë adekuate, efektive dhe të koordinuar, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Në këtë kontekst theksoi ndihmën solide…
Parashikimet për sigurinë tregojnë se edhe këtë vitë të hollat do të mbesin motivi kryesor për të kryer forma të ndryshme të krimit kibernetik dhe kjo u vërtetua në muajin e parë të këtij viti, shkruan gazeta KOHA. Vetëm në Maqedoni janë parashtruar disa kallëzime penale për raste ku kriminelët e dyshuar kanë vjedhur disa milionë denarë. E ngjashme është situata në vendet e rajonit si dhe në Evropë, ku janë zbatuar apo finalizuar disa hetime ndërkombëtare për grupet e krimit të organizuar. Subjekt i shumicës prej këtyre krimeve kibernetike ka qenë tërheqja e parave nga llogaritë bankare duke përdorur…
Sot në Shkup u prezantua nisma “Tifo pa urrejtje”, fushatë e cila u zhvillua nga ana e dhjetë të rinjve aktivistë, gazetarë dhe studentë të Maqedonisë. Fushata kishte për qëllim të ngrejë vetëdijen e popullatës, sidomos të rinjve dhe grupeve të tifozëve për dëmet që i sjell gjuha e urrejtjes e shprehur gjatë para apo pas ndeshjeve të ndryshme sportive. “Apelojmë që klubet e futbollit të organizojnë takime më të shpeshta me kryesitë e tifo grupeve dhe Federatën e Futbollit me qëllim që të ulet niveli i dhunës në ndeshjet sportive dhe tifozët të edukohen se si të parandalojnë urrejtjen…
Edukimi cilësor në periudhën e zhvillimit të hershëm të fëmijëve tek fëmijët mbi zhvillim të mendimit kritik, vetëbesimit, aftësimit për ballafaqim me problemet dhe kapacitetet për vendosje të relacioneve me personat e tjerë nga mjedisi, për këtë arsye nevojitet rritje e kapaciteteve për përkujdesjen e fëmijëve nga mosha parashkollore, theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi në konferencën kushtuar situatës në edukimin parashkollor. Shtoi se familja është mjedisi themelor në të cilin duhet të sigurohen kushte optimale për rritje të drejtë dhe zhvillim të fëmijës, por, tha, kjo duhet të plotësohet me edukim cilësor për zhvillim të drejtë…
Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë se e sheh si të vështirë procesin e rikthimit të bisedimeve me VMRO-DPMNE-në. “LSDM është e koncentruar më shumë tek forma për arsye të mbledhjes së nënshkrimeve, dhe kjo vetëm se afatizon për të arritur një marrëveshje, tani kemi situautën për të arritur tek një platformë serioze. Kjo platformë i ndihmon kohezionit shoqëror dhe shëndetit të vendit. Duhet të përkujdesemi për çështjet tona etnike dhe plaftormën shqiptare. Jam i bindur se edhe s.Sela dhe z.Kasami do i përmbahen fjalës së dhënë para kryeminsitrit Rama dhe të përkrahim këtë platformë që do qeverisin. Ne…
Dje në Shkup ka ndodhur një rrahje masive ndërmjet nxënësve të dy shkollave të mesme të Shkupit, pas ndeshjes së futbollit të luajtur në shkollën e mesme ”Zef Lush Marku”. Nxënësit e shkollës së mesme ”Ilinden” janë sulmuar me mjete të ndryshme nga nxënësit e shkollës së mesme ”Boro Petrushevski”. Pesë nxënës kanë kërkuar trajtim mjekësor nga lëndimet. Janë ndërmarrë masa për ndriçimin e plotë të këtij rasti.

